Këngëtarja e njohur Lady Gaga është përballur me një histori të sa të frikshme aq edhe të trishtë.
Dikush, i cili ende nuk është kapur prej policisë, ka shtirë me armë mbi djaloshin që shëtiste tri bulldogët e saj Kojin, Mis Asian dhe Gustavon, duke i rrëmbyer këta të fundit.
Për të gjetur tri qentë e saj, artistja ofron 500 mijë dollarë shpërblim. Ndërkaq, policia po punon ende për kapjen e rrëmbyesit.