Ka fituar ndaj kundërshtarit të tij rus Medvedev, 35 vjeçari spanjoll Rafael Nadal, duke bërë të tijin kështu rekordin e 21 të Grand Slam, në finalen e Australian Open.
Kampioni i US Open 25 vjeçari Medvedev ishte duke kërkuar titullin e dytë, ndërkohë që 35 vjeçari spanjoll, vetëm pak muaj më parë, kishte menduar se nuk do të kishte qenë më kurrë i aftë të kthehej në turne për hir të një problemi në këmbë.
Ky është titulli i dytë i Australian Open për mëngjarashët, dhe vjen 13 vite pas suksesit të vetëm të mëparshëm.
“Padyshim kjo është një prej fitoreve më emocionuese të karrierës sime”, u shpreh Nadal, i cili më parë kishte humbur katër finale të Australian Open.