• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E diel, 25 Maj, 2025
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    “Pak statistika për zgjedhjet”, nga Afrim Krasniqi

    “Pak statistika për zgjedhjet”, nga Afrim Krasniqi

    “Operacioni Ura”/ Fatjona Mejdini: “Mafia shqiptare po bëhet më e fortë se mafia italiane. Ja nga vjen droga”

    “Operacioni Ura”/ Fatjona Mejdini: “Mafia shqiptare po bëhet më e fortë se mafia italiane. Ja nga vjen droga”

    Tërmet i fortë në Kretë, dyshohej për cunami

    Tërmet i fortë në Kretë, dyshohej për cunami

    Të shtëna pranë Muzeut Hebre në Uashington/ Vriten dy punonjës të ambasadës izraelite

    Të shtëna pranë Muzeut Hebre në Uashington/ Vriten dy punonjës të ambasadës izraelite

    Operacioni “Ura”/ Ja cilat biznese e prona janë sekuestruar

    Operacioni “Ura”/ Ja cilat biznese e prona janë sekuestruar

    Operacioni “Ura”/ Ja si kishte funksionuar skema

    Operacioni “Ura”/ Ja si kishte funksionuar skema

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Një lutje Kryeministrit, për pensionistët që mbeten jashtë Paketës së Rezistencës”, nga Irena Beqiraj*

    Thërrimet e ndihmës së USAID-it edhe kompleksi industrial rreth tij! Nga Irena Beqiraj

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    Sazani në ankand dhe elita eunuke shqiptare/ Nga  Flutura Açka

    Sazani në ankand dhe elita eunuke shqiptare/ Nga Flutura Açka

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Libraria

Mesazhet e harruara të George Orwell-it. Dy ripërkthimet që na i risjellin në fokus

nga MetropolPost
12 Gusht, 2021
në Libraria
Mesazhet e harruara të George Orwell-it. Dy ripërkthimet që na i risjellin në fokus
8
SHPERNDARJE
273
SHIKIME

Nga Albana Nexhipi Lekaj

Letërsia universale arrin të japë mesazhe dhe të komunikojë në çdo kohë e me çdo brez. Pikërisht nën këtë dritë vështrimi, iu qasëm edhe intervistës me përkthyesin Sokol Çunga, i cili, ka risjellë në shqip dy nga veprat më të rëndësishme të shkrimtarit britanik George Orwell, 1984 dhe Ferma e Kafshëve, dy tekste me një simbolikë tejet të fuqishme, jo vetëm për vitet ’40 kur panë për herë të parë dritën e botimit, por edhe për kohërat e sotme, kur kanë kaluar thuajse 75 vite prej botimit të parë të tyre.

Për të tërë ata që nuk i njohin ende dy veprat e britanikut të madh,1984-a dhe Ferma e Kafshëve, japin dy mesazhe thelbësore: i pari lidhet me kultivimin e mendmimit individual dhe kritik, si e vetmja udhë që të shpëton nga diktaturat, kurse tjetri, me mosbesimin verbërisht tek propaganda e përditshme e politikës, e cila, jo rrallë, ndërton shëmbëlltyra dikatoriale.

Tek 1984, George Orwell ofron mjeshtërisht një panoramë tragjike të asaj se si do të ishte bota pa lirinë e të menduarit. Protagonisti kryesor i romanit, Uinstoni, rron në një vend ku mendimi individual është i shtypur  dhe vetëm lideri, Vëllai i Madh,  mund të arsyetojë e të vendosë. I shtyrë nga një nevojë brendshme natyrore për të medituar dhe analizuar në mënyrë kritike, Uinstoni nis të vërë në dyshim këshillat e Vëllait të Madh, e të përpiqet të çlirohet prej tyre. Por në luftën për emacipim është i vetëm: masa e stërmadhe e njerëzve të zakonshëm, nuk e ndjen nevojën e të menduarit në mënyrë të pavarur e as atë të vënies në diskutim çka i është mësuar ndër vite, ndërkaq, edhe kolegët e tij intelektualë e kanë shitur të drejtën  për të menduar lirisht, në këmbim  të sigurisë dhe mirëqenies fizike. Uinstoni s’e beson dot që ai është i vetmi që dëshiron t’i bëjë rezistencë këtij pushtimi mendjesh prej Vëllait të Madh dhe, teksa u beson njerëzve të gabuar, dështon dhe vdes.

Ndërkaq, Ferma e Kafshëve, e cila mund të cilësohet fare mirë si një përrallë politike, sjell qartazi forcën e propagandës dhe rrezikun që u kanoset shoqërive nga mosvënia e saj në diskutim. Për të shkruar këtë libërth të vogël, Orwell-i e mori shtysën nga revolucioni rus dhe tradhtia që i bëri atij Stalini, duke na sjellë kështu një prej kryeveprave të letërsisë botërore universale.  Në libër, një grup kafshësh ferme, të pakënaqura nga trajtimi që u bëhej prej të zotërve, përmbysin dhe përzënë padronët-njerëz që kishin, e që sipas tyre i shfrytëzonin, dhe vendosin të krijojnë një shoqëri tyren, ku të tërë të ishin të barabartë. Por, ngjarjet nuk u rrjedhin siç i kishin parashikuar. Derrat, liderat që ata aq shumë i donin dhe i çmonin, e tradhtojnë marrëveshjen e bërë, dhe gradualisht, nisin e vendosin një diktaturë edhe më shtypëse e më e pamëshirëshme se e para.

Të dyja veprat në fakt, e kanë parë dritën e botimit në shqip vazhdimisht ndër vite, nga ‘92- 2005-n, nën penat e përkthyesëve Arben Kallamata, Ramiz Kelmenti e Çelo Hoxha, dhe tashmë, thuajse pesëmbëdhjetë vjite më vonë, ato vijnë nën shqipërimin e një tjetër përkthyesi, Sokol Çungës.

Kush është Sokol Çunga?

Sokol Çunga është arkivist dhe paleograf i paleografisë greke. Punon në Arkivin Qendror Shtetëror të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë. Është anëtar i Akademisë së të Rinjve – Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Ka kryer studimet universitare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Katedra e Gjuhëve Sllavo-Ballkanike në UT, dhe studimet pasuniversitare në Fakultetin e Historisë në Universitetin e Jonit, Korfuz, Greqi. Më 2017 u vlerësua me çmimin “Kërkuesi i ri më i mirë në studimet albanologjike” (në bashkautorësi) nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Është autor i disa dhjetëra artikujve kërkimorë shkencorë në fushë të paleografisë dhe historisë, apo në fushë të trashëgimisë kulturore në përgjithësi. Prej pothuaj dy dekadash ngazëllehet edhe me kënaqësinë e përkthimit letrar nga greqishtja dhe anglishtja. Tri vitet e fundit ka përkthyer “Zemra vërtitëse” të Donal Ryan, “1984”  dhe “Ferma e Kafshëve” të George Orwell.

Pyetjes së MetropolPost-it, se a ka lidhje ribotimi i tyre me një dëshirë apo nxitje për të kuptuar më tepër nga situatat që rrojmë, përkthyesi dhe studiuesi Çunga, i përgjigjet se në rastin e përkthimit, përzgjedhja jo gjithmonë lidhet me realitetin: Ndoshta procesi i shkrimit të një vepre është i qëllimshëm, shprehet ai, dhe lidhet me një periudhë të caktuar të realitetit. Në rastin e përkthimit, jo gjithmonë përzgjedhja lidhet edhe me realitetin. Puna me përkthimin e “1984” përfundoi përpara se t’ia behte pandemia e Covid 19, pavarësisht se botimi u materializua në tetor 2020. Ndonëse fatet e botës që do të vijojë nga sot e më pastaj janë ende të paqarta, për romanin ishte rastësi fatlume kjo situatë: bashkë me tekste të tjera, distopia Orwelliane u shndërrua, me apo pa të drejtë, në një çelës për të interpretuar realitetin, sidomos gjatë kufizimeve që sollën masat anti-covid. Jeta do të ndjekë rrjedhën e saj të zakontë, por Orwell-i do të mbahet mend më gjatë, në këtë rast edhe me përkthimin që pata nderin të sjell unë. Pavarësisht kohës, është përfitim për çdo shpirt dhe mendje të lexojë George Orwell-in dhe, duke pasur parasysh procesin e përkthimit, është pikë e rëndësishme në jetën e çdokujt që synon të merret gjatë me përkthimin.

MP: Për lexuesin e ri, pra atë që u qaset veprave për herë të parë, ju jeni ndërlidhësi i parë me Orwell-in. Ka ndonjë orientim që do të donit t’ia jepnit, përpara se të puqej me veprën e  shqipëruar prej jush?

Nuk dëshiroj që, përmes këtyre dy përkthimeve të mia, të marr pozitën e autoritetit ndërlidhës. Sugjeroj që lexuesin ta lëmë të lirë të zgjedhë vetë dhe, nëse mendon se ka hapësirë për të shëtitur ndër variante të ndryshme përkthimi, përsëri, le të zgjedhë dhe të gjykojë vetë. Si lexues i Orwell-it, mund të them se pavarësisht tematikave me ngarkesë të madhe politike që prek autori, përsëri, nuk duhet harruar funksioni kryesor i letërsisë, që është pjesë edhe e Orwell-it: ndërtimi i marrëdhënies me veten dhe botën, apo përmirësimi i kësaj marrëdhënieje. Shpesh bëjmë shaka me frazën “çfarë ka dashur të thotë autori”, por, në thelb, kjo pyetje duhet ngritur gjithmonë, pas leximit të një vepre letrare. Çdokush duhet të depërtojë vetë tek kumti i autorit, duke marrë parasysh pak çfarë thotë “kritika” për veprën. Kështu kultivohet më mirë lexuesi, por edhe libri kryen funksionin e tij artistik.

MP: Keni pasur vështirësi në prurjen e një ligjërimi bashkëkohor të veprës? Pajtohet oruellianishja me shqipen?

Sigurisht që pajtohet. Pse të mos pajtohet? Fatmirësisht, gjuha është instrument sa i ngurtë, duke pasur parasysh rregullat e veta, në këtë rast, të shqipes, por është edhe jashtëzakonisht elastike në perspektivat që ofron. Po, pata vështirësi, por kjo është pjesë normale e çdo pune përkthimore. Neologjizmat e Orwell-it tek “1984” janë legjendare dhe shpesh të cituara. Mirëpo, duke përdorur mundësitë e shqipes dhe fantazinë (në fund të fundit, përkthimi bart në vetvete edhe një përmasë të madhe krijimi), shpresoj të kem sjellë një këndvështrim tjetër timin mbi përmasën gjuhësore që sjell Orwell-i përmes “1984”. Ndërkohë, “Ferma e kafshëve”, duke qenë një përrallë në karakter, në aspektin gjuhësor paraqet sfidat e zakonta të përkthimit artistik, pa hendeqe të rrezikshme, paçka se ngjarjet zhvillohen në një fermë.

MP: Në perceptimin dhe ndjesitë tuaja, ngjason ndonjë nga personazhet e Oruellit, me personazhet e sotme politike?

Realiteti Orwell-ian është ndërtuar në atë formë që shpesh karakteret e trilluar ngjajnë me realitetin dhe, çuditërisht, shpesh mbetemi të shtangur: është letërsia që imiton realitetin, apo e kundërta? Orwell-i përshkruan një botë fantastike, por nxitjen e merr gjithmonë nga realiteti i prekshëm rreth tij. Teksa dy librat në fjalë i shkroi diku mes 70-80 viteve të shkuara, nuk është aspak habi që personazhet ngjasojnë, teksa edhe rendi global, apo edhe realitetet lokale, nuk kanë ndryshuar në atë formë, sa të mos ngjasojnë.

E teksa sugjerimi i MetropolPost-it është që askush të mos i lerë pa lexuar këto dy tekste, për fat të mirë jo dhe aq të vëllimshme, sa më poshtë ju sjellim dy fragmente, shkëputur nga shqipërimet kryer rishtazi të Sokol Çungës.

Fragment nga Ferma e Kafshëve.
Fragment nga 1984,

©MetropolPost.al

Tags: 1984Albana Nexhipi LekajFerma e KafsheveGeorge OrwellribotimriperkthimSokol Cunga
Shkrimi Paraardhës

Një “spiun” për shefat: byzylyku që tregon si ndihesh

Shkrimi Pasardhës

Pediatrja shqiptare pohon që s’do vizitojë fëmijë të pavaksinuar nga covid-19, kur vaksinimi anti-covid për fëmijët nuk kryhet në asnjë vend të botës deri më tani

Shkrime të Tjera

Albana N. Lekaj: “Ramës nuk i intereson aktivizimi i shtresës gri. U drejtohet vetëm atyre që ka të sigurt, militantëve dhe administratës”
Debati

Albana N. Lekaj: “Ramës nuk i intereson aktivizimi i shtresës gri. U drejtohet vetëm atyre që ka të sigurt, militantëve dhe administratës”

23 Prill, 2025
EDITORIAL/ Gratë janë të mrekullueshme! Nga Albana Nexhipi Lekaj
Editorial

EDITORIAL/ Gratë janë të mrekullueshme! Nga Albana Nexhipi Lekaj

8 Mars, 2025
EDITORIAL/ Shikueshmëria e lartë e Big Brother dhe ç’më vjen mua ndërmend. Nga Albana N. Lekaj
Editorial

EDITORIAL/ Shikueshmëria e lartë e Big Brother dhe ç’më vjen mua ndërmend. Nga Albana N. Lekaj

20 Janar, 2025
Përkthimi më i mirë i vitit, përkthyesja Milena Selimi: “Gospodinovi një Prust i Lindjes. Çmimi, një vlerësim nga Atdheu…”/ Intervistoi Albana Nexhipi Lekaj
Libra

Përkthimi më i mirë i vitit, përkthyesja Milena Selimi: “Gospodinovi një Prust i Lindjes. Çmimi, një vlerësim nga Atdheu…”/ Intervistoi Albana Nexhipi Lekaj

13 Dhjetor, 2024
Të lexosh “Parajsën Artificiale” të Blushit, disa gjëra për ‘u thënë
Libra

Të lexosh “Parajsën Artificiale” të Blushit, disa gjëra për ‘u thënë

12 Dhjetor, 2024
Një analizë e vogël teksti/ Nga Albana Nexhipi Lekaj
Analiza

Një analizë e vogël teksti/ Nga Albana Nexhipi Lekaj

31 Korrik, 2024
Motivi i skëterrës tek Kadareja/ Përpjekje për t’iu qasur të vërtetës së një shkrimtari, nga Albana N. Lekaj* (pjesa I)
Libraria

Editorial/ Kadareja shkoi në të mbarë të vet, tani nis studimi i mirëfilltë i letërsisë së tij. Nga Albana Nexhipi Lekaj

2 Korrik, 2024
Po rrisim një rini të frikshme, duhet bërë kujdes/ Nga Albana Nexhipi Lekaj
Editorial

Po rrisim një rini të frikshme, duhet bërë kujdes/ Nga Albana Nexhipi Lekaj

27 Mars, 2024
EDITORIAL/ Mirë të ndahen, po ku të përplasen këto gra? Nga Albana N. Lekaj
Editorial

EDITORIAL/ Mirë të ndahen, po ku të përplasen këto gra? Nga Albana N. Lekaj

8 Shkurt, 2024

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • Iu bë publike videoja erotike në zyrë, jep dorëheqjen Safet Gjici: “Ishte kurth nga kundërshtarët e mi politikë”

    Iu bë publike videoja erotike në zyrë, jep dorëheqjen Safet Gjici: “Ishte kurth nga kundërshtarët e mi politikë”

    34 shpërndarje
    Share 14 Tweet 9
  • Balla dhe Balluku shijojnë fitoren, publikojnë foto me fëmijët e tyre

    53 shpërndarje
    Share 21 Tweet 13
  • SPAK, Dumani: Banda e goditur, një nga grupet më të rrezikshme kriminale

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Mesazhet e harruara të George Orwell-it. Dy ripërkthimet që na i risjellin në fokus

    8 shpërndarje
    Share 3 Tweet 2
  • Sëmundja që po prek fëmijët, Mjeku Tritan Kalo apel prindërve: “Përhapet nga kontakti me të infektuarit, bëni kujdes”

    3 shpërndarje
    Share 1 Tweet 1

Lajmet e fundit

“Pak statistika për zgjedhjet”, nga Afrim Krasniqi

“Pak statistika për zgjedhjet”, nga Afrim Krasniqi

23 Maj, 2025
“Operacioni Ura”/ Fatjona Mejdini: “Mafia shqiptare po bëhet më e fortë se mafia italiane. Ja nga vjen droga”

“Operacioni Ura”/ Fatjona Mejdini: “Mafia shqiptare po bëhet më e fortë se mafia italiane. Ja nga vjen droga”

22 Maj, 2025
Tërmet i fortë në Kretë, dyshohej për cunami

Tërmet i fortë në Kretë, dyshohej për cunami

22 Maj, 2025
Të shtëna pranë Muzeut Hebre në Uashington/ Vriten dy punonjës të ambasadës izraelite

Të shtëna pranë Muzeut Hebre në Uashington/ Vriten dy punonjës të ambasadës izraelite

22 Maj, 2025
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In