
Pasi tentoi fillimisht t’ua propozonte dialogun mbi karrige të fisme ngjyrë kadife të kuqe me logn kryeministrore, e mandej mbi karrige të zeza plastike, sot, ftesa për dialog me protestuesit ka ardhur e vendosur mbi blloqe të mëdha guri.
Në pamje të parë duket sikur kreu i qeverisë Rama i ka zgjedhur blloqet e gurit në mënyrë që protestuesit të mos i thyejnë sic bënë me karriget dy herët e para, por nga ana tjetër mund të lexohet edhe si qendrueshmëri e kryeministrit për të mos u dorëzuar.
Nëse të tërë njerëzit do të bënin një kërkim të thjeshtë në chat gpt, pa u thelluar në studime të mëtejshme, mbi simbolikat e kadifesë së kuqe, të zezës plastike dhe gurit masiv, do të kuptonin dicka më tepër prej mesazhit që po përpiqet të sjellë në public kreu I qeverisë.

Sipas një kërkimi të shpejtë, KADIFEJA E KUQE përfaqëson:
1. Pushtetin dhe madhështinë: Ajo përcjell idenë e një statusi të lartë dhe të diçkaje që meriton respekt, sepse përgjithësisht është materiali dhe ngjyra e zgjedhur më së shumti prej mbretërve, aristokracisëë, autoritetit dhe ceremonive zyrtare.
2. Pasionin dhe ndjeshmërinë: E kuqja përgjithësisht përfaqëson dashurinë, dëshirën, zjarrin dhe emocionet e forta, kurse kadifja e thellon këtë ndjesi, duke i dhënë një karakter më intim, misterioz dhe joshes kësaj dashurie.
3. Pasurinë dhe elegancën: Për shkak të butësisë, shkëlqimit dhe pamjes së saj të pasur, kadifja e kuqe simbolizon luksin dhe shijen e hollë.
4. Misteri dhe autoriteti emocional: atmosferë sekreti, varet nga konteksti
Ndërkaq, PLASTIKA E ZEZË simbolizon:
1. Fshehjen dhe misterin: përgjithësisht, plastika e zezë pengon shikimin e asaj që ndodhet poshtë saj. Prandaj, ajo mund të simbolizojë sekretin, të panjohurën ose përpjekjen për të fshehur një të vërtetë.
2. Zhvlerësimin: Plastika e zezë, për hir se përdoret edhe për mbeturinat, mund të simbolizojë edhe ndotjen, braktisjen, humbjen e dinjitetit ose trajtimin e diçkaje sikur të mos kishte vlerë.
3. Artificialiteti dhe ftohtësia: Ndryshe nga materialet natyrore, plastika shprehë diçka artificiale, pa jetë e pa ngrohtësi njerëzore dhe ngjyra e zezë mund ta përforcojë këtë përshtypje.
4. Errësira dhe kërcënimi: Në varësi të kontekstit, plastika e zezë mund të krijojë ndjesinë e ankthit e rrezikut.
Shohim edhe simbolikën e gurit masiv:
Së pari gruri masiv simbolizon
1. Forcën dhe qëndrueshmërinë: Guri masiv përfaqëson diçka të fortë, të palëkundur dhe rezistente ndaj kohës e vështirësive.
2. Pushtetin dhe autoritetin: Madhësia dhe pesha e gurit mund të përcjellin madhështi, dominim, autoritet dhe imponim.
3. Pengesë dhe shtypje Një gur i madh që zë hapësirën ose bllokon rrugën mund të simbolizojë një problem të pakapërcyeshëm, një barrë të rëndë ose një forcë që kufizon lirinë.
4. Përjetësinë dhe kujtesën: Duke qenë se guri lidhet me monumentet dhe gjurmët e së kaluarës, ai mund të simbolizojë edhe kujtesën, traditën dhe dëshirën për të lënë një shenjë që i mbijeton kohës.
Pra duket qartë, që objektet dhe materialet e zgjedhura prejt kreut të qeverisë Rama nuk janë aspak të rastësishme, por janë përzgjedhur që të përçojnë një mesazh të qartë tek protestuesit dhe audienca. Nga ana tjetër, studetët dhe protestuesit kanë dëshmuar të gjitha ditët e protestës, se nuk e kanë aspak problem të zhvendosin edhe blloqet e mëdha të gurëve, për t’i shpënë atje ku duan.

