E premte, 29 Maj, 2026
Bota

Rusia dhe Izraeli në listën e zezë të OKB-së për përdhunimet gjatë luftës

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit


Pavarësisht paralajmërimeve, “Kombet e Bashkuara kanë vazhduar të regjistrojnë incidente dhe manifestime të dhunës seksuale” në kontekstin e luftës në Ukrainë dhe territoret e pushtuara palestineze.


Forcat e sigurisë izraelite dhe ruse, janë shtuar në listën e zezë të OKB-së për dhunë të dyshuar seksuale në zonat e konfliktit, veçanërisht në lidhje me akuzat ndaj të burgosurve, sipas një raporti paraprak vjetor nga AFP.


Gushtin e kaluar, Sekretari i Përgjithshëm António Guterres paralajmëroi Izraelin dhe Rusinë për një përfshirje të mundshme, por, sipas raportit të tij të ri, i cili së shpejti do t’u dërgohet anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, “Kombet e Bashkuara kanë vazhduar të regjistrojnë incidente dhe manifestime të dhunës seksuale” në kontekstin e luftës në Ukrainë dhe territoret e pushtuara palestineze, .


“Duke pasur parasysh që Antonio Guterres ka zgjedhur të shkelë çdo parim të ndershmërisë, integritetit dhe profesionalizmit, Izraeli ka vendosur të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet me Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm dhe do të presë emërimin e një Sekretari të ri të Përgjithshëm të OKB-së”, shkroi Ministria e Jashtme izraelite në një deklaratë të publikuar në X.

OKB: “Izraeli ndërpret marrëdhëniet me Guterres? Dera jonë është e hapur.” “Nga ana jonë, dera e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbetet e hapur”, tha zëdhënësi i Antonio Guterres, Stephane Dujarric, duke komentuar komentet e ambasadorit izraelit Danny Danon.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top