Drejtoria Vendore e Policisë Dibër bën me dije se disa nga akset rrugore në këtë zonë, mund të vënë në vështirësi drejtuesit e automjeteve. Ata bëjnë thirrje gjithashtu, që të shmangën lëvizjet e panevojshme në rrugë, si dhe për çdo problem të kontaktojnë falas në numrin e Policisë, 112.
Territori i qarkut Dibër, shkruhet nw njoftimin e tyre, është përfshirë nga reshje dëbore duke sjell vështirësi në disa akse rrugore për drejtuesit e automjeteve.Shërbimet e Policisë. Rrugore të DVP Dibër, ndodhen në shërbim në të gjitha akset rrugore kryesore, për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e çdo aksidenti sado i vogël të jetë ai, si dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo drejtuesi mjeti që mund të ketë probleme.Policia e Dibrës, u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë, të tregojnë kujdes maksimal, dhe të përdorin paisjet dimërore për automjetet.