E martë, 26 Maj, 2026
Politikë

Pas humbjes së demokratëve, reagon ish presidenti Nishani: “Basha po mban peng PD-në”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ka reaguar pas fjalimit të Bashës  dhe mos dhënies së dorëheqjes prej prej tij, edhe ish presidenti Nishani, i cili e ka cilësuar mosdorëheqjen e Bashës, si një ego personale të kreut të PD-së, duke kërkuar që PD-ja të çlirohej nga shembulli i paaftësisë dhe modelit që po e asgjëson atë pak nga pak.

Të dashur miq, rezultati i zgjedhjeve ishte zhgënjim dhe dëshpërim i madh për votuesit dhe mbështetësit e opozitës si dhe një mundësi e pashfrytëzuar për ndryshimin e shumëpritur, shkruan Nishani në një status të tijin në fejsbuk.  Qeverisja e korruptuar e Edi Ramës do të vijojë të mbajë pushtetin përsëri, pas 8 viteve të skandaleve e dështimeve! Sot është momenti që Partia Demokratike të çlirohet nga shembulli i paaftësisë dhe modelit që po e asgjëson atë pak nga pak. Sot është momenti që Partia Demokratike të lihet e lirë për tu ringritur në madhështinë që i takon si Parti e Lirisë dhe Rinisë.

Sot përgjegjësi kryesor i 4 humbjeve politike rradhazi vendosi ta mbajë peng Shtëpinë e Lirisë në interes të pushtetit të tij personal! Z. Basha sot duhej të merrte përgjegjësinë e dështimit të tij personal prej 8 vitesh! Sot Edi Rama mban peng Shqipërinë dhe Lulzim Basha tenton të mbajë peng Partinë Demokratike. Partia Demokratike nuk është pronë personale e një njeriu.

Ajo është Shtëpia e Lirisë e qindra mijëra shqiptarëve. Askush nuk do të mundet ta marrë atë peng për asnjë arsye, në asnjë formë e me asnjë çmim, shkruan Nishani.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top