E shtunë, 30 Maj, 2026
Bota

Nxehet loja mes Bidenit dhe Putinit. Kreu rus fton amerikanin në debat

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ka nisur të bëhet tejet interesant debati Putin-Biden, pas raportit të Shërbimeve të Inteligjencës Amerikane, në të cilin mes të tjerave thuhej  se presidenti rus Vladimir Putin kishte futur hundët në zgjedhjet presidenciale të 2020-s në Amerikë, për të mundësuar fitoren e Trump-it dhe humbjen e demokratit Biden.

I vënë në dijeni të faktit, Biden është shprehur se Putin do jetë  i detyruar ta lajë dëmin e bërë, e madje edhe mjaft  shpejt.

Në një prej emisioneve amerikane, kreu i amerikanëve Joe Biden, sqaroi se pas zërave për një përfshirje të mundshme të Moskës në punët e brendshme të Amerikës,  kishte folur gjatë me Putinin në telefon. “Biseda nisi, unë të njoh e ti më njeh, nëse e vërtetoj që kjo ka ndodhur, përgatitu”, – tha Biden.

Por ujërat në këtë situatë duket se i ka nxehur më tepër deklarata e Bidenit thënë George Stephanopoulos-it, pasi ai pyeti  nëse mendonte se Putini qe vrasës. “Po, ashtu mendoj”,  iu përgjigj Bideni.

Kjo ka sjellë reagimin e menjëheshëm të Moskës, e po ashtu edhe të vetë Putinit, i cili  është shprehur se  është i hapur për një debat  ballë për ballë me Joe Biden, kurdo kur kreu amerikan ta dëshirojë, e madje që këtë të hënë po të qe e mundur.

Në radhë të parë, u shpreh Putin, dua t’i them qofsh mirë. I uroj shëndet të mirë dhe këtë e them pa ironi e pa ndonjë shaka.

Por teksa Putin  e ka marrë disi me më sportivitet situatën, nuk duket njësoj për diplomatët rusë, të cilët kanë reaguar ashpër ndaj deklaratave të Bidenit.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top