E martë, 26 Maj, 2026
Stil Jete

Meghan Markle humb fëmijën: mesazh prekës për shoqërinë

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Në një rrëfim të sinqertë për The New York Times, Meghan Markle rrëfen për abortin spontan të kaluar në korrik dhe vuajtjen e shkaktuar prej tij.

Isha duke i ndërruar pelenën  Archie-t rrëfen ajo, kur ndjeva një dhimbje të fortë në  bark. Rashë në dysheme, dhe nisa të këndoja një ninullë që të na qetësonte të dyve. Disa orë më vonë, e pashë veten në spital, duke shtrënguar dorën e tim shoqi, të cilit i putha kyçet  njomur nga lotët tanë. Teksa shihja muret e ftohta, sytë më kishin ngrirë, duke menduar si mund t’i shpëtonim kësaj situate.

Pak flitet për humbjen e një fëmije, vazhdon ajo në opinionin e saj,  duke u përqendruar tek humbjet e shumta me të cilat mund të përballen njerëzit në këtë periudhë të vështirë për hir të pandemisë, tek Breronna Taylor që u qëllua prej një polici, duke u kthyer në një nga simbolet e lëvizjes Black Lives Matter.

Dhe pikërisht tani, sugjeron ajo, është e rëndësishme të ndihmojmë njëri-tjetrin, të pyetemi si po na shkojnë gjërat.

Me historinë e saj, ajo dëshiron të ndihmojë të gjitha gratë që mund të jenë përballur ose që po përballen me një eksperiencë të tillë. Pak flitet për humbjen e një fëmije, thekson Markle, por kjo është një dhimbje thuajse e papërballueshme. Ne dimë që kur njerëzit na pyesin si jeni, dhe na dëgjojnë me zemër e mendje të hapur, dhimbja bëhet më e durueshme. E, duke folur me të tjerët për këtë dhimbje, kemi hedhur dhe hapin e parë drejt shërimit.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top