Ka referuar mes të tjerave edhe ndryshimin e sekretariatit të Partisë Socialiste kreu i saj Edi Rama, duke i caktuar ndërkaq ekipit të ri 100 ditë kohë për paraqitjen e një platforme me projektin e ri organizativ të Partisë.
Besoj se jeni dakord që sekretarit të përgjithshëm dhe ekipit të tij t’i japim 100 dite kohë që të përgatisin të gjithë projekrin e ri organizativ, në tërësi dhe zë për zë sipas të gjitha fushave dhe pastaj, pas 100 ditësh, në muajin dhjetor, t’i votojmë ose jo këto propozime, në bazë të bindjes që do të na krijojë platforma e tyre për një organizim të ri të Partisë Socialiste. Duhet të mësohemi me faktin që në një vend që merr mirëbesim, duhet ta justifikosh në cdo cast me rezultatet. Sa më shumë godite kultrës së shtyrjes së punëve të sotme për nesër.
Në krye të këtij sekretariati Rama vendosi Damian Gjiknurin, si Sekretar organizativ Blendi Klosin, Sekretar Dixhital Etjen Xhafaj, për Burimet Njerëzore Anila Denajn, si Sekretare e Gruas Etilda Gjonaj, si Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë Romina Kuko, dhe Sekretare e Rinisë Bojkena Basha.
Sekretariati i ri PS
- Sekretari i përgjithshëm, Damian Gjiknuri
- Sekretar Organizativ, Blendi Klosi
- Sekretari Dixhital, Etjen Xhafaj
- Burimet njerëzore, Anila Denaj
- Sekretare e Gruas, Etilda Gjonaj
- Sekretare për Marrëdhëniet me jashtë, Romina Kuko
- Sekretare e Rinisë, Bojkena Basha