Lideri i Partisë Demokratike Lulëzim Basha, teksa ka takuar përfaqësuesit e një sërë bizneseve të vogla në Njësinë Bashkiake nr. 4, Tiranë, ka pasqyruar jo vetëm situatën e rënduar ekonomike ku po lëngon biznesi i vogël, por ka përsëritur edhe angazhimet e marra gjatë prezantimit të programit të tij për ekonominë, si paketën e ndihmës anti-covid për biznesin e vogël, vendosjen e një tavani për taksat vendore, të cilat, sipas tij, nuk do ta kapërcejnë 0.5 të xhiros vjetore apo pullën fiskale tek dera, që do pengojë inspektoriatin tatimor të hyjë e të bezdisë biznesin.
Gjatë këtyre takime ai nuk ngurroi të theksonte se qeveria e tij do qe një qeverie e dijes që do ndihmonte të rinjtë të arsimoheshin me mbështetje nga shteti, duke i ftuar të gjithë të bëjnë durim dhe dy muaj, e më 25 prill të dalin e të largojnë Edi Ramën. Qeveria ime, do jetë qeveri e dijes, tha ai. Keni duruar 8 vjet. mbahuni dhe dy muaj, dhe ejani të dalim ta largojmë