Aktori hollivudian Jake Gyllenhaal ka pohuar në një intervistë se nuk është fans i dusheve apo banjove të shpeshta. “Sinqerisht, nuk besoj se është e nevojshme të lahesh shpesh”, u shpreh ai në një intervistë për Vanity Fair, duke sqaruar se për mendimin e tij, sa më pak të lahesh, aq më mirë është për lëkurën.
Jake bëhet i treti aktor hollivudian që deklaron një gjë të tillë, pas deklaratave të bujshme të Mila Kunis e Ashton Kutcher-it, të cilët pak kohë më parë thanë “se laheshin vetëm kur e shihnin të nevojshme”
Nuk dihet në është modë mes hollivudianëve kjo e të larit pak. Ajo që dihet, e që këshillojnë sidomos mjekët estetikë, është mos përdorimi i larësve agresivë, të cilët, nëse i përdor shpesh, mund të të krijojnë edhe probleme në lëkurë.