Një shqetësim ka përfshirë ekspertët ekspertët italianë të pubertetit në Itali, të cilët deklarojnë se kohët e fundit në vendin e tyre ka një bum të uljes së moshës së pubertetit sidomos tek vajzat, duke ulur kështu fillimin e mensturacioneve që në moshën 8 vjeçare.
Sipas ekspertëve, mosha e mensturacioneve ka ardhur duke u ulur në fakt nga viti në vit, e për këtë, shkaktarët duhen kërkuar tek stresi, jeta sedentare dhe koha e tepërt kaluar para ekraneve të televizorit, kompjuterit, tabletit dhe smartfonëve.
“Por ka sigurisht një komponent të trashëguar në pubertetin e parakohshëm”, theksojnë mjekët, duke këmbëngulur se edhe mjedisi luan një rol me shumë rëndësi në këtë drejtim.
Por çfarë është puberteti i parakohshëm?
Puberteti i parakohshëm është shfaqja e shenjave të pubertetit përpara moshës 8 vjeçare për femrat dhe para moshës 9 vjeçare tek meshkujt. Kur shenjat e zhvillimit të pubertetit shfaqen pas moshës 8-vjeçare tek femrat dhe pas moshës 9-vjeçare tek meshkujt, quhet “pubertet i hershëm”. Ndryshimet e pubertetit lidhen me prodhimin e hormoneve të prodhuara nga gjendra e hipofizës, quajtur gonadotropina, të cilat stimulojnë funksionin e testikujve dhe vezoreve.
Por si trajtohet?
Sipas mjekëve, triptorelin, ilaçi “famëkeq” që ndërpret pubertetin, ka një rol kyç në trajtimin e pubertetit të parakohshëm dhe është në qendër të polemikave. Megjithatë, shpjegon Agjencia Italiane e Barnave, ky medikament përdoret shumë më shpesh në rastet e pubertetit të parakohshëm. Sipas saj përdoren 0.9 doza në ditë për një mijë banorë, gjë që do të thotë se brenda 24 orëve në Itali e marrin rreth 55 mijë persona.