E martë, 26 Maj, 2026
Politikë

PD-ja nxjerr rezultatet përfundimtare të garës për kryetar: fiton Basha me 32.882 vota

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Përfundon gara për zgjedhjen e kryetarit në Partinë Demokratike.  Sipas të dhënave të Komisionit Zgjedhor të kësaj, janë administruar në total 76 kuti në 76 qendra votimi dhe  nga 75 mijë e 67 anëtarë të PD-së, kanë votuar gjithësej 41 mijë e 97 anëtarë, nga votat e të cilëve kanë rezultuar të pavlefshme 413 fletë.

Sipas procesverbalit të publikuar, në krye të garës qendron Lulëzim Basha me 32 mijë e 882 vota, i pasuar prej Agron Shehajt me 6038 vota, Edith Harxhi me  983 dhe Fatbardh Kadilli me  781 vota.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top