E shtunë, 20 Qershor, 2026
Kronikë

Vrau vëllanë e gruas, abuzuesin e të bijës nga martesa e parë/ Si rrodhi ngjarja që po trondit Greqinë

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

“Më telefonoi dhe më tha që të kam vrarë vëllanë”, thotë për newsit.gr bashkëshortja e autorit dhe motra e viktimës, që pretendohet se ka përdhunuar vajzën 18-vjeçare në Volos për gati një dekadë!

Duke folur për neësit.gr, bashkëshortja e 50-vjeçarit që ekzekutoi vëllanë e saj është shprehur  se bashkëshorti ka qenë në shtëpi para se të kryente vrasjen.

“Erdhi në shtëpi dhe hëngri. Nuk tha asgjë. I kërkoi vëllait tim që të shkonte ta ndihmonte me makinën”, thotë gruaja e autorit dhe motra e viktimës dhe vazhdon duke shtuar: “Nuk di asgjë. “Jam aq e mërzitur, saqë nuk mund të mendoj asgjë. Ai më telefonoi mbrëmë dhe tha më vrau vëllanë.”

Gjithçka nisi kur vajza 18-vjeçare nga martesa e parë, i kishte deklaruar të atit 50 vjecar, se 32-vjeçari kishte abuzuar me të që  moshën 9-vjeçare, ndërsa kohët  e fundit po e shantazhonte se do të publikonte video dhe materiale fotografike të saj, duke i kërkuar para.

Pas asaj që i deklaroi e bija, 50 vjeçari ka planifikuar mënyrën se si do të takohej me të kunatin 32-vjeçar. Ka marrë pushkën e ka shkuar Volos. Ka ndalur në një pikë të rrugës pranë një fabrike  dhe prej andej ka telefonuar bashkëshorten. Me pretendimin se makina e tij kishte një avari mekanike, i kishte kërkuar që vëllai i saj të shkonte ta ndihmonte.

Me të mbërritur në vendngjarje, pas një debati së bashku, ai e ka goditur viktimën me tytën e armës në fytyrë, dhe kur viktima ka tentuar ta heqë armën, e ka qëlluar për vdekje.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top