E martë, 26 Maj, 2026
Politikë

Rama këmbëngul tek bashkëpunimi me PD-në: “Ka arritur një rezultat të konsiderueshëm në zgjedhje”. Përjashton në mënyrë kadegorike LSI-në. “Ilir Meta, turp kompëtar”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Në emisionin e sotëm Opinion, Rama theksoi edhe një herë dëshirën e bashkëpunimit me Partinë Demokratike gjatë mandatit të tretë,  pavarësisht kreut që  ajo mund të kishte, ofertë të cilën vetë ai, por dhe shumë bashkëpunëtorë të tij, e kanë përsëritur vazhdimisht gjatë fushatës dhe fjalimit të fitores. Sipas Ramës, në këto zgjedhje PD-ja arriti  një sasi të konsiderueshme votash, dhe nuk qe ajo e 2017-s, kur, po sipas tij, u masakrua rëndë  nga LSI-a.

PD-ja e sotme nuk është ajo e 2017 që e masakroi LSI-ja, tha Rama.  Ka shansin tani të hapë një faqe të re për veten e vet. Unë them që në këtë moment PD-ja mund ta bëjë një refresh, por se si, qysh e sa ia dalim, mbetet për t’i parë. Që ia vlen ia vlen.

Ndërkaq, i pyetur për Metën dhe a mund ta amnistonte atë, për të arritur një paqe në komunikimin politik shqiptar, Rama tha se Meta qe dënuar nga populli, dhe nuk mund ta amnistonte askush e asgjë.

Meta është i dënuar nga populli shqiptar, tha Rama. Nuk mund ta amnistojë askush në emër të paqes. LSI nuk është më faktor në asgjë, është një 0 faktor,  as X nuk është. Unë besoj gjithmonë tek ndryshueshmëria e gjërave. Besoj shumë tek ajo që thotë Churchill-i, se ai që nuk ndryshon mendim është budalla. Mbase Ilir Meta mund të rishpikë veten e vet, e bëjnë shumë njerëz. Por mua nuk më intereson. Presidenti Ilir Meta është i dënuar nga populli.  Asnjë njeri që ka respekt për veten, nuk mund të pranojë president Ilir Metën.  Është turp kombëtar, tha Rama

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top