Në një lidhje direkte me ndjekësit e vet në FB, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, ka kritikuar heqjen e emrave nga fleta e votimit. Ai e ka cilësuar këtë lëvizje si “shejtanllikun” që përdor përherë PS-ja duke u bërë presion organeve të drejtësisë e se Rama e bën këtë ngaqë nuk ka besim tek lista e vet.
U hoqën emrat, u hoqën me këtë shejtanllikun që përdor gjithnjë PS me presionet mbi oraganet e drejtësisë, se gjoja fleta do bëhet shumë e madhe, se njerëzit do ngatërrohen, se na qenka pandemia, do rrimë në radhë e do infektohemi. Kjo është një përrallë e kotë. Zoti Rama nuk ka besim tek lista e vet. Emrat e PS-së janë fare pa vlerë, njerëz të painvestuar, janë thjesht shërbëtorë të Ramës, prandaj ata e meritojnë të jenë numra. Fatkeqësisht do jemi të gjithë numra dhe investimet shumëvjeçare, ajo që është politika reale, se dhe politika ka një piramidë të vetën, ka njerëz që janë investu, ka piramidën e vet të vlerave. Në cilin vend votohet me numra, pa emra? Kjo është tallje për votimin… u shpreh kreu i LZHK-së në lidhjen direkte.