‘
Në videon e radhës postuar në fejsbukun e tij, kryeministri Rama tërheq sërish vëmendjen me videon e shkollës së sapopërfunduar “Llesh Nik Daka” në Lezhë. ‘Marshallah’, shkruan kryeministri i Shqipërisë mbi videon, pamjet e së cilës shoqërohen me muzikën e njohur të këngës Go Johnny Go! (1959), të cilën e shijojmë edhe në një pjesë të filmit Back to the future (1985)
E teksa kryemisnistri Rama u gëzohet pamjeve të shkollës së re, (po ashtu edhe ne), e cila mban në fakt emrin e një prej krerëve të kryengritjes së malësorëve më 1911-n, një prej ndjekësve i ka tërhequr vëmendjen për fjalën e përdorur në krye të statusit të tij: Kryeministër, shkruan ai, kushti i radhës për anëtarësim nga BE do të jetë heqja nga fjalori i shprehjes marshalla.
Nuk dihet nëse kryeministri e përdor fjalën ”marshallah” për t’i bërë qejfin komunitetit lezhian apo se ajo i del nga zemra. Ajo që dihet është që me Kushtetutë Shqipëria është vend laik, dhe disa njerëz, me gjasa të feve të tjera bashkëjetuese në Shqipëri, mund të ndihen të përjashtuar nga përdorimi i shpeshtë i saj prej kryeministrit të vendit.