Emisioni Uniko udhëtoi drejt Elbasanit për të mësuar më shumë rreth Nevilës dhe të afërmve të saj.
Banorët e lagjes “Vullnetari” na treguan për jetën e vështirë që kishte patur Nevila dhe familja e saj në Elbasan dhe kushtet e vështira ekonomike.
Më datën 19 Janar kishte qenë në Shqipëri për herë të fundit me bashkëshortit për varrimin e nënës.
Një nga banorët e zonës na u shpreh se e Nevila ishte fëmija i pestë i Shahinit dhe Fiqeretes, 3 djem dhe 2 vajza dhe ishte pothuajse e vetmja që përkujdesej për të ëmën dhe dërgonte çdo muaj të ardhura për t’i siguruar asaj kushtet e nevojshme për ilaçe dhe për pagesën e një gruaje që përkujdesej për të.
“Por rrugës për të vajtur tek banesa e dy prej vëllezërve të Nevilës ndeshëm me kunatën që po kthehej nga burgu i Peqinit ku ishte takuar vëllain e Nevilës dhe nuk kishte gjetur dot guximin t’i tregonte se çfarë i kishte ndodhur të motrës”, raporton gazetari Spartak Koka.
Vëllai tjetër i Nevilës ishte shumë i tronditur nga ngjarja dhe e kishte të pamundur të fliste.
I kontaktuar nga emisioni Uniko, Leonard Marku, bashkëshorti i Nevilës, shprehet i tronditur nga ngjarja.
“Nuk di ca të të them, për mua jeta ime ka marrë fund këtu. Nuk arrij dot ta pranoj që ajo nuk është më. Unë një vit kam që jam martuar me të. Ajo ka 15 vite që jetonte në Itali. Unë jam munduar vetëm ta ndihmoj dhe letrat unë ia kam bërë. Ne ishim martuar në komunë. Letrat që ia bëra nuk arriti dot t’i gëzonte. Unë do të bëj gjithçka për ta gjetur se çfarë i ka ndodhur”, thotë Leonard Marku/ marrë nga KlanTv