E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Politikë

Diploma e Këlliçit, Kokalari sulmon kandidatin e Berishës: “Nëse mendoni që ky mashtrues është i mirë për opozitën, duhet të dilni nga politika”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Aq e përfolura Evi Kokalari për mbështetjen që i tha Berishës për t’i rimarrë pushtetin Bashës, ka reaguar pak më parë në fejsbukun e vet me një status kundër kandidatit aktual të PD-së për Bashkinë e Tiranës, duke e cilësuar atë si mashtrues.

Nisur nga situata e diplomës së shkollës së mesme të Kelliçit, mbi të cilën po aludohet së nuk e ka marrë, Kokalari shprehet se hyrjen në universitetet amerikane pa diplomë, ia ka mundësuar i vëllai, që ndërkohë punonte atje. “Ai synon të marrë PD-në’, thotë Kokalari mes të tjerave “dhe ju që i besoni këtij mashtruesi”, duhet të dilni nga politika”

Sa më poshtë statusi i plotë i Kokalarit.

“Për ata që thonë s’ka nevojë diploma e maturës, se e njohu universiteti në Amerikë, dua t’ju them që kur universiteti ‘e pranoi’ këtë, aty punonte vëllai Reshard Këlliçi (shih resumen më poshtë).

Pra, thelbi është, si u pranua? Kush ja validojë notat dhe kreditet e gjimnazit? Kush ja verifikojë aplikacionin?

Boll me këtë naivitet. Ju rithemelistat kur do ta kuptoni që ky në garë ka hyrë jo të fitojë, se ai pazar është bërë përpara garës, po ky po ngre profilin që nesër të marrë PD.

Nëse ju mendoni që ky mashtrues është mirë për opozitën dhe Shqipërinë, ju duhet të dilni të gjithë nga politika, sepse të gjithë këta pisa ju po i mbani në pushtet.

Ata që janë seriozë për ndryshime në Shqipëri, do organizohen siç duhet mbas zgjedhjeve”.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top