Një e re ka vendosur të braktisë ditën e sotme foshnjën e saj të sapolindur brenda një garazhi në një pallat pranë Yzberishtit.
Informacionet e para, ardhur paraditen e sotme për foshnjën, rrëfejnë se ajo aktualisht ndodhet në reanimacion në përpjekje për të fituar betejën me vdekjen.
Foshnja u gjet prej një qytetari në garazhin e një pallati në Yzberisht.
Sipas gazetarit Igli Çelmeta lindja ka ndodhur pikërisht në divanin që ndodhej në bodrumin ku u gjet foshnja.
Kamerat e sigurisë nga jashtë kanë kapur edhe gruan që dyshohet, por pamjet nuk janë të qarta.
Megjithatë, të njëjtat burime zbulojnë se janë pranë gjetjes së nënës që e braktisi.