Nuk ka se si, teksa hap instagramin të mos të të bjerë në sy këngëtarja Arilena Ara, e cila, ndryshe nga bashkëmoshataret e veta, ofron të tjera imazhe e mesazhe në këtë rrjet social.
Me një bukuri që i theksohet edhe më tepër prej flokëve biondë e syve të kaltër, artistja është gjithashtu edhe një prej zërave më premtues të muzikës bashkëkohore shqiptare, me një origjinalitet që e karakterizon jo vetëm në timbër, por edhe në performacat e saj.
Një nga bashkëpunimet e saj më të fundit, është edhe ajo me këngëtarin e mirënjohur Alban Skënderaj, “A i sheh”, të cilën MetropolPost, e ka bashkëngjitur për t’ua sjellë më pranë.