E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Vendi

“Sherri për guroret”/ Gazetarja Anila Hoxha publikon pamjet e tmerrshme në afërsi të Thumanës (video)

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Gazetarja e kronikës Anila Hoxha ka publikuar disa pamje dhune në mes të ditës, në një bar në afërsi të Thumanës.

Nga pamjet e publikuara shquhen disa burra që u sulen me shkopinj disa të tjerëve, derisa njëri syresh dergjet i shtrirë në dysheme.

“Me falni për këtë video që bruto është 1.39 sekonda”, shkruan Hoxha në fejsbukun e saj. “Eshte barbare. Ata sulmojnë e shajnë. Thonë “ bjeri” ! Njeri nder ta filmon. Dy te moshuar ngrijnë ne mes te skenës. Shenjestrës i vihen pas me shkopinj, madje edhe kur ai humbet ndenja, ata nuk ndalen. Vazhdojnë ta godasin
E gjitha kjo ndodh ne afërsi të Thumanës , pranë autostradës. 2023″, përfundon ajo statusin, sipër të cilit ka shënuar titullin “Sherr për guroret”.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top