E martë, 26 Maj, 2026
Politikë

Basha takon bizneset e vogla: mbahuni dhe dy muaj, jemi racë e fortë

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Lideri i Partisë Demokratike Lulëzim Basha, teksa ka takuar përfaqësuesit e një sërë bizneseve të vogla në Njësinë Bashkiake nr. 4, Tiranë, ka pasqyruar jo vetëm situatën e rënduar ekonomike ku po lëngon biznesi i vogël, por ka përsëritur edhe angazhimet e marra gjatë prezantimit të programit të tij për ekonominë, si paketën e ndihmës anti-covid për biznesin e vogël, vendosjen e  një tavani për taksat vendore, të cilat, sipas tij, nuk do ta kapërcejnë 0.5 të xhiros vjetore apo pullën fiskale tek dera, që do pengojë inspektoriatin tatimor të hyjë e të bezdisë biznesin.

Gjatë këtyre takime ai nuk ngurroi të theksonte se qeveria e tij do qe një qeverie e dijes që do ndihmonte të rinjtë të arsimoheshin me mbështetje nga shteti, duke i ftuar të gjithë të bëjnë durim dhe dy muaj, e më 25 prill të dalin e të largojnë Edi Ramën. Qeveria ime, do jetë qeveri e dijes, tha ai. Keni duruar 8 vjet. mbahuni dhe dy muaj, dhe ejani të dalim ta largojmë

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top