Janë thelluar më tej hetimet e Prokurosisë së Posaçme, SPAK, e cila, dy ditë më parë arrestoi 4 punonjës të Gjykatës së Krujës, mes së cilëve edhe gjyqtaren Enkelejda Hoxha, si dhe dy punonjës të QSUT-së, njëri prej të cilëve shefi i Kardiologjisë, dr. Edvin Prifti, duke u hapur kështu udhë hetimeve për korrupsion në sistemin e drejtësisë e në atë shëndetësor.
Njoftimi i SPAK-ut
Më datë 11, SPAK njofton arrestimin e katër presonave në gjykatën e Krujës dhe të tri të tjerëve në QSUT, dalë nga hetimet e kryera mbi veprimtarinë e paligjshme të të parëve. Ndër të arrestuarëve nga Gjykata e Krujës, përmenden Enkeleida Hoxha – gjyqtare, Aldo Tabaku – avokat, Manuela Mallakuçi – sekretare, Shkëlqim Korbi – ekspert psikiatriko – ligjor, të cilët, në këmbim të përfitimeve, u ulnin dënimin ose lironin të burgosurit që vuanin dënimin në burgun e Krujës. Falë hetimeve të këtij procedimi, thuhet në njoftimin e SPAK- të datës 11 , u bë e mundur të evidentohej një skemë e mirëfilltë kriminale, sipas së cilës persona të dënuar që vuanin dënimin në burgun e Fushë – Krujës, përfitonin ulje dënimi kundrejt dhënies së përfitimit të parregullt. Të dënuarit kujdeseshin fillimisht që si mbrojtës të tyre të zgjidhnin avokatin Aldo Tabaku dhe ky i fundit, falë marrëdhënies që kishte krijuar me gjyqtaren Enkeleda Hoxha, mundësonte që të dënuarit të përfitonin uljen e dënimit, kundrejt shumave të parave të dhëna si përfitim i parregullt.
Hetimi ka provuar se gjithë kjo bëhej kundrejt përfitimit të parregullt të shumave të konsiderueshme në Euro, që shkonin nga 6 deri 12 000 euro. Në këtë skemë të kundraligjshme ishte përfshirë dhe sekretarja gjyqësore Emanuela Mallkuçi, e cila në një rast ka siguruar kundrejt marrjes së përfitimit të parregullt, që kërkesa e të dënuarit të kalonte për shqyrtim tek gjyqtarja Enkelda Hoxha. Ndërkohë gjatë hetimeve është provuar se i hetuari Shkëlqim Korbi ka konsumuar elementët e veprës penale “ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309/2 i Kodit Penal.
Ndërkaq, sqaron në njoftimin e tij, SPAK-u nga të njëjtat hetime, në skenë ka dalë edhe një tjetër skemë korrupsioni, kësaj radhe në QSUT, ku të përfshirët janë dy, Edvin Prifti, mjek kardiokirurg dheTrendafile Frangu, infermiere, ndaluar nga SPAK me motivacionin ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’
Gjatë hetimit, thuhet në njoftimin e SPAK, ka rezultuar gjithashtu edhe se e hetuara Manuela Mallkuçi i ka dhënë drejtpërdrejt përfitim të parregullt shtetasit Edvin Prifti, me qëllim që ky i fundit të bënte operacion mamanë e saj. Në këtë skemë të kundraligjshme janë përfshirë dhe shtetaset Trendafile Frangu dhe Migena Skenderi, të cilat kanë konsumuar elementët e veprave penale “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/2 i Kodit Penal.
DOSJET HETIMORE
Sipas atyre që janë bërë publike në media mbi dosjen hetimore të gjyqtares Enkeleda Hoxha, thuhet se ajo vepronte në bashkëpunim me avokatin Aldo Tabaku, me të cilin supozohet se kishte marrëdhënie më të ngushta se ato të punës. Qe ky i fundit që lidhej me familiarët e të burgosurëve, i cili u sugjeronte të zgjidhnin Enkeledën për gjyqtare të çështjeve përkatëse, e cila më pas, ose ulte vitet e burgut, ose i lironte në këmbim të shumave 12-15 mijë eurove.
Në dosjen hetimore, sipas raportimeve, përfshihen edhe një sërë fotosh të avokatit Tabaku me familjarët e të burgorsurëve, e po ashtu, edhe foto të Aldos me Enkeledën, teksa bëjnë pazar së bashku, apo tek shkojnë tek banesat e njëri-tjetrit.
Ndërkaq, në banesën e kardiokirurkut Edvin Prifti, SPAK-u, sekuestroi 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë të vjetra. Qe pikërisht gjendja e rënduar e nënws së së kryesekretares së Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkucit, ajo që nxori në pah edhe korrupsionin e doktorit.
Në dosjen e SPAK-ut për këtë çështje, lexohet: Në datën 09.02.2021, ora 10:15. në zbatim të vendimit të Prokurorit, policia gjyqësore ka kqyrur dhe marrë me cilësinë e provës materiale kartelën mjekësorë të shtetases Besnike Mallkuçi. Nga kjo kartelë rezulton se shtetësja Besnike Mallkuçi është shtruar në spital në datën 06.07.2020, ora 09:20. me shënimin “urgjent” dhe ka dalë nga spitali në datën 15.07.2020. Gjithashtu, referuar kartelës mjekësore rezulton se mjeku përgjegjës për këtë paciente ka qenë pikërisht doktori kardiokirug Edvin Prifti. Gjatë kohës që Policia Gjyqësore po kqyrte dhe merrte kartelën mjekësore të shtetases Manuela Mallkuçi, i hetuari Edvin Prifti telefonon shtetasen Trëndafile Frangu (File) dhe i kërkon Files që të shkojë t’a takoje (biseda realizohet në datën 09.02.2021, ora 10:25).
Ndërkohë që në datën 09.02.2021, ora 10:23 Emanuela Mallkuçi, ka biseduar me nënën e saj ku ndër të tjera i thotë se e kishte marrë Filja në telefon, e cila i ka treguar kishte shkuar SPAK-u he po verifikon Edvinin dhe ka kërkuar dosjen e mamasë tënde. Në këtë bisedë, Manuela ulet shumë e shqetësuar dhe duket se bien dakort që të mos thonë asnjë gjë në lidhje me dhënien e parave në orën 10:57, të datës 09.02.2021, doktori Edvin Prifti telefon i shqetësuar Filen, dhe i kërkon që të shkojë t’a takojë sërish në zyrë. Në orën 11:22, të datës 09.02.2021, Trëndafile Frangu të cilës, ndër të tjera i shpjegon se e kishte kërkuar Edvini dhe e kishte pyetur për një kartelë të marrë sot. Në këtë bisede dy bashkëbisedueset flasin se doktori ka shumë para etj, etj”, thuhet në dosje.
Pjesë nga biseda mes Manuelës, kryesekretares së Gjykatës Krujë, dhe mikeshës së saj, të cilat bisedojnë për shumat që do t’i japin mjekut Edvin Prifti
Migena: El ngjo nesër
Manuela: Hë hë
Migena: Merr ato rekomandimet sot, nesër me e shtru n’tet e gjysëm mamin a kupto
Manuela: Ëhë me e shtru?
Migena: Po, po me e shtru, me shku të dyja ne shkojm te doktori
Manuela: Po
Migena: Merri t’I kesh me vete (për paratë)
Mignea: Do pysim tak e tak masanej nëpër spital një javë e di vetë ti mo, me pes mijë lekshe me dhjet mijë lekshka me gjona të tjera e di vet
Manuela: Po, po, sido që të jetë flasim bashkë
Migena: Ne motra ime, merri me vete ato nesër që t’i kopsisim kët, t’ia fsuim ktij në zarf se me Fadilin ja kam fut motra jote përpara kohe se
Manuela: Po mirë, pra sa duhen. Sa t’I jap?
Migena: Unë I kam fut dy
Manuela: Dy okej shpirt, mirë, mirë
Migena: Dy mij, a kupto Genën?
Manuela: Dy million, po
Migena: Unë po them I kena pas dhon dy mirë euro ne
Manuela: S’I kam euro unë, I kam kështu lekët tona
Migena: Ne kshtu, ta pys iher atë, po nejse ti merri me vete ato, nji pesqinçe ja japim kësaj, t’tjerat pastaj si t’shkoj spitali
Manuela: Po pra, m’thuj
Migena: S’ke pse me fut mo, a e kupto, ne i vum dy mijë euro atij që ja futëm në zarf
Manuela: Po mirë po i bëj euro
****
Manuela: Ej, m’ka thon nesër me e shtru ai
I afërmi i saj: Nesër e?
Manuela: Po do t’shkoj me Genën, do t’i japim lekët në dorë
I afërmi: Po mirë
Manuela: Kupto, ee nji mij euro gjejm po se dy mij euro do me ja dhon direct Gena, do tja fusim bashk n’dor atij Edvinit, se do t’shkojm direkt te doktori
I afërmi: Po, po, po
Manuela: Po du du nji mij euro tjera, kujt t’i bijm në qaf
I afërmi: Me I thoni Sabait ai
Manuela: Kujt Saba
I afërmi: Sabait halls, he se i kena dhe ato thuj borxh, ktu, ktu thuj, a mo si them gjo moms, hajde thuj vet
Manuela: Mos i thuje njiher, mos i thuj. Kur t’vi un mos i thuj, mir
I afërmi: Po mir