E martë, 26 Maj, 2026
Thashethem

Putini një tjetër fëmijë? Zëdhënësi i tij thotë jo

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Sipas një investigimi në Rusi,  presidenti rus Vladimir Putin mund të jetë edhe babai i një 17 vjeçareje. Ajo quhet Elizaveta Krivonogikh dhe jeton në një zonë elitare në Shën Petërburg, rezervuar për miqtë e Putinit.  

Bija e supozuar e Putin-it, Elizaveta Krivonogikh

Sipas të përditshmes amerikane, New York Post, lajmi është shpërndarë edhe në media të tjera ruse, dhe ngjashmëria e adoleshentes me presidentin rus Putin, sipas ekspertëve të imazhit kompjuterik, shkon deri në 70%.  

Po sipas këtij investigimi, në dokumentin e lindjes, vajza ka të shkruar vetëm Vladimirnova, si emër që i rrjedhon prej emrit të të atit, kurse e ëma Svetllana Krivonogikh, tashmë rreth të 45-ave, dikur pastruese e thjeshtë, tashmë rezulton pronare e një kopmpanie që zotëron një pjesë të vogël të  Rossiya Bank,  e po ashtu edhe e pronave të shumta në disa qytete.

Svetllana Krivonogikh, e ëma e Elisavetës

I pyetur nga investiguesit, zëdhënësi i Putinit e ka mohuar si informacion, duke u shprehur se është hera e parë që e dëgjon një gjë të tillë.

Thuhet se marrëdhëia Putin-Svetllana mund të mos ketë shumë kohë që ka përfunduar, e se   Elisaveta, adoleshendtja 17 vjecare, ka lindur në 2003-shin, kohë kur Putin ka qenë i martuar me ish-bashkëshorten e tij Lyudmila Shkrebneva.

Por, kjo punë e fëmijëve nuk është e re për Putinin. Ai s’ka konfirmuar kurrë zyrtarisht dy vajzat që ka nga martesa e parë, (tani tek të 30at), pa përmendur fëmijët që thuhet se ka me gjimnasten ruse Alina Kabaeva.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top