• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E enjte, 1 Qershor, 2023
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Analiza
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Hetimi
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Vendi
    LAJMI I FUNDIT/ Aksident me tri të plagosur në “Rrugën e Elbasanit”

    LAJMI I FUNDIT/ Aksident me tri të plagosur në “Rrugën e Elbasanit”

    Përjashtimi i deputetëve dhe ministrave nga rritja e menëjherëshme e pagës/ Rama: “Nuk e votoj, po nuk u bë për të tërë”

    Projektligji/Mërziten deputetët dhe ministrat, Ibrahimaj nuk parashikon edhe rritjen e rrogës së tyre njëkohësisht  me atë të presidentit dhe kryeministrit

    Projektligji/Mërziten deputetët dhe ministrat, Ibrahimaj nuk parashikon edhe rritjen e rrogës së tyre njëkohësisht me atë të presidentit dhe kryeministrit

    “Regjimi shfrytëzon gjithkënd dhe gjithçka”, ja si e lexova unë podkastin Rama-Luiz-Benet

    “Regjimi shfrytëzon gjithkënd dhe gjithçka”, ja si e lexova unë podkastin Rama-Luiz-Benet

    Motivi i skëterrës tek Kadareja/ Përpjekje për t’iu qasur të vërtetës së një shkrimtari, nga Albana N. Lekaj* (pjesa I)

    Motivi i skëterrës tek Kadareja/ Përpjekje për t’iu qasur të vërtetës së një shkrimtari, nga Albana N. Lekaj* (pjesa I)

    Vendoret 2023/ 91 mijë dollarë për fushata në Instagram dhe Facebook. Ja kush shpenzoi më shumë nga subjektet  politike

    Vendoret 2023/ 91 mijë dollarë për fushata në Instagram dhe Facebook. Ja kush shpenzoi më shumë nga subjektet politike

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    “Mos i besoni internetit, miq!”, nga Çapajev Gjokutaj

    “Mos i besoni internetit, miq!”, nga Çapajev Gjokutaj

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Program-shkrues,  a keni menduar ndonjëherë si do ta angazhoni diasporën shkencore? Nga Irena Beqiraj

    “Autobuzi falas i Belos” nga Irena Beqiraj

    “Prokuroria, policia dhe rasti i Diana Bahçesë”, nga av. Dorian Matlija

    “Prokuroria, policia dhe rasti i Diana Bahçesë”, nga av. Dorian Matlija

    “Që një burrë të jetë ekonomikisht më i vlefshëm se gratë, duhet të jetë në rangun e Elon Musk ose Jeff Bezos”, nga Klodian Tomorri

    “Që një burrë të jetë ekonomikisht më i vlefshëm se gratë, duhet të jetë në rangun e Elon Musk ose Jeff Bezos”, nga Klodian Tomorri

    Bibliotekë shkolle me libra edhe nga hedhurinat/ Botimet “Dituria” gëzojnë fëmijët e “Ndoc Mazi”-it me 140 tituj të rinj. Nga Albana Nexhipi Lekaj*

    Bibliotekë shkolle me libra edhe nga hedhurinat/ Botimet “Dituria” gëzojnë fëmijët e “Ndoc Mazi”-it me 140 tituj të rinj. Nga Albana Nexhipi Lekaj*

    Situata e sajuar feministe në BBV/ Erminona Lekbello plas të vërtetat troç, skualifikohet nga produksioni

    Situata e sajuar feministe në BBV/ Erminona Lekbello plas të vërtetat troç, skualifikohet nga produksioni

    “Mesi është shqiptar!” Satirë nga Lutfi Dervishi

    “Patronazhistët e ekraneve…”, nga Lutfi Dervishi

    Rekujem për 21 janarin

    Rekujem për 21 janarin

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Politikë

“Për PD”, grupi që fton demokratët të mblidhen rreth principeve, jo rreth personave: “Dorëheqja e parevokueshme e Bashës i detyrohet Partisë”

nga MetropolPost
8 Maj, 2021
në Politikë, Vendi
“Për PD”, grupi që fton demokratët  të mblidhen rreth principeve,  jo rreth personave: “Dorëheqja e parevokueshme e Bashës i detyrohet Partisë”
1
SHPERNDARJE
40
SHIKIME

Është bërë fakt tashmë organizimi i një grupi demokratësh të vjetër, të cilët, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit nga Basha, kërkojnë largimin e tij dhe reformimin e Partisë Demokratike, si e vetmja mënyrë që shtron udhën për të forcuar PD-në dhe shpresuar fitoren pas 4 viteve në vijim.

Sipas deklaratës së këtij grupi, ku bëjnë pjesë emra të njohur në PD, si ishi presidenti Bujar Nishani, një prej figurave ikonike si Arben Imami e shumë e shumë të tjerë,  pjesëmarrja me 46% në zgjedhje, po aq sa në vitin 2017, është një tregues domethënës se PD-ja nuk i frymëzoi, nuk i mobilizoi qytetarët dhe as nuk siguroi mbështetjen për fitore!, ndaj largimi, dorëheqja e parevokueshme e z. Basha jo vetëm nuk është fundi i PD-së por është fillimi i ringritjes së saj. Ai i detyrohet partisë.

Mes të tjera në deklaratën e grupit “Për PD”-në thuhet se PD duhet t’i kthehet rrënjëve të saj, traditës më të mirë të saj dhe të shikojë nga e ardhmja për një vend të lirë e modern: të lirë nga krimi dhe korrupsioni, të lirë nga kapja e partive dhe institucioneve nga një grusht njerëzish. PD duhet të koregjojë edhe gabimet e veta dhe të orientohet pa mëdyshje nga liria e individit, familja, tregu, prona, shoqëria, autonomia lokale, demokracia partiake. Reformimi i partisë thuhet aty është parakusht, se nuk mund të bëhen zgjedhje të lira në vend, nëse nuk bëhen në parti, e se vetëm një PD e reformuar, mund ta nxjerrë vendin nga kriza politike ku është zhytur.

DEKLARATA E PLOTË E GRUPIT “PËR PD”

Shqipëria u përball me zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, pas një periudhe 8-vjeçare të një qeverisjeje të korruptuar, të kriminalizuar dhe klienteliste, që e ka çuar vendin në varfëri të tejskajshme, në humbjen e shpresës dhe, për pasojë, në braktisjen masive të vendit nga qytetarët.

Jemi plotësisht të vetëdijshëm se kontrolli, kushtëzimi dhe tjetërsimi i votës, shit-blerja e saj me çdo mjet dhe mundësi, përdorimi i administratës shtetërore dhe të gjitha burimeve të tjera publike dhe private, përdorimi i paligjshëm i të dhënave vetjake të qytetarëve ishin vetëm disa nga elementët thelbësorë të strategjisë zgjedhore, tashmë të njohur. Falë kësaj strategjie, të përdorur me sukses edhe më parë, u mundësua fitorja zgjedhore e rradhës për E.Ramën, Njeriu, për të cilin jemi plotësisht të bindur se ka ngritur dhe kthyer në sistem kriminalizimin e procesit zgjedhor në Shqipëri. Por, ne jemi njëkohësisht të vetëdijshëm se drejtuesit kryesorë të Partisë Demokratie (PD), institucionalisht të përfaqësuar nga kryetari i partisë, nuk mundën të krijojë frymën e premtuar, nuk arritën të mobilizojnë qytetarët, ashtu siç ishin përbetuar prej disa muajsh dhe, për pasojë, nuk arritën të sigurojnë mbështetjen e nevojshme për të mundësuar fitoren e garantuar publikisht. Për të gjitha këto arsye, por jo vetëm për këto, zgjedhjet e 25 prillit nuk duhej dhe nuk mund të humbeshin kurrsesì! Zgjedhjet janë humbur njësoj, me rezultat të njëjtë si në vitin 2017. Partia Socialiste (PS) dhe aleatët e saj kanë 77 vende në Kuvend, si edhe më parë. Opozita ka vetëm 63! Përkëmbimi nga PD tek LSI në vitin 2017 dhe nga LSI tek PD në vitin 2021 nuk është fitore dhe nuk e mbulon humbjen. PD nuk po garonte për vend të dytë kundër LSI. PD ose fiton ose humb ! Pjesëmarrja me 46% në zgjedhje, po aq sa në vitin 2017, është një tregues domethënës se PD nuk i frymëzoi, nuk i mobilizoi qytetarët dhe as nuk siguroi mbështetjen për fitore! Votuesi tradicional i partisë, që nuk e mbështeti me votë në vitin 2017, nuk u kthye në 25 prill për të votuar. Humbja nuk mund të justifikohet me asgjë nga sa po dekrarohet tani! Sepse janë të gjitha justifikime që akuzojnë dhe dëshmojnë qartë papërgjegjshmërinë dhe paaftësinë politike dhe drejtuese të kryetarit të partisë dhe drejtuesve të tjerë kryesorë të saj, që garantuan sigurinë për të mbrojtur votën e qytetarëve.

Jemi të vetëdijshëm se përgjegjësia për zgjedhjet është përgjegjësi politike e drejtuesve të lartë të partisë. Në politikë një drejtues mban përgjegjësinë e dështimit, pavarësisht nga arsyet e dështimit. Kryetari i Partisë Demokratike dhe drejtuesit e lartë të partisë duhet të marrin përgjegjësitë për këtë humbje kaq të rëndë. Partia Demokratike ka shembull të një sjelljeje politike e qytetare. Z. Sali Berisha, dhe drejtues të tjerë të lartë të saj morën përgjegjësinë dhe vendosën një standard. Largimi, dorëheqja e parevokueshme e z. Basha jo vetëm nuk është fundi i PD-së por është fillimi i ringritjes së saj. Ai i detyrohet partisë. Mendojmë se mospjesëmarrja në reformën për ndarjen administrative dhe përqëndrimi i pushtetit në qytetet-qendra solli mbizotërimin e PS në territor dhe shkëputjen e qytetarit nga pushteti vendor. Mospjesëmarrja në zgjedhjet vendore të vitit 2019 i la fushë të hapur socialistëve. Premtimi që zgjedhjet nuk do të mbahen doli i pavërtetë dhe sot PD nuk ka asnjë të zgjedhur a zyrtar në nivel qëndror e lokal. Dalja nga parlamenti i dhuroi PS-së hapësirën mediatike dhe sheshbetejën politike. Për më tepër, dalja nga parlamenti lejoi hyrjen në parlament të listës së PD-së që rezultoi e shitur dhe se ishte përzgjedhur në mungesë të plotë të përgjegjësisë politike nga LB. Me ata u krijua një shumicë kushtetuese nga PS që bëri të mundur epërsinë e saj me ligj. Partia Demokratike u bë e parëndësishme institucionalisht. Mendojmë se konsensusi për marrëveshjen e 5 majit 2020, me gjithë pasojat e saj, si dhe pamundësimi i koalicioneve zgjedhore, dëmtoi në mënyrë të pakthyeshme PD-në dhe aleatët. Brenda partisë, kryetari nuk mori përgjegjësi për humbjen e viti 2017. Më pas, zgjedhjet për kryetarin e PD, me mospjesmarrjen e gjerë të anëtarësisë, nxorrën një Kryetar pa mbështetje dhe pa legjitimitet. Në Kuvendin e PD të vitit 2019 u përjashtuan të gjithë ata që kishin kërkuar analizë dhe marrjen e përgjegjësive. Lista e vitit 2021 ishte sërish lista e kryetarit, i cili emëroi kryesuesit në disa qarqe me vendim vetjak, kurse lista e plotë thjesht u lexua me zë dhe pa figurë on-line një orë para depozitimit në KQZ. Kryetari nuk kishte mësuar asgjë nga humbja e vitit 2017 por dhe nuk kishte harruar asgjë. Shkelja që ai i bëri Statutit të partisë ishte e njëjtë si në vitin 2017.

Vendi është në duart e pak njerëzve që vendosin për gjithçka: ekonominë, tregun, mediat, partitë. Problemi kryesor i vendit është se politika dhe ekonomia janë përqëndruar në shumë pak duar; çdo vendim merret në shërbim të shumë pak njerëzve. Shteti është i kapur; maxhoranca e kapur; opozita e kapur. Nuk funksionon shteti ligjor dhe liria e personit, nuk funksionon tregu, nuk funksionon administrata, nuk funksionojnë partitë. Njeriu i thjeshtë nuk është i përfaqësuar. Pushteti lokal është lart dhe larg qytetarit, ky nuk është i përfaqësuar dhe komuniteti nuk ka më vlerë. Parlamenti del nga listat e kryetarëve, deputeti nuk ka lidhje me zgjedhësin por me kryetarin e partisë së tij. Partitë janë kthyer në ndërmarrje personale ose familjare, nuk diskutohet, nuk merren vendime institucionalisht dhe nuk përfaqësojnë. Kriza e demokracisë shqiptare është krizë e përfaqësimit. Zëri dhe vota nuk dëgjohen, nuk vlejnë dhe nuk kanë dinjitetin që u takon. Ato shtypen, blihen, korruptohen. Në këtë mjedis korrupsioni mbretëron. Krimi i ka dyert e hapura deri në qeveri. Sistemi partiak ka mbyllur çdo hapësirë të mendimit të lirë ku shoqëria civile në shumicë janë bërë zvarritje e PS-së, , autonomia e universiteteve është e kompromentuar.

Rreziku më i madh që na kanoset është përshtatja e qytetarëve me këtë gjendje, pranimi i pafuqisë së tyre e të votës së tyre. Ky rrezik në PD mund të krijojë sindromën e humbësit dhe glorifikimit të humbësit dhe çmobilizon votuesin e PD.

Partia Demokratike është e vetmja forcë politike që ka dhënë kontribute themelore për demokracinë në vend. Jemi të bindur se vetëm ajo mund të luftojë për lirinë e individit dhe autonominë e personit, autonominë e komuniteteve, votën e lirë dhe të ndershme, barazinë e operatorëve në treg, lirinë akademike, etj.

PD duhet t’i kthehet rrënjëve të saj, traditës më të mirë të saj dhe të shikojë nga e ardhmja për një vend të lirë e modern: të lirë nga krimi dhe korrupsioni, të lirë nga kapja e partive dhe institucioneve nga një grusht njerëzish. PD duhet të koregjojë edhe gabimet e veta dhe të orientohet pa mëdyshje nga liria e individit, familja, tregu, prona, shoqëria, autonomia lokale, demokracia partiake.

Reformimi i PD-së është parakusht, nuk mund të bëjmë zgjedhje të lira në vend kur nuk i bëjmë në parti, nuk mund të ketë liri në vend kur nuk ka në parti, nuk mund të kërkojmë një qeverisje më të mirë në vend kur nuk qeveriset mirë partia, nuk mund të luftojmë korrupsionin në vend kur korrupsioni gëlon në krye të partisë.

Ne propozojmë një reformim të thellë të Partisë Demokratike, modelin e hapjes dhe bashkimit, kthimin në një progam të qartë të së djathtës konservatore moderne, ndryshimet statutore që t’i hapin rrugën përfaqësimit brenda partisë dhe të zgjedhurve të saj, debatit të lirë dhe ringritjes së dinjitetit të anëtarit dhe institucioneve të saj.

Kjo PD mund ta nxjerrë vendin nga kriza politike. Kjo PD mund të përfaqësojë interesin qytetar dhe interesin e vendit. Vetëm kjo PD mund të fitojë.

Ky grup Për PD-në është i hapur, ne bëjmë thirrje për reflektim dhe ftojmë të mblidhemi rreth principeve jo personave, idealeve themeluese të PD-së që janë po aq aktuale sot sa 30 vjet më parë dhe modeleve e traditave më të mira të PD-së në këto vite.

Tags: Arben ImamiBujar Nishanigrupi i demokrateve kerkon largimin e Basheshumbja e zgjedhjeve nga PDLulezim BashaPartia DemokratikePer PDzgjedhjet parlamentare 2021
Shkrimi Paraardhës

Komisioneri i Evropës për Zgjerimin, Oliver Varhelyi: “E kemi ndihmuar Shqipërinë që prej fillimit të pandemisë. Dozat e para të vaksinës tani, se ky është momenti për të nisur vaksinimin”

Shkrimi Pasardhës

Prej ditësh gjithë bota në tension, bie më në fund raketa hapësinore kineze. Nuk raportohen dëme

Shkrime të Tjera

Vendoret 2023/ 91 mijë dollarë për fushata në Instagram dhe Facebook. Ja kush shpenzoi më shumë nga subjektet  politike
Politikë

Vendoret 2023/ 91 mijë dollarë për fushata në Instagram dhe Facebook. Ja kush shpenzoi më shumë nga subjektet politike

19 Maj, 2023
Nënkalim poshtë sheshit Skënderbej/ Ja propozimi i Këlliçit për lehtësimin e trafikut në Tiranë
Politikë

Nënkalim poshtë sheshit Skënderbej/ Ja propozimi i Këlliçit për lehtësimin e trafikut në Tiranë

20 Prill, 2023
“Të shpëtojmë Alibejan!” nga Tritan Shehu
Vendi

“Të shpëtojmë Alibejan!” nga Tritan Shehu

10 Janar, 2023
Studiuesja e lidershipit Dr. Iris Halili: “Kreu demokrat duhet të japë dorëheqjen,  në të kundërt kemi uzurpoship, jo lidership”
Opinion

“Adhurimi për Berishën po mban të ngrirë Partinë” Demokratike”. Studiuesja Iris Halili analizon panoramën aktuale të demokratëve

23 Maj, 2022
“Nxënësve u uroj ta shohin çdo mësues që pranon byzylyqe, unaza e brekë, si legen”. Mesazhi i Artan Fugës, për  Ditën e Mësuesit*
Opinion

“Bashën e dorëhoqën! Por problemet mbeten”, nga Artan Fuga

21 Mars, 2022
Basha jep dorëheqjen, Berisha deklaron: “Ftoj demokratët kudo që janë, të punojmë së bashku”
Politikë

Basha jep dorëheqjen, Berisha deklaron: “Ftoj demokratët kudo që janë, të punojmë së bashku”

21 Mars, 2022
Ndodh çudia! Dorëhiqet Lulëzim Basha
Politikë

Ndodh çudia! Dorëhiqet Lulëzim Basha

21 Mars, 2022
Basha për “Paketën e Rezistencës”/ “Ndërkohë që bën sikur po ndihmon qytetarët, qeveria po programon të rikthejë taksën për Biznesin e Vogël dhe një sërë taksash të tjera”
Politikë

Basha për “Paketën e Rezistencës”/ “Ndërkohë që bën sikur po ndihmon qytetarët, qeveria po programon të rikthejë taksën për Biznesin e Vogël dhe një sërë taksash të tjera”

14 Mars, 2022
Basha shmang përgjigjen për një dorëheqje të mundshme. Deklaron se “Jam i gatshëm të ndërmarr çdo hap që PD-të jetë e fortë dhe e bashkuar”
Politikë

Basha shmang përgjigjen për një dorëheqje të mundshme. Deklaron se “Jam i gatshëm të ndërmarr çdo hap që PD-të jetë e fortë dhe e bashkuar”

10 Mars, 2022

Ndërlidhu

https://www.youtube.com/watch?v=vND6oPHoyik
VIDEOJA E DITES

Më të lexuarat

  • 2023-shi, një ekonomi globale në recesion? Intervistë me z. Ardian Lekaj, ekspert ekonomie*

    2023-shi, një ekonomi globale në recesion? Intervistë me z. Ardian Lekaj, ekspert ekonomie*

    5 shpërndarje
    Share 2 Tweet 1
  • DevPOS, një softwer për fiskalizimin, lehtësisht i përdorshëm. Drejtuesi i Dev.al, Igli Gjelishti, shpjegon funksionet

    84 shpërndarje
    Share 34 Tweet 21
  • Bibliotekë shkolle me libra edhe nga hedhurinat/ Botimet “Dituria” gëzojnë fëmijët e “Ndoc Mazi”-it me 140 tituj të rinj. Nga Albana Nexhipi Lekaj*

    13 shpërndarje
    Share 5 Tweet 3
  • Balla dhe Balluku shijojnë fitoren, publikojnë foto me fëmijët e tyre

    25 shpërndarje
    Share 10 Tweet 6
  • Kastrati krijon 2 kompani të tjera për veprimtari në fushën e Aviacionit Civil

    4 shpërndarje
    Share 2 Tweet 1

Lajmet e fundit

LAJMI I FUNDIT/ Aksident me tri të plagosur në “Rrugën e Elbasanit”

LAJMI I FUNDIT/ Aksident me tri të plagosur në “Rrugën e Elbasanit”

25 Maj, 2023

Përjashtimi i deputetëve dhe ministrave nga rritja e menëjherëshme e pagës/ Rama: “Nuk e votoj, po nuk u bë për të tërë”

25 Maj, 2023
Projektligji/Mërziten deputetët dhe ministrat, Ibrahimaj nuk parashikon edhe rritjen e rrogës së tyre njëkohësisht  me atë të presidentit dhe kryeministrit

Projektligji/Mërziten deputetët dhe ministrat, Ibrahimaj nuk parashikon edhe rritjen e rrogës së tyre njëkohësisht me atë të presidentit dhe kryeministrit

24 Maj, 2023
“Regjimi shfrytëzon gjithkënd dhe gjithçka”, ja si e lexova unë podkastin Rama-Luiz-Benet

“Regjimi shfrytëzon gjithkënd dhe gjithçka”, ja si e lexova unë podkastin Rama-Luiz-Benet

22 Maj, 2023
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In