E martë, 26 Maj, 2026
Lajme

Mjekët fajësojnë sistemin spitalor për mitmarrjen: “Njerëzit na kanë dhënë dhe do japin bakshish”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Pas arrestimit të dy mjekëve Serdi Memini dhe Ervin Sulaj për mitmarrje kundrejt shërbimit në spital, është zhvilluar ditën e sotme protesta e mjekëve të spitalit të Traumës, të cilët mes të tjerave kanë kërkuar të mos trajtohen si kriminelë, e se arrestimi i mjekëve nuk e zgjidh korrupsionin nëpër spitale.

Në deklaratën e tyre ata theksuan se mjeku nuk paraqet një rrezikshmëri aq të madhe shoqërore sa të arrestohet dhe të burgoset, e se ndalimet apo arrestimet për shoë mediatik pa pasnjë provë, janë abuzive. Në këndvështrimin e tyre, njerëzit kanë dhënë e do t’u japin bakshish mjekëve, dhe problem është sistemi, jo mjekët.

Mjekët nuk kanë rrezikshmëri të lartë shoqëri, nuk manipulojnë provat apo të largohen se në atë rast do i humbin gjithçka, ndalimet apo arrestimet me shoë mediatik pa asnjë prova janë abuzive, thanë mjekët në deklaratën e tyre. Pas këtij organizimi, do mblidhemi dhe do shqyrtojmë se çdo bëjmë, do e përshkallëzojmë apo jo.

Ndërkaq, një tjetër mjek u shpreh se: “Rama para disa vitesh ka thënë që problem në Shqipëri për korrupsionin është sistemi dhe jo individi, pra jam sot këtu për të protestuar për mënyrën e zgjidhjes së problemit, nuk është zgjidhje, zgjidhja është reformë e thellë, jo partiake dhe ajo që ka premtuar Rama është autonomia spitalore. Njerëzit kanë dhënë bakshish dhe do vijojnë të japin, problem është sistemi”, përfundoi ai.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top