E dielë, 13 Shtator, 2026
Vendi

PROTESTA/ Elena Kocaqi: “Qeveria vazhdon të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë, populli të marrë fatet e veta në dorë”

· 4 min lexim ·
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Nga Elena Kocaqi

Mendimi im, bazuar në njohjen e historisë, ligjit dhe politikës, është si më poshtë:

  1. Dalja xhiro nëpër Tiranë është humbje kohe. Ajo ka sensibilizuar botën, sidomos në qershor, por tani duhet rezultati dhe jo shuarje graduale e protestës. Njerëzit nga rrethet nuk kanë mundësi financiare të vijnë vazhdimisht, ndaj veprimet duhet të jenë më të zgjuara.
  2. Të thërrasësh diasporën të lodhet dhe të harxhojë kohë e para, vetëm për të bërë xhiro e shou, është papërgjegjshmëri. Diaspora duhet të ketē mē tepër hapsirë e vëmēndje, si dhe shqiptarët nga trojet, se vendi është edhe i tyre.
  3. Protesta duhet të fokusohet tek institucionet dhe aty duhet të qëndrojë. Përçarja, ku një grup qëndron tek institucionet dhe një tjetër del xhiro, është në favor të pushtetit dhe sponsorizohet prej tyre. Protestuesit duhet të bëjnë presion tek institucionet te qendrojnë aty edhe me ditë dhe me turrne.
  4. Historia të mëson të mos i japësh kohë palës tjetër për t’u stërvitur dhe për të forcuar pozitat e saj. Duhen veprime të shpejta, të guximshme dhe të befasishme, jo thjesht “të lutem, me këngë, jep dorëheqjen”.
  5. Mungesa e një koke drejtuese të zgjuar, të përgatitur dhe të guximshme, qoftë edhe sekrete, është anarki në drejtim. Një lumë i fortë, por pa shtrat, nuk sjell asnjë dobi. Hiqni dorë nga kontrolli mikrofonit, duke përjashtuar njerëzit qe duhet te flasin.Censura duhet në fokusim tek hallet tona dhe jo tek përjashtimi i figurave publike e politike të pastra, se kjo është xhelozi fëmijnore. Ata emrin e kanë ndërtuar vet dhe ju merrni nga ata reputacion të gatshëm që ndikon për mirë dhe ju ku ta gjeni qe ata te flasin aty. Shumë prej jush, populli nuk e njeh dhe do kohë ta besojë. Nëse karriera dhe egoja e juaj vjen mbi vendin, nuk ndryshoni shumë nga pushteti.
  6. Koordinimi duhet të jetë me të gjitha ngjyrat politike të pastra të opozitës, por edhe me elementët brenda pushtetit që janë kundër keqqeverisjes, se ata kanë eksperiencë dhe njërzit e tyre. Asnjë nga të protestës nuk do marri pushtet pasi ai merret vetem me votë, kështu duhet të jeni me këmbë në tokë. Qellimi ështe vendosja e një sistemi demomratik, ekonomi të tregut, pra rregullave të drejta të pushtetit politik dhe ekonomik. Pastaj mbi këto rregulla, lind pushteti politik dhe ekonomik.
  7. Planet e protestës për veprim duhet të jenë sekrete dhe të befasishme, në mënyrë që pala tjetër të kapet e papërgatitur. Qeni që leh nuk të ha thotë populli. Suksesi i punës është sekreti. Llafet e shumta janë fukarallëk.
  8. Protesta duhet të punojë në disa drejtime në shesh, në diplomaci dhe me kallzime penale, ndaj duhen njerëz të përgatitur. Në drejtim të diplomacisë e drejtësisë nuk është bërë asgjë.

Nga ana tjetër, qeveria mund ta shuante disi zëmrimin e popullit, nëse do dëgjonte hallet e njerëzve. Ajo po të ishte e zgjuar do të kishte një qasje më të përgjegjshme, duhet të merrte masa për uljen e çmimeve të ushqimeve, naftës dhe kostos së banimit, si dhe të rishikonte skemat dhe hirearkinë e rrogave. Duhet të anulojë shitjet e tokave publike dhe shtetërore bregdetare tek grupet kriminale dhe oligarke brenda dhe jashtë vendit, si dhe të anulloj ligjin për zonat e mbrojtura, etj.

Qeveria vazhdon të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe nuk merr asnjë masë. Kjo e irriton më tej popullin, sepse drejtuesit, kur shkëputen nga realiteti, bëhen arrogantë dhe humbasin kontaktin me shqetësimet reale të qytetarëve. Qeveria me veprimet e saj e ka rrëzuar veten, thjeshte populli duhet të marri fatet e pushtetit të vet në dorë.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top