• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E hënë, 9 Shkurt, 2026
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    Kushtetuesja lë në fuqi pezullimin nga funksionet publike të Belinda Ballukut. Votohet 4 me 4, bie kërkesa e qeverisë

    Kushtetuesja lë në fuqi pezullimin nga funksionet publike të Belinda Ballukut. Votohet 4 me 4, bie kërkesa e qeverisë

    Rivlerësimi i pasurive të patundshme, premtimi i pambajtur i qeverisë Rama

    Rivlerësimi i pasurive të patundshme, premtimi i pambajtur i qeverisë Rama

    Kapet duke hedhur inerte tek koshat e mbetjeve urbane, gjobë 20.000 lekë nga policia

    Kapet duke hedhur inerte tek koshat e mbetjeve urbane, gjobë 20.000 lekë nga policia

    “S’mund të arrestohet apo t’i hiqet imuniteti pa pëlqimin tonë!”, Kuvendi: Pezullimi dhe bllokimi i pasaportës së Belinda Ballukut, në shkelje të Kushtetutës!

    “S’mund të arrestohet apo t’i hiqet imuniteti pa pëlqimin tonë!”, Kuvendi: Pezullimi dhe bllokimi i pasaportës së Belinda Ballukut, në shkelje të Kushtetutës!

    Diplomacia, lajkat dhe F-35: Si e bindi Rutte Trumpin të tërhiqej nga Grenlanda?

    Diplomacia, lajkat dhe F-35: Si e bindi Rutte Trumpin të tërhiqej nga Grenlanda?

    “Kemi finalizuar një marrëveshje për Grenlandën”/ Ja ç’u vendos pas takimit me Rutte

    “Kemi finalizuar një marrëveshje për Grenlandën”/ Ja ç’u vendos pas takimit me Rutte

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    “Avni Rustemi i shekullit 21″/ Shqiptarët kërkojnë reformimin e Gjyqësorit. Nga Albana Lekaj

    “Avni Rustemi i shekullit 21″/ Shqiptarët kërkojnë reformimin e Gjyqësorit. Nga Albana Lekaj

    “Nxënësve u uroj ta shohin çdo mësues që pranon byzylyqe, unaza e brekë, si legen”. Mesazhi i Artan Fugës, për  Ditën e Mësuesit*

    Artan Fuga: “Sa i gjorë është publiku shqiptar!”

    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Opinion

Dy radhë të shkurtra, për një dhimbje të madhe. Nga Albana Nexhipi Lekaj*

nga MetropolPost
31 Gusht, 2022
në Opinion
Mbetën duke therur njëri-tjetrin! Çfarë po ndodh me shoqërinë shqiptare? Nga Albana Nexhipi Lekaj
58
SHPERNDARJE
1.9k
SHIKIME
Lua Cat Litter Lua Cat Litter Lua Cat Litter

Nuk do t’i kisha shkruar e botuar këto radhë, nëse nuk do shpresoja që një ditë, ti, teksa lexon gjësendi online apo gërmon arkivave gjëkundi,  mund t’i hasësh e të kuptosh diçka në favor të së mirës tënde. Mund të isha mjaftuar me një status në Fejsbuk, por s’e lija dot me kaq.  Dhe e di pse? Se me duhet të të them sa më qartë e më  shkoqur, atë që shoqëria dhe arsimi nuk po duan të ta mësojnë. Si të mbrohesh! Si të shquash e të mbrohesh nga një rrezik i përhershëm e i përbotshëm, që mund të të shfaqet aty ku më pak e pret.

Ti e dashur,  mbase nuk e di që në shumicën e rasteve abuzuesi seksual është ose familjar i ngushtë, ose mik i afërt i familjes, ose ndonjë komshi në pallatin përballë a  një kat më sipër,  roje shkolle apo ndonjë mësues aty ku mëson. Ti nuk e di që o për ego, o për zili, shpesh do të të bëjnë presion, do të kërcënojnë dhe do të të shantazhojnë me turpin që do të të zërë ty dhe familjen tënde, nëse dynjaja merr vesh ‘horrllëqet’ e tua!

Mos ki frikë.  Dije se horllëku më i madh në këtë botë, e sidomos në Shqipëri, është të mos edukosh vajzat e djemtë qysh në  vegjëli,  për të zezën që mund t’u vijë andej nga s’e pandehin,  nga dikush që babi mund ta përqafojë e t’i flasë me dashuri, nga komshiu që hyn e del, nga mësuesi që të shkon rrëshqanthi  njërën dorë mbi shpatulla, teksa ti dridhesh se e ndjen më së miri kërcënimin e asaj dashamirësie. Që prej këtij çasti e dashur, ti duhet të ngrësh zërin. Duhet t’ia ngresh zërin kujtdo që guxon të të prekë (jo vetëm në vendet intime), kujtdo që të kërcënon me foto, kujtdo që të trajton si plaçkë seksuale.

E di zemër, nuk është e lehtë.

Ti je në një periudhë që sa po njeh veten, që do të eksplorosh, që do të dish se ç’është seksualiteti. Mbase dikush që të afron më shumë, të bën të ndihesh e veçantë, ndryshe nga rutina ku ‘gjallojnë’ shoqet, por besomë zemër, ajo rutinë e shoqeve (mësime, shkollë, shtëpi), është më e mira e mundshme në këtë periudhë sa të bukur e të brishtë të jetës tënde, ku fiziku të shpërthen në lulëzim, e kapaciteti psikologjik s’ta rrok dot të ligën. Dije se nuk je e veçantë kështu zemra ime, je e abuzuar! Je duke i vënë flakën botës së bukur të vetes tënde, për ta shndërruar në hi, siç e duan mendjet perverse, që ta ngadhnjejnë me egot e liga.

Duhet të dish të mbrosh veten, dritë! Vetëm ti mund ta bësh, duke i treguar gjithcka nënës tënde, babait tënd, duke u kërkuar pambarimisht ndihmë. E nëse edhe ata ta kanë thyer besimin, rrëfeji kujt zemra jote e kupton që të do të mirën. Dhe mbrohu. Edhe nga ky i fundit. Mbrohu nga të gjithë! Vendos kufij!

Është e kotë të të them se po të gjeti gjë ty, siç po vuan tashmë pesëmbëdhjetë vjeçarja e abuzuar seksualisht nga një gjashtëdhjetë e pesë vjeçar që e përndiqte, e kërcënonte,   e xhironte, e ua tregonte filmimet të tjerëve, duke e shtyrë, në emër të turpit, që  ajo të lejonte të abuzonin dhe të tjerët me të, të gjithë do ngrihen në protestë! Të gjithë do shprehin indinjatën e tyre, të gjithë do shprehin keqardhjen, urrejtjen për abuzuesit, por dije zemër, se e vetmja që vuan tmerrin je ti, zemra jote, dhe  prindërit e tu.

Nëse shoqëria jonë  do qe vërtet e indinjuar, do kishte ndërtuar me kohë e vakt struktura që të të orientonin e të të mbronin nga epshet malinje të të liqëve të këtij soji, si në pallat, në lagje, shkollë, fshat, qytet, në vend e ngado.

Më duhet të të them edhe diçka, zemër. Duhet ta dish me se s’bën, që të kuptosh se mbi ç’baza morale e historike mbahet në këmbë kjo shoqëri,   që bën sehir teksa  jeta e një të miture  merr rrokopujën, teksa e etiketon si të përdalë, duke u qaravitur vetëm pasi ty të ka vënë poshtë gjëma,  dhe fjala ka marrë dhenë.  Shqiptarët dikur i shisnin vajzat pesëmbëdhjetë vjeçare, e dashur. Po, po i shisnin. Kishte tetëdhjetë e kusur vjeçarë që i blinin me qeset me flori, se donin mish të njomë për të ngrysur pleqëritë e tyre të krimbura në para’. I shiste familja,  ajo që u takste edhe nga plumb kokës në pajë,  në rast tradhtie të bashkëshortit. Kjo nuk ka ndryshuar as sot e dashur. Sa më e njomë, aq më e lehtë për t’u menaxhuar, aq më kollaj për t’u bindur e mashtruar.  

Se në  Shqipëri e dashur, vajzat s’i kanë pasur kurrë për zemër. Aq sa, imagjino, në folklorin tonë thuhet se ‘kur lind vajzë, nxihen trarët e shtëpisë’, se ‘çupën e rrit për tjetrin’,  ‘se vajza është derë e botës’. Se po ishe çapkëne, e lozonjare, në këtë vend je bishtdredhur, që meriton të telendisesh si mos më keq.  Por ti mos u tremb dritë. Je më e mençur dhe më e fortë se të gjitha këto së bashku, mjafton që t’i dish e të mos ndihesh e izoluar, me frikën se e liga e kësaj shoqërie je ti.

Ti ke fatin më të madh në jetë, të jesh grua! Ta kesh mendjen, zemrën, shpirtin, plot me bukurira. Ta kesh ninëzën e syrit plot shpresë dhe mirënjohje, duart bukëvale e mendjen flori. Po e dashur, ashtu siç do kesh edhe fatkeqësinë e madhe, që shumëkush do kërkojë të t’i rrëmbejë këto, herë me karamele e herë me dhunë, herë me dashuri e herë me diplomaci, herë me forcë e herë me bekimin tënd, herë pa mendje dhe herë me dëshirën e prindërve të tu. Por nuk duhet të harrosh e dashur, që s’duhet të lejosh askënd të të përdhosë e të të fyejë, të të shesë e të të përdhunojë, të të robërojë e të të lëndojë.

Duhet të përpiqesh me çdo kusht të mbrosh veten zemër. Me çdo mjet! E di që vështrimet tallëse,  ngacmuese e neveritëse mund t’i hasësh edhe nëpër radhët e policisë (fundja, i njëjti mentalitet sa mësipër i ka pjellë e rritur), por duhet të luftosh. Duhet të përpiqesh të kuptosh që ti je unike, je gjëja më e bukur në botë, je jeta e re që do shpjerë përpara botën, ndaj e liga shpesh përpiqet të të përdhosë.

Ndaj  mblidhe mendjen!  Të gjithë do përpiqen të të cënojnë. Edhe ata që nuk të thonë si t’i dallosh abuzuesit, si t’i denoncosh me të parën, që nuk ta mësojnë me abc-në si të jesh e zonja në këtë punë e  të mbrohesh nga të paudhët.

Se pas të gjithave zemër, vjen edhe masmedia, e cila e merr fatin tënd të trishtë, i bën edhe jehonë  tej e ndanë historisë, duke mos  të lënë  një qoshe ku të strukesh e të qash se je  lodhur.

E pra zemër, kujdesu për veten. Ji syçelët! Mos i beso symbyllur as kujt të buzëqesh e duket mik i familjes, e as kujt të kërcënon me nder e për nder!

Përherë në vetmbrojte zemër. Edhe ndaj dashamirëve.  Përmes kufijve. Mos lejo njeri të t’i shkelë dhe ruaje veten si gjënë më të shenjtë e mw të shtrenjtë në botë.

Është e vetmja mënyrë që t’ia dalësh, e dashur. E vetmja mënyrë që të mos abuzojnë me ty. As në shkollë, as në punë e as në jetë!

*Botuar për herë të parë në Liberale.al, vjet, nisur nga rasti kur 65 vjeçari Abaz Doku, roje shkolle, abuzonte seksualisht me një të mitur, duke e detyruar atë të kryente marrëdhënie sekuale përmes kërcënimeve.

Tags: 15 vjecAlbana Nexhipi Lekajkercenimopinionperdhunimi i te mitureve
Shkrimi Paraardhës

Fitojnë Eurovizionin, tesohet për drogë këngëtari i grupit rrok “Maneskin”

Shkrimi Pasardhës

Lirohen masat anti-kovid. Më në fund teatër dhe ndeshje futbolli me publik, ende jo disko e klube nate

Shkrime të Tjera

Edhe një herë për Fjalorin onlajn të  Akademisë, ndjesën dhe rishikimin
Analiza

Edhe një herë për Fjalorin onlajn të Akademisë, ndjesën dhe rishikimin

19 Janar, 2026
Ben Blushi: “…Skënderbeu po më përdor për të shkruar një thirrje…” / Ja cilat teza duhen debatuar nga romani i tij më i fundit “Jam mysliman”
Kritikë

Ben Blushi: “…Skënderbeu po më përdor për të shkruar një thirrje…” / Ja cilat teza duhen debatuar nga romani i tij më i fundit “Jam mysliman”

9 Dhjetor, 2025
“Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë
Politikë

Ylli Manjani: “Pezullimi i Ballukut tentativë për grusht shteti. Nëse kryeministri është i pamundur, pa zv/kryeministër, mbetemi pa qeveri”

20 Nëntor, 2025
EDITORIAL/ Hapet Panairi i 28 i Librit. Asnjë nga krerët e kulturës në vend i pranishëm/Nga Albana Nexhipi Lekaj
Editorial

EDITORIAL/ Hapet Panairi i 28 i Librit. Asnjë nga krerët e kulturës në vend i pranishëm/Nga Albana Nexhipi Lekaj

12 Nëntor, 2025
“Analfabetizmi funksional dhe dëmi i pariparueshëm që po u bëhet brezave”, nga Albana Nexhipi Lekaj
Analiza

“Analfabetizmi funksional dhe dëmi i pariparueshëm që po u bëhet brezave”, nga Albana Nexhipi Lekaj

5 Nëntor, 2025
“Nxënësve u uroj ta shohin çdo mësues që pranon byzylyqe, unaza e brekë, si legen”. Mesazhi i Artan Fugës, për  Ditën e Mësuesit*
Opinion

Artan Fuga: “Sa i gjorë është publiku shqiptar!”

12 Shtator, 2025
INTERVISTA E FUNDIT/ “Zheji, një mendje e qëndisur bukur”/ Nga Monika Stafa
Intervista

INTERVISTA E FUNDIT/ “Zheji, një mendje e qëndisur bukur”/ Nga Monika Stafa

23 Gusht, 2025
Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare
Opinion

Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

3 Korrik, 2025
Albana N. Lekaj: “Ramës nuk i intereson aktivizimi i shtresës gri. U drejtohet vetëm atyre që ka të sigurt, militantëve dhe administratës”
Debati

Albana N. Lekaj: “Ramës nuk i intereson aktivizimi i shtresës gri. U drejtohet vetëm atyre që ka të sigurt, militantëve dhe administratës”

23 Prill, 2025

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • “Tallen se nuk kam diplomë universiteti. Nuk mundesha, më duhej të punoja”. Kush është Giorgia Meloni që merr në dorë fatet e Italisë

    “Tallen se nuk kam diplomë universiteti. Nuk mundesha, më duhej të punoja”. Kush është Giorgia Meloni që merr në dorë fatet e Italisë

    10 shpërndarje
    Share 4 Tweet 3
  • 12 vjeçarja Sara Pëllumbi hedh produktin e parë në treg: “Edhe të mëdhenjtë, të vegjël kanë qenë para se të bëheshin të mëdhenj”

    58 shpërndarje
    Share 23 Tweet 15
  • Saturni tek Peshqit, ja si do të ndikojë sipas vitit të lindjes/ Nga Meri Gjini

    4 shpërndarje
    Share 2 Tweet 1
  • “Të njohësh armikun” sipas Virgjil Muçit/ nga Suadela Balliu

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Bronkioliti, çfarë është dhe si kurohet

    4 shpërndarje
    Share 2 Tweet 1

Lajmet e fundit

Kushtetuesja lë në fuqi pezullimin nga funksionet publike të Belinda Ballukut. Votohet 4 me 4, bie kërkesa e qeverisë

Kushtetuesja lë në fuqi pezullimin nga funksionet publike të Belinda Ballukut. Votohet 4 me 4, bie kërkesa e qeverisë

6 Shkurt, 2026
Shkurti, Saturni dhe Neptuni. Ja çfarë ndodh pas datës 17 shkurt/ Nga Meri Gjini

Shkurti, Saturni dhe Neptuni. Ja çfarë ndodh pas datës 17 shkurt/ Nga Meri Gjini

6 Shkurt, 2026
Rivlerësimi i pasurive të patundshme, premtimi i pambajtur i qeverisë Rama

Rivlerësimi i pasurive të patundshme, premtimi i pambajtur i qeverisë Rama

6 Shkurt, 2026
Kapet duke hedhur inerte tek koshat e mbetjeve urbane, gjobë 20.000 lekë nga policia

Kapet duke hedhur inerte tek koshat e mbetjeve urbane, gjobë 20.000 lekë nga policia

29 Janar, 2026
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In