Drejtuesi i CRCA-së qendrës për të drejtat e fëmijëve, sapo nga ngritur alarmin për një fenomen që sa vjen e po rëndon më tepër mbi fëmijët dhe familjet shqiptare. “S’më kishte qëlluar asnjëherë që në një ditë të vetme punë, të na raportonin 3 raste të dhunës seksuale ndaj fëmijëve! Fëmijët dhe familjet po asistohen menjëherë, por pyes veten çfarë ka ndryshuar në këtë shoqërinë tonë që po na ekspozon kaq shumë fëmijë përkundrejt dhunës?”, shkruan ai në fejsbukun e tij, duke apeluar në këtë mënyrë edhe për një vëmendje më të shtuar ndaj grupmoshave vulnerabël ndaj të tëra dhunave.