Kreu i qeverisë Rama sapo ka publikuar një video prej zyrës së tij, përmes së cilës duket se pyet publikun në i pëlqen ajo këngë si kolonë zanore.
Paj Zotin nigjojeni içik kët kongën që m’çoi i fans, shkruan në dialekt kreu i qeverisë. A e keni idenë e kujt o, se kushedi ju pëlqe për kong fushate? Apo snuk?, vazhdon Rama, duke publikuar në faqen e tij videon ku dëgjohen fjalët “Vetëm përpara, vetëm përpara, ne ecim përpara nuk e kthejmë kokën prapa. Ta hongsha zemrën, ta hongsha zemrën….”
Me sa duket kreu i qeverisë ka nisur të ndezë motorrat për shfaqjen e radhës, duke u premtuar argetim gjatë fushatës ashtu siç ka bërë edhe përgjatë fushatave të tjera.