E martë, 16 Qershor, 2026
Bota

Merkel e tronditur nga përmbytjet në Gjermani. Ekspertët: faji i ngrohjes globale

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Teksa është kthyer nga Amerika në Gjermani dhe ka vizituar menjëherë vendet e prekura nga  përmbytja, kancelarja gjermane Angela Merkel ka shprehur tronditjen e saj për atë që ajo e përshkroi si një shkatërrim surreal, shkaktuar nga përmbytja e javës se shkuar.

Deri më tani, rreth 188 persona kanë vdekur në Gjermani e Belgjikë për shkak të përmbytjeve. Shirat e forta vazhdojnë të provokojnë ende kaos dhe vëmendja po zhvendoset tashmë drejt Austrisë dhe Gjermanisë jugore.

Për përmbytjet që kanë goditur Zvicrën, Luksemburgun dhe Vendet e Ulëta, liderat evropianë ua vënë fajin ndryshimeve klimaterike. Ndërkaq ekspertët pohojnë se ngrohja globale, i bën më të mundshme këto lloj rreshjesh, e sipas tyre, që prej epokës industriale bota, është bërë 1.2 gradë më e nxehtë.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top