• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E hënë, 19 Maj, 2025
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    “Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton  zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

    “Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

    Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

    Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

    “Zgjedhjet bëhen për të ofruar zgjidhje. 11 maji e humbi këtë shans”/ Nga Afrim Krasniqi

    “Zgjedhjet bëhen për të ofruar zgjidhje. 11 maji e humbi këtë shans”/ Nga Afrim Krasniqi

    Sot gjysmë-finalja e parë e Eurosong 2025/ Ja si do të jetë renditja e performancave

    Sot gjysmë-finalja e parë e Eurosong 2025/ Ja si do të jetë renditja e performancave

    Pezullohet numërimi i kutisë ku votuan Erion Veliaj, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj! Në QV të burgut rezultojnë dy vota më tepër

    Pezullohet numërimi i kutisë ku votuan Erion Veliaj, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj! Në QV të burgut rezultojnë dy vota më tepër

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Një lutje Kryeministrit, për pensionistët që mbeten jashtë Paketës së Rezistencës”, nga Irena Beqiraj*

    Thërrimet e ndihmës së USAID-it edhe kompleksi industrial rreth tij! Nga Irena Beqiraj

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    Sazani në ankand dhe elita eunuke shqiptare/ Nga  Flutura Açka

    Sazani në ankand dhe elita eunuke shqiptare/ Nga Flutura Açka

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Lajme Intervista

Studiuesja Iris Halili shpjegon liderët shqiptarë: nga Zogu tek Edi Rama, çfarë i bashkon dhe i ndan

nga MetropolPost
4 Maj, 2022
në Intervista
Studiuesja Iris Halili shpjegon liderët shqiptarë: nga Zogu tek Edi Rama, çfarë i bashkon dhe i ndan
128
SHPERNDARJE
4.3k
SHIKIME

Në intervistën e gjatë që MetropolPost zhvilloi me studiuesen Iris Halili, mbi librin e saj të sapobotuar “Lideri nuk lind… por bëhet“, nuk mund të mungonte kureshtia për një zbërthim më të detajuar të liderëve historikë shqiptarë, përmes koncepteve më të fundit të shkencës së lidershipit.

Pyetjeve ç’tipare lidershipi bashkëndajnë ata që kanë qeverisur për më shumë një shekull Shqipërinë, nga Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Sali Berisha, Fatos Nano dhe Edi Rama, përse shqiptarët joshen më tepër drejt këtij modeli, dhe a kemi gjasa të përzgjedhim një tjetër model për të na prirë, studiuesja Halili u përgjigjet se të flasësh për liderat shqiptarë, nevojiten faqe tëra, por ajo do përpiqet të na sjellë disa tipare bazë, që i kanë bashkuar dhe ndarë ata, gjatë qeverisjeve të tyre.

Sikurse e them edhe në librin “Lideri nuk lind…por bëhet” gjithë liderat historikë shqiptare, dhe këtu sqarojmë se historikë quhen ata që kanë lënë gjurmë transformuese në historinë tonë, nuk ka rëndësi për mirë apo keq, i bashkon një tipar i qartë: janë të gjithë lidera narcisistë dhe karizmatikë. Ashtu siç shpjegohet edhe në libër, këto dy tipare janë ato që i japin  më tepër vlerë liderit gjatë ngritjes në pushtet dhe mbajtjes së tij. Ne si shoqëri, këto 100 vitet e fundit, nuk kemi zgjedhur ndonjëherë liderë që nuk i kanë pasur këto dy tipare. Të tillë kanë qenë  edhe Mbreti Zog, edhe Enver Hoxha, edhe Sali Berisha, Fatos Nano e Edi Rama. Madje, po të shohim, edhe në Kosovë është pak a shumë kështu.

Karizma lind me njeriun, ndërsa narcizimi është formë personaliteti dhe ka anën e vet të mirë dhe të errët në lidership, aq sa thuhet “sa mirë që lideri e ka, por sa mirë sikur të mos e kishte”. Sikurse tërë liderat karizmatikë, edhe këta tanët kanë pasur aftësi për t’i frymëzuar ndjeksit maksimalisht. Narcisimi, karizma, ose dhe të dyja bashkë, u kanë falur atyre edhe një siguri e besim në vetvete, që është shumë i domosdoshëm në lidership,  se përcjell  siguri tek ndjekësit . Aq besim krijojnë këta lloj liderash, sa që njerzit mund të vetëflijohen për ta, pasi psikologjikisht, ndjekësit, nëpërmjet liderit dhurojnë pushtetin e tyre dhe veteflijimi, shihet si  proces normal  transferimi apo sacrifice.

Është një marrëdhënie shumë interesante, sa dominante, aq edhe psikologjike. S’është nevoja  të numërojmë  këtu sa mijëra njerëz janë hedhur drejt vdekjes në emer të këtyre liderëve, dhe ne s’mund të mos kujtojmë: “E jap jetën time për partinë dhe shokun Enver”, e kjo  edhe përpara togës së pushkatimit.

Liderët karizmatikë dhe narcisistë luajnë me emocionet dhe sedrën e ndjekësve. Kjo është edhe arsyeja pse historia na rrëfen se, në momentet e krizave apo ndryshimeve të mëdha, kanë qenë liderët narcisistë apo karizmatikë, ata që e kanë marrë në dorë fuqinë, pasi kanë fituar edhe miratimin e plotë të ndjekësve.  Dhe kjo nuk është rastësi as në Shqipëri.  Të gjithë, fillimisht, kanë premtuar dhe kanë ardhur në pushtet si lider transformues. Pastaj fatkeqësisht, po të gjithë, kush më shumë e kush më pak, kanë mbetur transformues në disa pika dhe regresiv në shumë të tjera.

I marrim me radhë:

Mbreti Zog solli ligjet e para evropiane në Shqipëri dhe për këtë i jepet merita që solli edhe evropianizmin e parë shqiptar, por me arratisjen dhe kapitullimin e tij, çdo gjë mbeti në tentativë, duke shuar kështu edhe shpresën shqiptare për të pasur një lider shërbyes, pra që ndodhet në krye për t’u shërbyer ndjekësve të tij së pari e vetëm, kjo edhe duke u vetësakrifikuar. 

Enver Hoxha erdhi me premtime transformuese dhe solli industrializmin, heqjen e analfabetizmit, elektrifikimin, shkollimin masiv, shëndetësinë dhe arsimin falas, por ky transformim është sërisht i pjesshëm, pasi paralelisht me të, ai hoqi të drejtat minimale të shqiptarëve, si e drejta e fjalës dhe lëvizjes së lirë, krijoi izolimin total, mohimin e pronës dhe biznesit të lirë, mohoi të drejtën e fesë dhe, mbi të gjitha, u imponoi shqiptarëve luftën e klasave, që në gjykimin tim ishte edhe trondija më e madhe psiko- sociale.  Domethënë,  përgjatë rrugës për të ndërtuar diçka, ai shkatërroi shumëçka dhe, mbi të gjitha, ndërhyri deri tek virtytet njerzore, duke i kthyer shqiptaret kundër njëri-tjetrit. Në interes të pushtetit të tij, ai përdori ideologjinë komuniste, që i vinte për shtat, si dhe praktikën e gramaturës së bukës, e cila, sikurse na mëson edhe Abraham Maslow me teorinë e tij të “Hierarkisë së nevojave”, nëse individi nuk realizon apo mbetet në limit të nevojave të tij  thelbësore psikologjike, siç janë streha, ushqimi dhe një punë minimale, nuk ka as aftësi dhe as tendencë të kërkojë demokraci, të drejtën e fjalës apo nevoja të tjera luksi. Ky ishte edhe transoformimi me çnjerëzor që bëri Hoxha. E vendosi njeriun në kuti, e ktheu atë në kavje dhe i tha: “tani merr frymë”. Sikur na rrenqeth Kafka tek rrëfimi i tij “Një relacion akademik”, ku majmuni në kafaz është pa asnjë rrugëdalje, edhe shqiptari i komunizmit  mbeti pa asnjë  rrugëdalje, dhe kjo falë lidershipit tërësisht toksik dhe regresiv të Hoxhës, lidership që kishte vetëm një qëllim: çimentosjen e  pushtetit personal. Hoxha mbart të gjitha cilesitë e liderit të keq dhe demon: ishte i pashpirt, izolacionist, i ngurtë dhe, mbi të gjitha, diktator. Përpos këtyre, ai ka edhe anët më të errëta të personalitetit narcizist, sikurse janë  mungesa e empatisë totale dhe paranoja ekstreme,  pasi vetëm një lider me këto tipare, mund të dëmtojë aq rëndë psikologjikisht, t’i terrorizojë apo persekutojë ndjekësit e tij deri në shkatërrim,  si dhe të eliminojë  pa asnjë vrarje ndërgjegjeje gjithë miqtë e bashkëpunëtorët e tij. Dhe kjo, sipas parimit bazë të narcizismit të errët, ku brenda natës kthehet në armik kushdo që e kundershton apo i rrezikon pushtetin. Janë metoda që ai i nguliti edhe në shoqërinë shqiptare, e cila binte e gdhihej me armikun anonim, në një Shqipëri të fortifikuar pëllëmbë për pëllëmbë. Fatkeqsisht, për shumë dekada, ne u drejtuam nga kjo monstër, që me modelin e tij projektoi edhe një shoqëri të sëmurë sikurse  vetë ai,  sipas parimit thelbësor në lidership: liderat formësojnë ndjekesit dhe shoqëritë që ata drejtojnë.

Sali Berisha erdhi në pushtet me premtim për demokracinë evropiane, ndonëse pa asnjë eksperiencë vetjake apo akademike me këtë lloj lidershipi,  apo njohuri me normat e demokracisë.  Si një lider narcisist, me të gjitha tiparet e narcizimit të mirë, që i pëlqen pushteti, admirimi i masave dhe ka besim tek vetja, si dhe me forcën për të frymëzuar që ia jep karizma e lartë, u shfaq me një autenticitet gati të papërsëritshëm në lidershipin shqiptar. Duhet pranuar se falë tij dhe pasuesëve të tij, shoqëria shqiptare fitoi pothuajse çdo gjë që i ishte mohuar për 50 vjet: u anëtarësua në shumë struktuara apo trakate evropiane dhe botërore,  shqiptari doli nga izolimi dhe kaloi fazën e kutisë, ku e kishte  përplasur Enver Hoxha dhe metodat e tij komuniste; Shqipëria u bë me rrugë dhe rrugët janë integrim i madh në vetvete, hyri në NATO, u bë lëvizja  pa viza, nisi biznesi dhe tregu i lirë, u hapën të gjitha institucionet fetare etj etj. Dhe këto janë arritje historike. Sali Berisha ishte në krye të këtyre arritjeve, dhe përmes një lidershipi sa amator, aq edhe shpirtëror, që lëvizte mes atij autoritar dhe demokrat, ai për shumë kohë mbeti në shërbim të ndjekësve,  dhe kjo qe arsyeja pse ata, me gjithë dramën ekonomike të vitit 1997, i dhanë në 2005-n një shans të dyt,ë shans që fatkeqesisht nuk e shfrytëzoi sa dhe si duhej. Ndjekësit shqiptarë i besuan Sali Berishës luftën kundër korrupsionit, pasi besonin se ai ishte njeri i papërlyer. Por, fatkeqësisht, në 15 Mars 2008, ndodhi edhe shembja e madhe. Nga historia, kjo datë njihet edhe si “The ides of March” (dita e vrasjes se Jul Çezarit, ditë që sipas teorive supersticioze, çdokush duhet të ruhet nga ndonjë fatkeqësi). Pikërisht në  këtë datë, një shpërthim në Gërdec do shënonte një kthesë të madhe në besimin e shqiptarëve në betejën kunder korrupsionit. Berisha kreu vetëm akte minimale në transparencë të së vërtetës ndaj kësaj ngjarjeje dhe, si të thuash, u përpoq  më shumë ta mbulonte se ta zbulonte atë korrupsion galopant shumë pranë kryeqytetit. Një dorëheqje  e tij dhe e  qeverisë  së tij në atë kohë, do ishte vendimi më i arrirë. Mbulimi i Gërdecit,  dhe me pas i skandalit të “bllokut blu”, janë dhe kthesa më e madhe e lidershipit të Berishës, që rrëfeu se për interesa të grupit që e rrethonte  apo të pushtetit personal, ai bëhet palë me korrupsionin.  Kjo në lidership është e palafshme, dhe njihet nga historia si  “GATE” skadali Watergate i Presidentit Nixon në SHBA.   Çështja është që kur je thirur të drejtosh një grup social, apo vendin tënd, kontratën kryesore e ke me misionin e liderit:  duhet të jesh tërësisht në shërbim të tyre, dhe jo në shërbim të bashkëpuntorëve, qofshin këta edhe ata më të ngushtet. Me marsin e 2008-s, unë gjykoj se ka mbaruar  përfundimisht dhe lidershipi berishian. Kjo ngase kontrata në lidership, është  mbi të gjitha një kontratë morale lider -ndjekës.

Fatos Nano përtej karizmës së intelektualit liberal, jo autoritar, si dhe  narcisismit të tij më tepër të  vetëndjerë sesa dëshirë për admirim nga ndjekësit, nuk ka qenë ndonjë figurë shumë frymëzuese, pasi gjithmonë i ka munguar ambicja për pushtet në masë të tillë që t’i zbehte çdo pasion tjetër, duke iu dedikuar tërësisht  dhe plotësisht pushtetit. Ndërkohë, të mos harrojmë që ndjekësit shqiptarë janë të prirur të adhurojnë një figure me tipare shumë mashkullore, i gjatë, i pashëm, me ritëm në të folur dhe ecje, dhe shumë aktiv e punëtor. Ai duhet të jetë i pranishëm ditë e natë në ekran, në mënyrë që ndjekësit të jetojnë me të, ndryshe ata nuk e konceptojnë dot lidershipin. Dhe Nano nuk ishte i tillë. Plus që ai nuk shfaqi ndonjëherë ndjeshmëri apo lidhje shërbimi e vëmendje të veçantë  me ndjekësit  (mungesa këto që e afrojnë me lidershipin toksik dhe narcizisimin negativ).  Kështu që, si të thuash ai më shumë përjashtoi veten, se  e përjashtuan ndjekësit.  Megjithatë, ai ka meritën se foli për herë të parë për meritokracinë dhe katarsisin ndaj korrupsionit, teza këto që e sollën në pushtet, por që fatkeqësisht ky mision i mbeti vetëm në letra, pasi jo vetëm që nuk arriti ta luftonte korrupsionin, por nën drejtimin e tij, ky i fundit bëri hapa dhe me galopantë. Ndërkaq ai nuk arriti të krijonte atë lidhje organike që ndërtoi Berisha me ndjeksit, gjë shpjegohet sërish me mungesën e empatisë tek Nano dhe praninë e saj tek Berisha. Kjo ishte edhe arsyeja kryesore pse ai i dha dorë të lirë Edi Ramës, për ta zëvendësuar  në drejtimin e partisë, duke dalë natyrshëm si lider i së majtës. Ardhja e Ramës, ishte më shumë  mbushje e një vendi  lënë bosh nga Nano “jo ambicioz per pushtet”,  sesa pozicion i kapur me meritë prej Ramës.

Edi Rama hyri me shumë në lidershipin shqiptar si një lider që sillte tisin e Perëndimit, djalit qytetar të Akademisë së Arteve. Ai qysh në fillim u pa si vetë “Perëndimi’. Formimi artistik dhe loja që bëri dhe bën me fasadat e çdo drejtimi, e shfaqi lidershipin e tij me nuanca surprizash, që u kthyen me shumë në një argëtim për ndjekësit, sesa në një lidhje të tyre organike me pushtetin e Ramës apo drejtimin e tij.  Ai është më shumë narcisist se karizmatik, ndonëse i ka të dyja këto tipare. Nga narcisismi ka dëshirën ekstreme për pushtet absolut, mbart “kompleksin e Mesias” , pra që vetëm ai mund ta shpëtojë Shqiperinë dhe shqiptarët, ka arrogancë ekstreme që shfaqet edhe më fort sa herë i lëkundet pushteti. Si lider karizmatik, sikurse të gjithë paraardhesit e tij, ai e pranon konfliktin dhe ndihet mirë në të, pasi kjo i jep edhe me shumë ushqim vetëndjerjes narcisiste. Ndërkohë, falë shkollimit artistik, ai është në gjendje të shmagë hera-herës ngurtësinë, si dhe demonstron fleksibilitet, sidomos me partnerët ndërkombëtarë. Ndonjëherë shkon aq larg, sa humbet tërësisht autenticitetin. Autenticiteti është një tipar shumë i rëndësishëm tek liderat, pasi jo vetëm që i bën ata të veçante dhe unikalë, por rrëfen edhe se ata kanë qëndrueshmëri, tipar që ndjekesit e duan shumë, pasi u krijon ndjesinë se nuk do të tradhëtohen kurrë.  Edi Rama, sikurse e kam thënë edhe në një shkrim tjetër, dikur imitonte fjalimet e Obamës, kurse së fundmi modelin e drejtpërdrejtë të Trumpit. Çështja është se lideri edhe mund të ndryshojë paksa stilin për të mbajtur gjallë kureshtjen e  ndjekësve, por kur ai shkon nga një ekstrem në tjetrin, humbet besushmëria dhe serioziteti. Nga ana tjetër, një tjetër gjë jo e mirë që ka ndodhur me Ramën, është se vitet e tejzgjatura  në pushtet i kanë hequr artikulimin e arrirë, pikërisht atë që ka pasur në fillim të karrierrës së tij , ku shquhej një shqipe do të thoja e kulluar. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e arrogancës së tij,  e cila demonstron me së miri se ai ka humbur çdo lidhje emocionale, shpirtërore apo të sinqertë me ndjekesit.  Ai tashmë i shikon ata si bezdi që s’po e lënë të ushtrojë rehat atë “që vetëm ai mund ta bëjë” drejtimin e Shqipërisë! Ai, sikurse çdo narcisist, nuk pranon asnjë mendim ndryshe, dhe nga “argëtues” është bërë “irritues”:   nuk pranon që i ka rënë admirimi ndër ndjekës, debaton pa kufi me ta në median sociale e jo vetëm aty, etj. Ramën dhe narcisismin e tij nuk e kënaq turma që e duartorket (sikur kënaqte Berishën) por ajo që i bindet. Kështu ai kënaq narcisismin e tij, sipas parimit: “Unë flas, ju dëgjoni. Nuk kam nevojë të më duartrokisni, se duartrokas veten”. Kjo fazë e narcisismit është edhe më e rrezikshmja. Sikurse edhe Berisha, ai shume herë është i papërmbajtur, gjë që i kushton shtenjtë në marrëdhëniet me ndjekësit, mediat dhe gjithë sistemet e tjera zinxhir. Sikur edhe krejt paraardhësit, edhe ai shfaq pjesën e errët të narcisismit, sipas të cilës “e drejta është gjithmonë në anën time” dhe “unë vetëm fitoj dhe kurrë nuk humbas”. Janë pikërisht këto dy anë negative të narcisismit, që nuk i lejojnë liderët tanë të dëgjojnë më shumë dhe të flasin më pak. Mungesa e dëgjimit dhe e konsultimit, mbetet një ndër problemet e dukshme të lidershipit shqiptar. Edi Rama ka dështuar gjithashtu në luftën kundër korrupsionit, duke shfaqur ekzaktësisht  të njëjtat qendrime dhe papërgjegjësi sikur parardhësit. Sikurse edhe kam thënë  para do kohe në televizion, liderat e tranzicionit që  krijuan korrupsionin, kanë kaq vite që tregojnë se nuk mund ta luftojnë atë. Kjo e ka çuar tranzicionin në “kalendat greke”.  Këta liderë e mbajnë vetë gjallë  tranzicionin, pasi jetojnë dhe mbijetojnë vetëm nëpërmjet tij.

Së fundi, do thoja se liderat tanë historikë i bashkon edhe një tipar tjetër: ata kanë qenë ne gjendjë të krijojnë një masë të madhe ndjekesish apo adhuruesish  militantë, por kurrë nuk kanë qenë të aftë  të krijojnë më shumë liderë.  Një nga parimet  bazë të lidershipit, është se lideri i sukseshëm është ai që është në gjendje të krijojë  e të lërë pas vetes më  shumë liderë. Fatkeqësisht dhe, mbi të gjitha, në horizont nuk po duket ndonje lider tjetër me tipare të dukshme narcisismi dhe karizme, tipare këto që e bëjnë ndjekësin shqiptar t’i marrë në  konsideratë si  lidera të ardhshëm. Ndaj, në gjykimin tim, them se do na duhet të presim sërish gjatë…

Intervistoi Albana Nexhipi Lekaj

©MetropolPost.al

Tags: Ahmet ZoguAlbana Nexhipi LekajEdi RamaEnver HoxhaIris Halililidershiplidershipi shqiptarMetropolPostSali Berishastudiuese
Shkrimi Paraardhës

Një studim mbi lidershipin: “Lideri nuk lind… bëhet!” nga Iris Halili

Shkrimi Pasardhës

Ngrin liqeni i Bizës. Ndoshta një atraksion me tepër në kryeqytet

Shkrime të Tjera

Meta falënderon votuesit  dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”
Politikë

Meta falënderon votuesit dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”

18 Maj, 2025
Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”
Parlamentaret 2025

Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

13 Maj, 2025
Publikoi fletën e votimit në ‘TikTok’, procedohet penalisht 24-vjeçari shqiptar në Gjermani
Lajme

Publikoi fletën e votimit në ‘TikTok’, procedohet penalisht 24-vjeçari shqiptar në Gjermani

6 Maj, 2025
Një konferencë mbi gjurmët e Skënderbeu dhe itineraret kastriotiane,  e po ashtu edhe të kulturave arbëreshe në Italinë e Jugut
Studimi

Një konferencë mbi gjurmët e Skënderbeu dhe itineraret kastriotiane, e po ashtu edhe të kulturave arbëreshe në Italinë e Jugut

29 Prill, 2025
Yjet e javës nga Meri Gjini
Horoskopi

Yjet e javës nga Meri Gjini

28 Prill, 2025
Albana N. Lekaj: “Ramës nuk i intereson aktivizimi i shtresës gri. U drejtohet vetëm atyre që ka të sigurt, militantëve dhe administratës”
Debati

Albana N. Lekaj: “Ramës nuk i intereson aktivizimi i shtresës gri. U drejtohet vetëm atyre që ka të sigurt, militantëve dhe administratës”

23 Prill, 2025
Von der Leyen: “Pezullimi i tarifave hap i rëndësishëm”
Bota

Von der Leyen: “Pezullimi i tarifave hap i rëndësishëm”

10 Prill, 2025
Prilli me ndryshime super të rëndësishme: Ja ç’sjell Neptuni tek Dashi,  për 14 vitet në vijim
Horoskopi

Prilli me ndryshime super të rëndësishme: Ja ç’sjell Neptuni tek Dashi, për 14 vitet në vijim

8 Prill, 2025
Michael Schumacher bëhet gjysh/ Vjen në jetë Millie, e parëlindura e vajzës së tij Gina
Stil Jete

Michael Schumacher bëhet gjysh/ Vjen në jetë Millie, e parëlindura e vajzës së tij Gina

8 Prill, 2025

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Iu bë publike videoja erotike në zyrë, jep dorëheqjen Safet Gjici: “Ishte kurth nga kundërshtarët e mi politikë”

    33 shpërndarje
    Share 13 Tweet 8
  • Meta falënderon votuesit dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Pjata e Pashkës/ Brinjë qingji në furrë, me patate

    28 shpërndarje
    Share 11 Tweet 7
  • Ekspozita speciale mbi Butrintin, celebron 100 vite marrëdhënie diplomatike Angli-Shqipëri. Prof. Richard Hodges: “Pak vende në Mesdhe kanë një histori kaq të gjatë e të pasur”

    11 shpërndarje
    Share 4 Tweet 3

Lajmet e fundit

Meta falënderon votuesit  dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”

Meta falënderon votuesit dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”

18 Maj, 2025
“Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton  zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

“Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

18 Maj, 2025
Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

18 Maj, 2025
Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

13 Maj, 2025
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In