E shtunë, 30 Maj, 2026
Vendi

Aksidentet rrugore: më në fund një lajm i mirë për 2020

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Është ulur me 17,8 %  numri i të aksidentuarëve gjatë 2020. Të paktën këto janë bilancet që ka publikuar Instituti i Statistikave në faqen e vet zyrtare.

Sipas të dhënave të botuara në këtë faqe, “Në muajin nëntor 2020 numërohen 110 aksidente rrugore nga 109 aksidente të ndodhura në muajin nëntor 2019, duke u rritur me 0,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2020, numërohen 1.121 aksidente rrugore nga 1.363 aksidente të ndodhura në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2019, duke u ulur me 17,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin nëntor 2020, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 139 persona nga 144 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 3,5 %.

Numri i të aksidentuarve në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2020, është 1.451 persona nga 1.857 persona, duke u ulur me 21,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Në muajin nëntor 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 15 persona nga 21 persona të vdekur në nëntor 2019.

 Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 168 persona nga 203 persona në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin nëntor 2020, aksidentet rrugore, në 86,4 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 25,5 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 20,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2020, aksidentet rrugore, në 14,1 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 23,7 %, krahasuar me një vit më parë.”

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top