Përfundon së ndërtuari një prej urave më të rëndësishme të Rrugës së Arbërit, që do të lidhë rajonet lindore e verilindore të Shqipërisë. Ura e Vashës ngrihet mbi Lumin Mat në Klos, dhe lidh dy anët e shpateve, përkatësist tunelet T5 dhe T6.
Ajo është e gjatë 242 metra, ka 27 kolona paralel në të dyja krahët e urës, dhe pjesa e kalueshme e saj, mbi konstruksionin metalik, arrin në 220 metra.
Ura e Vashës është ura më e rëndësishme, nga 6 të tillat që do ketë rruga e Arbërit.