• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E premte, 9 Qershor, 2023
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Analiza
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Hetimi
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Vendi
    “Akuzat që rëndojnë mbi Dakon janë “Shpërdorim detyre”/ Flet avokati

    “Akuzat që rëndojnë mbi Dakon janë “Shpërdorim detyre”/ Flet avokati

    Arrestimi i Dakos, Berisha/ “Rama bllokoi ekzekutimin e vendimit…”

    Arrestimi i Dakos, Berisha/ “Rama bllokoi ekzekutimin e vendimit…”

    Fletë-arresti për Dakon? Burime të sigurta thonë po

    Fletë-arresti për Dakon? Burime të sigurta thonë po

    Lumturi Blloshmi, artistja që mposhti të parathënën

    Nga Prof. Çapajev Gjokutaj: “Inteligjenca artificiale në shqip, do vazhdojë të dërdëllisë edhe për shumë kohë si e ëma e Zeqos…

    LAJMI I FUNDIT/ Aksident me tri të plagosur në “Rrugën e Elbasanit”

    LAJMI I FUNDIT/ Aksident me tri të plagosur në “Rrugën e Elbasanit”

    Përjashtimi i deputetëve dhe ministrave nga rritja e menëjherëshme e pagës/ Rama: “Nuk e votoj, po nuk u bë për të tërë”

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    Genc Pollo për incidentin himariot: “Precedent shumë i rrezikshëm në shtetin shqiptar”

    Genc Pollo për incidentin himariot: “Precedent shumë i rrezikshëm në shtetin shqiptar”

    “Mos i besoni internetit, miq!”, nga Çapajev Gjokutaj

    “Mos i besoni internetit, miq!”, nga Çapajev Gjokutaj

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Program-shkrues,  a keni menduar ndonjëherë si do ta angazhoni diasporën shkencore? Nga Irena Beqiraj

    “Autobuzi falas i Belos” nga Irena Beqiraj

    “Prokuroria, policia dhe rasti i Diana Bahçesë”, nga av. Dorian Matlija

    “Prokuroria, policia dhe rasti i Diana Bahçesë”, nga av. Dorian Matlija

    “Që një burrë të jetë ekonomikisht më i vlefshëm se gratë, duhet të jetë në rangun e Elon Musk ose Jeff Bezos”, nga Klodian Tomorri

    “Që një burrë të jetë ekonomikisht më i vlefshëm se gratë, duhet të jetë në rangun e Elon Musk ose Jeff Bezos”, nga Klodian Tomorri

    Bibliotekë shkolle me libra edhe nga hedhurinat/ Botimet “Dituria” gëzojnë fëmijët e “Ndoc Mazi”-it me 140 tituj të rinj. Nga Albana Nexhipi Lekaj*

    Bibliotekë shkolle me libra edhe nga hedhurinat/ Botimet “Dituria” gëzojnë fëmijët e “Ndoc Mazi”-it me 140 tituj të rinj. Nga Albana Nexhipi Lekaj*

    Situata e sajuar feministe në BBV/ Erminona Lekbello plas të vërtetat troç, skualifikohet nga produksioni

    Situata e sajuar feministe në BBV/ Erminona Lekbello plas të vërtetat troç, skualifikohet nga produksioni

    “Mesi është shqiptar!” Satirë nga Lutfi Dervishi

    “Patronazhistët e ekraneve…”, nga Lutfi Dervishi

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Lajme Intervista

Lideri që nuk i duhet Amerikës. Një analizë nga Iris Halili

nga MetropolPost
16 Janar, 2021
në Intervista
Lideri që nuk i duhet Amerikës. Një analizë nga Iris Halili
101
SHPERNDARJE
3.4k
SHIKIME

Nisur nga botimi i librit të saj më të fundit, Lideri nuk lind.., bëhet, përpos analizës së liderave historikë shqiptarë, MetropolPost.al e pyeti studiuesen Halili edhe për lidershipin amerikan. A është kjo që po ndodh aktualisht në Amerikë, një krizë e lidershipit amerikan? Ç’lloj liderësh përfaqësojnë Trump, Obama dhe Biden? Ç’ndryshime mund të sjellë prania e Kamala Harris në Shtëpinë e Bardhë?

Donald Trump, përgjigjet studiuesja Halili, është modeli i liderit narcisist dhe këtë nuk e kundërshton sot asnjë shkollë e lidershipit. Kjo ështe edhe arsyeja pse shqiptarët e duan atë, pasi tek ai gjejnë modelin tipik të liderit që kanë hasur në vendlindjen e tyre. Në raportin lider-ndjekës gjendet shpesh  një asosacion i tillë sikur e kemi me muzikën. A nuk na pëlqejnë më shumë këngët më të cilat kemi kaluar rininë? Kështu ndodh edhe në lidership: të frymëzon me tëpër ajo metodë drejtimi që njeh më mirë, që ia di zakonet, pasi të jep më siguri dhe më besim në vetëvete. Ajo që kuptohet, afrohet dhe duhet me shumë, pasi ajo që nuk kuptohet, quhet e rrezikshme.  Kjo ndodh sidomos kur lideri është tepër karizmatik dhe narcissist, dhe ne rendim më tepër pas emocionit që na krijon ai, sesa vëmë në punë llogjikën apo arsyetimin.  

Nga ana tjetër, duhet thënë, se social media ishte kryesorja që e ndihmoi Trump-in të vinte në pushtet, pasi  duhet pranuar ai solli profilin e liderit të drejpërdrejtë,  që e thotë çdo gjë troç, pa menduar gjatë për vërtetësinë e saj dhe pasojat që mund të sjellë. Shoqëria amerikane dhe ajo botërore, e lodhur nga politikanët “me fjalë të zgjedhura”, e pranuan  këtë si një ndryshim progresiv dhe transformues, dhe nuk gjykuan gjatë se tashmë po vendosej  pak nga pak, një thyerje e plotë e etikës, që konsiderohet e tillë jo vëtëm për një lider, por edhe për një qytetar të thjeshtë. U arrit deri aty, sa në vitet e para të drejtimit të Trump të thuhej “Epo Trumpi është Trumpi”, domethënë atij i lejohet të thotë çdo gjë. Kështu, jo-etika u pranua si normë. Me pranimin e kësaj tolerance, gaboi e tërë media, social-media, ndjekësit amerikanë dhe, në tërësi, gjithë politka amerikane.  Ata i lejuan  vetes të ndryshonin ato norma bazë që krijojnë figurën e liderit, që formësojnë modelin e arrirë të etikës në lidership, me të cilin lideri sa drejton, aq edhe ndikon.

Meqënëse jemi tek etika. Në shkencën e lidershipit thuhet qartë se etika është shpirti i vetë lidershipit dhe, sipas Gandit, lider me etike të lartë është ai që “mendon, thotë dhe vepron njëlloj..”. Unë mendoj se kjo eshte formula finale, për të vlerësuar një lider. Eshtë pikërisht etika, ajo që vendos në sjelljen e liderit apo vendimet e tij. Vendimi i liderit është pasqyrë e karakterit të tij. Mungesa e etikës nga ana e Trump-it, është pikë së pari rrjedhojë e mungesës së empatisë së tij totale, që njihet edhe si ana më kërcënuese e narcisismit të errët. Tek Donald Trump, sikur edhe tek Enver Hoxha, janë përmbledhur të gjitha anët e errëta të narcisismit, ku më shumë bie në sy natyra sharmante, po aq edhe shfrytëzuese e manipuluese, që ka aftësinë t’i verbojë njerëzit dhe t’i çojë ata në akte vetëflijimi.

Në fillim bëri për vete ekstremistët duke ofenduar dhe denigruar emigrantët , myslimanet dhe në përgjithësi gjithe ngjyrat që nuk ishin të tijat.  Është shumë e vështirë të kuptosh se si një emigrant adhuron Trump-in, kur ky i fundit ka qenë dhe mbetet pikë së pari kundër tyre. Më pas, sikur çdo narcisist që ofendon  çdokënd që ka kundër, edhe ai nuk hezitoi të ofendonte individët me të meta fizike, dhe të mendosh që në Shtetet e Bashkuara ka një ligj të veçante, që mbron respektimin e tyre, sikurse ka ligje që respekojnë çdo diversitet. Përfytyroni tani që nga zyra më e lartë e vendit, kemi perqeshje dhe ofendime ndaj çdo lloj diversiteti dhe jo vetëm!!! Kjo “e drejte ekslusive”, kjo  mungesë etike, u tejkalua nga ai,  por edhe e lane ta tejkalojë,  dhe ky është një gabim i pafalshëm i shoqërisë amerikane, kur dihet që në atë tokë, gjithmonë është respektuar parimi : “e drejta e jote për fjalën e lirë,  duhet të arrijë deri aty sa të mos më dëmtojë mua apo të tjerët fizikisht dhe jo vetëm.”

Trump ka arrogancën e djalit që ka arritur çdo gjë në jetë, falë lidhjeve të të jatit, dhe  si i tillë ai mendon se i takon çdo gjë. Kjo e ka rënduar narcisismin e tij. Por kjo nuk është aq e rrezikshme sa është i rrezikshëm fakti që, ashtu si çdo lider narcisist që e ka pushtetin obsession, ai është në gjendje të pranojë dhe t’u prezantojë  ndjekësve çdo idelogji apo demagogji që i shkon për shtat për momentin, vetëm në mbajtje të pushtetit, dhe pa besuar personalisht asnjërën.   Ai fantazon çdo ditë për pushtetin dhe bëhet palë me çdo grup apo konspiracion që do e ndihmojë në këtë mision. Emigrantë trampista  që kanë 30 vjet në Shtetet e Bashkuara, jane pjesë e MAGA-s (Make Amerika Great Again ) dhe  unë kam një pyetje për ta: “Çfarë ka humbur SHBA në këto vite, qe e dashkemi pas?”.  Në fillim të 2020-s Shtetet e Bashkuara kishin ekonominë më të lartë. Kjo do të thotë se teoritë manipulative antiglobaliste, sipas së cilave globalizmi do rrënojë SHBA-në, bien në kundërshtim me vetë faktet. Nga ana tjetër, protektonisti /izolacionist (tipar tipik i liderit narcisist ) Trump, ka dalë pothuajse nga të gjitha traktat ndërkombetare me trashëgimi 70 vjeçare, dhe duke u prishur me të gjithë aleatët stategjikë,  ka mbetur vetëm me Putinin, i cili, po sipas trumpistëve, nuk ka është komunist.

 Ishte Trump-i që e nxori Amerikën nga “Traktati i Paqësorit”, dhe kjo bëri që Presidenti komunist kinez, po atë ditë, të thotë: “Trump-i na bëri një dhuratë të madhe”dhe është fakt që Kina në këto katër vitet e fundit, është fuqizuar çdo ditë e më shume, dhe po aplikon në Evropë dhe Afrikë planin “Marshall”, shumë-shume herë më të madh se ai që aplikoi Amerika pas Luftës së Dytë Botërore .

Është shumë frikshme të mendosh, se sa të aftë janë liderët narcisiste dhe karizmatike të bindin ndjekësit e tyre deri në verberi,  aq sa t’ua zbehin tërësisht arsyetimin personal. Ashtu si çdo lider, që e rrëfen karakterin e vet të vërtet në raste krizash, kur i duhet të marrë vendime vendimtare, Trump-i e rrëfeu tërësisht  lidershipin e tij, kur iu desh të drejtonte e të merrte vendime për virusin që pllakosi Amerikën, dhe u përhap në shkallë të gjerë dhe tërësisht të pakontrolluar. Vendimet e tij u panë dukshëm që ishin më fort të lidhura me rizgjdhjen e tij si President, sesa me shëndetin e amerikanëve. Mungesa e empatisë së tij, u shfaq në shkallën më të lartë.  Kjo është edhe arsyeja kryesore që ai i humbi zgjedhjet, dhe si një narcisist tipik, nuk e pranoi kurrë rezultatin. Ndërkohë, sistemi demokratik amerikan punoi korrekt. Të 60 çështjet që ai çoi në gjykata, humbën në të gjitha shkallët, sikurse edhe shumë të tjera nuk arritën të shkonin deri aty, pasi u skualifikaun rrugës. Ndërkohë, këto ditë dimri, demokracia amerikane mori mësimin  më të madh në historinë e saj: Sado i fortë sistemi, forca e një lideri të vetëm, mund ta përmbysë atë në një ditë”.  Rastet e fundit të terrorit në Kongresin Amerikan, të frymëzuara nga vetë Trump, vërtetojnë më së miri teorinë e shkollës së lidershipit, sipas së cilës liderët narcisistë janë shumë të rrezikshem, sidomos pasi  e kanë marre pushtetin, pasi në emër të ruajtjes së tij, ata janë në gjendje të bëjnë gjithçka, dhe të kthehen deri në diktatorë.  Ironikisht, si çdo lider toksik që nuk ka integritet,  edhe ai, në fund i lau  duart si Pilati, e u tha revolucionarëve të vet: “dhuna nuk pranohet” kur ai vetë e frymëzoi atë me fjalë revolucionare.

Më vjen shumë keq që shumë shqiptarë janë rreshtuar në anën e errët të historisë së Amerikës. Besoj se këtu ka faj edhe politka shqiptare, që asnjëherë nuk pati kurajon të flasë hapur për lidershipin amerikan të kohëve të fundit. Duket se ndoshta metodat e Trump-it u vijnë më për shtat, ndonëse ky i fundit  nuk e di ku bie Shqipëria .

Ndërkaq Obama  qe një lider idealist, që premonte ndryshimin dhe në fakt vetë zgjedhja e tij qe një ndryshim i madh për Amerikën. Ai ishte një lider amerikan tërësisht për emigrantet dhe ne  mbrojtje të çdo diversiteti kulturor, fetar, nacional, gjenetik etj. Ai e gjeti vendin në një krizë totale, dhe e la me një ekonomi në ngritje, frytet finale të së cilës i gëzoi qeveria Trump. Ai nuk arriti t’i mbante të gjitha premtimet, pasi u bllokua në të gjitha shkallët e Kongresit, por, gjithësesi, ai hyri dhe doli nga Shtëpia e Bardhë pa asnjë skandal. Shpesh, në lidership, modeli i ndershmërisë është edhe modeli më i lartë që u lë brezave, dhe ky është lidershipi me karakter. Nga ana tjetër, vetë zgjedhja e Barak Hysen Obamës,  qe një sfidë për supermacinë e bardhë, dhe ky qe një tjetër factor që shpuri në prodhimin dhe prurjen e fenomenit Trump në Amerikë. Obama ishte një dukuri që duhej t’i vinte Amerikës,  ndërsa Trump-i qe një aventurë që për pak sa nuk e shpuri Ameriken ne stepat e Rusise, duke vënë në pikëpyetje qëndrushmërinë e  demokracisë amerikane.

Bideni pastaj, po gjen një Amerikë të ndarë në mes, gati në prag të një lufte civile. Ai ka premtuar se do bashkojë vendin dhe e sheh veten si president të gjithëve. Vendin e ka pllakosur një recesion i thelle ekonomik, njerëzit kanë humbur vendet e punës, virusi i pakontrolluar ka marrë deri më tani rreth  400.000 jete amerikane dhe çdo ditë numërohen  mijra të infektuar. Pjesa më e madhe e bizeneseve të vogla jane ne kolaps, ndërkohë që klasa e mesme gati po shuhet dhe kapitalizmit po ia zë vendin monopolizmi.

Biden-i është një politikan karriere, qe ka ka ndikuar në ndërtimin e asaj Amerike qe e kemi dashur, adhuruar dhe në të cilën kemi emigruar.  Të kërkosh të ndryshosh themelet e Amerikës, është sikur të mohosh pse ke ardhur në të, apo pse ke jetuar në të deri më tani. Biden-i është një lider me karakter, që di të thotë “me fal” kur gabon. Trump-i kurrë nuk ka kërkuar falje, ose ne nuk i kemi dëgjuar kurrë liderët tanë të kërkojne falje. Kërkimi i faljes, dhe pranimi i gabimit, është një ndër aktet më fisnike dhe më me karakter të liderit, pasi, si të gjithë vdekatarët, edhe lideri nuk është i pagabueshëm.

Jam e bindur që Biden-i do arrijë ta shërojë këte Amerikë që kemi sot. Nga ana tjetër, ne shqiptaret duhet t’i jemi shumë mirënjohës atij, sidomos për mbrojtjen që i ka bërë çështjes së Kosovës. Është fat i madh që tashmë në Shtëpinë e Bardhë do jetë një mik i madh i shqiptareve. 

Doja të shtoja këtu edhe një sukses të shumëpritur të shoqërisë amerikane. Më në fund, në /Shtëpinë e Bardhë do të shohim një zonjë ne rolin e zv/presidentes, zonjën Kamala Harris. Janë thyer tashmë barrierat edhe në një shoqeri maskiliste siç  është ajo amerikane. Pamë që “glass ceiling” ra, dhe një zonjë arriti të hyjë deri Shtëpinë e Bardhë. Kjo i jep shumë shpresë lidershipit të femrës kudo në botë, përfshi edhe Shqipërinë. Sikur e citoj edhe në liber, femra ka të lindura shumë cilësi positive, që e ndihmojnë në lidershipin e suksesshem. Për shembull, ajo trashëgon arketipin e kujdesit, sakrificës dhe dashurisë pa kushte, tipare këto  nga roli i saj i shenjtë i të qenurit nëne; femra shfaq dhe mbart empati dhe e ka shume të lartë inteligjencën emocionale, qe njihet edhe si sine qua e lidershipit; femra ka qenë tërë kohës në shërbim pa kushte. Ajo është dhënësja e përjeteshme, dhe kjo e bën atë një lider-shërbëtor shumë të arrirë; femra ështe dëgjuese shumë e mirë. Ajo është pranuese dhe jo përjashtuese. Këto, si dhe shumë tipare të tjera të fituara, e bëjnë padyshim femrën një lider shumë të sukseshëm për aq kohë sa ajo, sigurisht, do punojë të ndërtojë edhe karakterin e fortë, që është sikur e kemi thënë, baza e suksesit në lideriship. Kam mendimin se Biden -Harris do jene një suskes për politikën amerikane dhe atë botërore.

Intervistoi Albana Nexhipi Lekaj

©MetropolPost.al

Tags: Albana Nexhipi LekajanalizeBidenIris HaliliKamala HarrislidershipMetropolPostObamaTrump
Shkrimi Paraardhës

Pëson atak në zemër Berluskoni

Shkrimi Pasardhës

Dorëhiqet qeveria hollandeze, pas një skandali me “fondin e fëmijës”

Shkrime të Tjera

“Regjimi shfrytëzon gjithkënd dhe gjithçka”, ja si e lexova unë podkastin Rama-Luiz-Benet
Editorial

“Regjimi shfrytëzon gjithkënd dhe gjithçka”, ja si e lexova unë podkastin Rama-Luiz-Benet

22 Maj, 2023
Motivi i skëterrës tek Kadareja/ Përpjekje për t’iu qasur të vërtetës së një shkrimtari, nga Albana N. Lekaj* (pjesa I)
Studimi

Motivi i skëterrës tek Kadareja/ Përpjekje për t’iu qasur të vërtetës së një shkrimtari, nga Albana N. Lekaj* (pjesa I)

19 Maj, 2023
Të ardhurat personale, Elizabeta Katiaj: “Individi me deri në 480.000 lekë në vit, të jetë pa detyrim regjistrimi, deklarimi dhe taksimi”*
Ekonomi

Të ardhurat personale, Elizabeta Katiaj: “Individi me deri në 480.000 lekë në vit, të jetë pa detyrim regjistrimi, deklarimi dhe taksimi”*

27 Mars, 2023
Bibliotekë shkolle me libra edhe nga hedhurinat/ Botimet “Dituria” gëzojnë fëmijët e “Ndoc Mazi”-it me 140 tituj të rinj. Nga Albana Nexhipi Lekaj*
Arsimi

Bibliotekë shkolle me libra edhe nga hedhurinat/ Botimet “Dituria” gëzojnë fëmijët e “Ndoc Mazi”-it me 140 tituj të rinj. Nga Albana Nexhipi Lekaj*

6 Mars, 2023
Situata e sajuar feministe në BBV/ Erminona Lekbello plas të vërtetat troç, skualifikohet nga produksioni
Opinion

Situata e sajuar feministe në BBV/ Erminona Lekbello plas të vërtetat troç, skualifikohet nga produksioni

1 Mars, 2023
Marrëveshja bazë mes Serbisë dhe Kosovës, dy fjalë nga  Marko Millanoviç
Analiza

Marrëveshja bazë mes Serbisë dhe Kosovës, dy fjalë nga  Marko Millanoviç

27 Shkurt, 2023
Rekujem për 21 janarin
Opinion

Rekujem për 21 janarin

21 Janar, 2023
Të merremi apo jo me Luisin e BBV-së (apo me QSUT-në më mirë)
Analiza

Të merremi apo jo me Luisin e BBV-së (apo me QSUT-në më mirë)

11 Janar, 2023
‘Vajzat e Vilës së Pëlhurave”,  botohet edhe vëllimi II, i sagës  aq të dashur bestseller të Anne Jacobs
Libra

‘Vajzat e Vilës së Pëlhurave”, botohet edhe vëllimi II, i sagës aq të dashur bestseller të Anne Jacobs

28 Dhjetor, 2022

Ndërlidhu

https://youtu.be/QWZhDpgBxE4
VIDEOJA E DITES

Më të lexuarat

  • 2023-shi, një ekonomi globale në recesion? Intervistë me z. Ardian Lekaj, ekspert ekonomie*

    2023-shi, një ekonomi globale në recesion? Intervistë me z. Ardian Lekaj, ekspert ekonomie*

    6 shpërndarje
    Share 2 Tweet 2
  • Virusi gojë-këmbë-dorë që po qarkullon aktualisht tek fëmijët/ Çfarë duhet të kenë kujdes prindërit? Pediatrja Ilsa Mula Kraja shpjegon

    86 shpërndarje
    Share 34 Tweet 22
  • “Mos i besoni internetit, miq!”, nga Çapajev Gjokutaj

    4 shpërndarje
    Share 2 Tweet 1
  • Leksikografit Ferdinant Leka për 7 mars, nga prof.dr. Diana Kastrati

    3 shpërndarje
    Share 1 Tweet 1
  • Arrestimi i Dakos, Berisha/ “Rama bllokoi ekzekutimin e vendimit…”

    0 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0

Lajmet e fundit

“Akuzat që rëndojnë mbi Dakon janë “Shpërdorim detyre”/ Flet avokati

“Akuzat që rëndojnë mbi Dakon janë “Shpërdorim detyre”/ Flet avokati

7 Qershor, 2023
Arrestimi i Dakos, Berisha/ “Rama bllokoi ekzekutimin e vendimit…”

Arrestimi i Dakos, Berisha/ “Rama bllokoi ekzekutimin e vendimit…”

6 Qershor, 2023
Fletë-arresti për Dakon? Burime të sigurta thonë po

Fletë-arresti për Dakon? Burime të sigurta thonë po

6 Qershor, 2023
Për të tërë ata që s’mund të mbajnë një dietë fikse/ Ja ç’duhet të konsumojnë

Për të tërë ata që s’mund të mbajnë një dietë fikse/ Ja ç’duhet të konsumojnë

5 Qershor, 2023
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In