E martë, 26 Maj, 2026
Opinion

Si triumfoi krimi mbi shtetin në rastin e Safetit/ Nga Armir Shkurti

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

“Ndiq paret” – është motoja e kriminalistikës amerikane. Pra kush fiton nga video në bashkinë e Kuksit? “Shantazh”- thuhet me naivitet. Shantazhi është kur i ke një peng viktimës dhe kërcënon se do t’ia botosh. Ndërsa në rastin konkret regjistrimi doli dhe pasoja është largimi i menjëhershëm i Gjicit nga detyra. “Kundërshtari politik” që Safeti akuzoi doli e tha se ia kishin ofruar një video por ky ( i PD-së) e refuzoi. Pra duket se thika në shpinë i ka ardhur nga të tijët. Le të shohim se kush do ta zëvendësojë.

Gjithçka në videot që kemi parë deri tash është kriminale. Që nga joshjet e autores së regjistrimi deri tek shpërndarja në w.app. ishte shah mat: Gjici dha dorëheqjen njëkohësisht Rama e shkarkoi. Pra krimi triumfoi bukur mbi shtetin edhe pse për personat në fjalë ( si Safetin si Ramën ) kam rezervat e mia në të qenit shtetarë.
Të premten iu hodh publikut copa porno. Kur shterroi krijimtaria popullore rreth gojores masës iu hodh kocka tjetër: “korrupsioni”. Njeriu që ka xhiruar miliona euro tendera me kompanitë e veta tash akuzohet për allishverishe me strehë qensh! Gërgasi nuk duket gjëkundi! Lojën po e luajnë dorasët. Kush? Ata pra që kanë vënë përfund shtetin. Një shtet në thelb i ndërtuar me safetër e shukrinj, por që më mirë ashtu sesa i marrë zvarrë nga krimi i organizuar dhe i diskredituar prej skenarëve të frikshëm me intriga kurvash e përgjimesh.

Ka plot vega ku mund ta kapësh këtë histori të fëlliqur, por mua më dëshpëron shumë pikërisht ky fakt: përdhunimi publik i shtetit ( ndërtuar me me mutëra gjithëfarësh, e përsëris ) nga banda rivale, për më shumë para e më shumë pushtet. Ndiqni paranë! Kuptoni pse është zbrazur Kuksi dhe kush bën ligjin aty. Duro dhe shih kush do të ulet pas një muaji në tavolinën e fekonduar nga Safeti!

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top