Gjykata e Durrësit ka caktuar sot (26 shkurt) masën e sigurisë arrest me burg 3 fëmijët e Pëllumb Metës, të cilët akuzohet se vranë dhe varrosën të atin.
Gjatë dëshmisë së dhënë para togave të zeza, Hygerta Meta ka deklaruar se ajo është autore e krimit makabër, ndërsa i vëllai, 25-vjeçar Hysen Meta ka mohuar të ketë vrarë babain.
“Ai na tha do ju vras, isha prezentë! Të enjtën në tha do ju vras pasi e refuzova për herë të dytë për fejesën. Të shtënën e mendova. Erdhi babi hëngri drekë dhe u shtri. Unë mora armën, por ai nuk u befasua. I thashë cohu në këmbë, më tha ik andej. Isha dy metra larg, e qëllova, e kisha vendosur”.
Më pas 19-vjeçarja ka deklaruar se është penduar për krimin, por nuk ka kthim prapa.
“Arma ishte në sirtar në dhome të gjumit. Babai ka patur edhe kallash. Jam penduar, por nuk ka kthim prapa”, tha Hygerta Meta.
Ndërkohë gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë duke caktuar për të tre femijet masen e sigurise arrest ne burg.
Ndërkohë avokati mbrojtjes kërkoi një masë më të lehtë sigurie për të tre fëmijët, por gjykata nuk e mori parasysh kërkesën dhe i la të tre në burg.
Akuzat e ngritura ndaj 3 të rinjve:
Hysen Meta, vrasje në rrethana familjare
Hygerta Meta fshehje dhe asgjësim i kufomës
Amarildo Meta, fshehje dhe asgjesim i kufomes në bashkëpunim
Ngjarja horror ndodhi mesditën e 10 shkurtit, por u zbulua vetëm 12 ditë më vonë, në datën 22 shkurt.
Hysen Meta denoncoi të atin të zhdukur më 13 shkurt, duke pretenduar në polici se kishin humbur kontaktet. Uniformat blu nisën hetimet dhe në datën 17 shkurt gjetën automjetin e viktimës në zonën e quajtur “Sektori Rinia”, duke u ngritur dyshimet se kishim të bënim me vrasje dhe jo me zhdukje.
Ndërkohë 12 ditë pas zhdukjes së 51-vjeçarit, trupi i tij u gjet i groposur në kasollen pranë banesës së familjes në Shënavlash të Durrësit. Hygerta Meta, në dëshminë e dhënë për policinë pranoi se kishte vrarë babain pasi ai donte ta fejonte pa dëshirë. Por uniformat blu, njofuan një ditë pas zbulimit të trupit se autor i vrasjes ishte djali i madh, Hysen Meta, i cili sipas tyre e kishte qëlluar Plumb Metën me 4 plumba.