Pas përplasjes me Presidentin e SHBA Donald Trump në Zyrën Ovale, Evropa ka treguar mbështetjen ndaj Ukrainës dhe presidentit të saj Volodymyr Zelensky.
“I dashur Zelensky, ti nuk je kurrë vetëm”, shkruajnë në Twitter presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula Von del Leyen dhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ndërsa Përfaqësuesja e Lartë Kaja Kallas tha se “botës së lirë i duhet një lider i ri”. “Dinjiteti juaj nderon guximin e popullit ukrainas. Jini të fortë, jini të guximshëm, jini të patrembur… Ne do të vazhdojmë të punojmë me ju për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.”
Sa më poshtë, MetropolPost ju sjell disa prej deklaratave të krerëve Evropianë:
Donald Tusk kryeministri polak dhe presidenti i radhës i BE-së : “I dashur Zelensky dhe të dashur miq ukrainas, ju nuk jeni vetëm”
Macron, presidenti francez: “Ka një agresor rus, ne duhet të respektojmë ata që e luftuan atë që në fillim”. Dhe ai shpresonte për “një Evropë që është një fuqi, ne kemi nevojë për të më shumë se kurrë”.
Friedrich Merz, kancelari i ri gjerman: “Ne qëndrojmë pranë Ukrainës në kohë të mira dhe në kohë të vështira. Asnjëherë nuk duhet të ngatërrojmë agresorin dhe viktimën në këtë luftë të tmerrshme”.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez: “Ukraina, Spanja është me ju”.
Ulf Kristersson, kryeministri suedez: “Suedia qëndron me Ukrainën. Ju nuk po luftoni vetëm për lirinë tuaj, por edhe për atë të të gjithë Evropës ukrainas”.
Gitanas Nauseu, presidenti i Lituanisë: “Ukraina, nuk do të ecësh kurrë vetëm”
Giorgia Meloni, kryeministre e Italisë: Ky është “propozimi që Italia synon t’u bëjë partnerëve të saj në orët e ardhshme”, tha kryeministri, duke nënvizuar se “çdo ndarje e Perëndimit na bën të gjithëve më të dobët dhe favorizon ata që do të donin të shihnin rënien e qytetërimit tonë”. Keir Starmer, kryeministri britanik: “Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar për “përparimin e veprimit evropian për Ukrainën” në emër të “mbështetjes sonë të palëkundur kolektive” për Kievin “për të arritur një paqe të