Janë karakterizuar prej një pjesëmarrjeje të ulët votimet për Parlamentin e ri, që po mbahen sot në të gjithë Shqipërinë, zgjedhje ku do të përfshihet edhe vota e shqiptarëve të Diasporës.
Sipas të dhënave të KQZ-së, deri më tani pjesëmarrja ka qenë 41. 27 %, ndërkohë që mbetet edhe një orë prej përfundimit të procesit të votimit dhe nisjes së numërimit të votave.

Ndërkaq, me një tjetër shifër paraqitet votimi nga jashtë vendit, Diasporës, ku kanë votuar sipas KQZ-së rreth 78% të të rregjsitruarwve, përmes 191858 zarfave dhe 245935 votuesëve të rregjistruar në KQZ.

Dita e sotme është shenjuar prej incidenteve të ndryshme në qendrat e votimit, mes kandidatëve të forcave të ndryshme partiake dhe komisionerëve, e po ashtu nuk kanë mbetur pa u shenjuar as debate e konflikte mes komisionerëve dhe gazetarëve në terren, nëpërqendrat e votimit.
Reagimi ka ngjallur edhe vota e politikanëve të majtë e të djathtë aktualisht të burgosur për korrupsion apo krime politike, të cilët kanë votuar nëpër qelitë e tyre pa praninë e mediave.