Në ditën e parë të detyrës së tij, presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, planifikon të pezullojë lejet e sigurisë të 51 zyrtarëve të Inteligjencës, të cilët, sipas një raporti, pretenduan se raportimet që lidheshn me laptopin e Hunter Bidenit, kishin “shenjat klasike” të dizinformimit rus”, përpara zgjedhjeve të vitit 2020.
Trump merr përsipër të shfuqizojë lejet e të ashtuquajturve “spiunë që gënjejnë”, si pjesë e një morie urdhrash ekzekutivë që ai pritet të nënshkruajë ditën e parë të kthimit në Zyrën Ovale, raporton Fox News, duke cituar një zyrtar të lartë të administratës që e njeh këtë çështje.
Autoritetet federale konfirmuan përfundimisht se laptopi që i përkiste djalit të Presidentit Biden ishte autentik, megjithëse ekspertët e sigurisë kombëtare, kanë deklaruar se vazhdojnë të mbështesin letrën e vitit 2020, që shkruan për shqetësimet e tyre mbi dizinformimin.
Raportimi i “The Post” për laptopin, që çoi në zgjedhjet midis Bidenit dhe Trump, përfshinte akuza për tregti me ndikim të huaj, përdorim të drogës dhe aktivitete të tjera të turpshme nga djali i madh i Bidenit. Emailet nga pajisja, e cila qe lënë në një dyqan kompjuterash në Delaware, treguan se Bideni i ri e kishte prezantuar të atin, asokohe nënpresidenti Joe Biden, me një ekzekutiv të lartë të një firme energjitike ukrainase, ku Hunteri, 54 vjeç, ishte bërë pjesë e bordit. Një kopje e hard drive-it iu dha asokohe “The Post”, ndërsa kompjuteri, në vitin 2019, iu dorëzua FBI-së nga pronari i dyqanit të kompjuterave. Pas raportimit të kësaj bombe, një mori ish-oficerësh të lartë të Inteligjencës, nënshkruan një letër, duke pretenduar se shumë e-maile “kanë shenjat klasike të një operacioni informatik rus” pa paraqitur asnjë provë të re.
Raportimi i “The Post” mbi Bidenin, u censurua shkurt në mediat sociale, por “laptopi nga ferri” u përdor nga prokurorët federalë dhe u konfirmua si i vërtetë gjatë gjyqit të armëve bërë Hunterit vitin e kaluar.
Një zyrtar i Trump konfirmoi për The Post të dielën se presidenti i ardhshëm pritet të nënshkruajë më shumë se 200 urdhra ekzekutivë pasi të bëjë betimin si president dhe ky do të jetë nga të parët.