E dielë, 7 Qershor, 2026
Bota

Fluturon helikopteri i parë në Mars. NASA entuziaste

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ka fluturuar për herë të parë një helikopter mbi sipërfaqen e planetit të kuq, Marsit.

Droni, i quajtur Ingenuity, fluturoi për më pak se një minutë në ajër, por pavarësisht kësaj, agjencia hapësinore NASA, feston atë që  e cilëson si fluturimin e parë me motor, të kontrolluar, në një tjetër planet.

Konfirmimi i këtij fluturimi vjen prej një sateliti në Mars, i cili ka transmetuar të dhënat e helikopterit në Tokë.  

Ingenuity  u transportua në Mars  brenda barkut të Perseverance-s, i cili u ul në kraterin Jezero  mbi planetin e kuq në shkurt.

Në ditët në vijim,  sipas agjencisë hapësinore NASA, parashikohen fluturime  edhe më interesante të  Ingenuity.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top