Është ndarë nga jeta Dick Cheney, zëvendëspresidenti i Bushit, që udhëhoqi luftën kundër terrorit pas 11 shtatorit.
Ish-nënpresidenti i SHBA-së, një figurë qendrore në administratën e George W. Bush dhe arkitekt i “luftës kundër terrorit” pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, ka vdekur në moshën 84 vjeç.
Ai ka qenë zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara nga viti 2001 deri në vitin 2009 dhe një nga arkitektët kryesorë të strategjisë së Amerikës në “luftën kundër terrorit” pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.
Lajmi u njoftua nga familja e tij.
I konsideruar si një nga zëvendëskryeministrat më të fuqishëm në historinë e SHBA-së, Cheney shërbeu dy mandate nën Presidentin George W. Bush, duke formësuar thellësisht politikën e sigurisë kombëtare dhe vizionin ushtarak të Uashingtonit.
E cilësuar si një figurë e shquar, por përçarëse, ai luajti një rol kyç në vendimet që çuan në pushtimin e Irakut në vitin 2003 dhe lindjen e doktrinës së ndërhyrjes parandaluese.





























