
Pas akuzave se figuron në njërén prej videove erotike me Adrian Hilën, ka reaguar edhe këngëtarja e njohur Aurela Gaçe.
“Përshëndetje!”, shkruan ajo në shënimin e saj të gjatë. “Ditët e fundit po shoh emrin tim të përfshihet në lajme e aludime të pabazuara. Përballë shpifjeve që cenojnë dinjitetin tim, nuk mund të hesht. Bashkëpunimet e mia muzikore me autorë të kësaj industrie janë marrëdhënie profesionale. Ato nuk i japin askujt të drejtën të sajojë histori për jetën time apo ta përdorë emrin tim për të nxitur thashetheme. Dua të jem e qartë:
Nuk jam pjesë e asnjë videoje të natyrës që po aludohet. Çdo pretendim që më lidh me të tilla përmbajtje është i pavërtetë.
Jam bijë, nënë dhe bashkëshorte.
Dinjiteti i askujt nuk duhet të bëhet objekt përbaltjeje apo argëtimi publik.
Dinjitetin tim e kam shume të shtrenjtë dhe nuk lejoj askënd t’a përdhosë.

Edhe një herë ! NUK LEJOJ ASNJË TË MË PÊRBALTË .
Nuk marr përsipër të gjykoj jetën private të të tjerëve.
Jam në krah të çdo vajze e gruaje që përballet me shpifje, poshtërim apo cenim të privatësisë.
Nuk do të toleroj përdorimin e emrit tim në histori të sajuara. Për çdo shpifje që cenon emrin dhe dinjitetin tim, do të ndërmarr hapat e nevojshëm ligjorë.
Liria e fjalës nuk është liri për të shpifur.”, përfundon ajo.


