• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E enjte, 21 Gusht, 2025
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    Rama: “Kush ndërton pallat, nuk mund të bëhet problemi i zonës. Rregullorja e re masa drastike”

    Rama: “Kush ndërton pallat, nuk mund të bëhet problemi i zonës. Rregullorja e re masa drastike”

    Rama: “Ja çfarë do të ndodhë pas këtyre prishjeve masive”

    Rama: “Ja çfarë do të ndodhë pas këtyre prishjeve masive”

    Rama: “Plazhet publiket, Bashkitë të vendosin çadrat e shezllonët e tyre”

    Rama: “Plazhet publiket, Bashkitë të vendosin çadrat e shezllonët e tyre”

    RAMA: “Gati Rregullorja Kombëtare. Vendos kufij të qartë për pronën publike”

    RAMA: “Gati Rregullorja Kombëtare. Vendos kufij të qartë për pronën publike”

    Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës: dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen aktuale në Shqipëri

    Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës: dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen aktuale në Shqipëri

    “Parkimi i dyfishtë do të konsiderohet vepër penale”/ Ja masat e ashpra që deklaroi drejtori i Policisë Ilir Proda për funksionimin e sezonit veror

    “Parkimi i dyfishtë do të konsiderohet vepër penale”/ Ja masat e ashpra që deklaroi drejtori i Policisë Ilir Proda për funksionimin e sezonit veror

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Një lutje Kryeministrit, për pensionistët që mbeten jashtë Paketës së Rezistencës”, nga Irena Beqiraj*

    Thërrimet e ndihmës së USAID-it edhe kompleksi industrial rreth tij! Nga Irena Beqiraj

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Libra

“Në trekëndëshin e magjishëm: Dashuria, jeta dhe vdekja – rreth romanit të Diana Çulit “Engjëj të armatosur””, nga Virgjil Muçi

nga MetropolPost
17 Janar, 2024
në Libra, Libraria
“Në trekëndëshin e magjishëm: Dashuria, jeta dhe vdekja – rreth romanit të Diana Çulit “Engjëj të armatosur””, nga Virgjil Muçi
1
SHPERNDARJE
31
SHIKIME

“Ai është një komandant i famshëm, ajo komisare politike në të njëjtin batalion. Ajo është jashtëzakonisht e bukur, ai është tmerrësisht tërheqës. Bien në dashuri me njeri-tjetrin, por rregullat e egra të luftës nuk e pranojnë dhe nuk e lejojnë këtë dashuri të ndaluar. Ky faj duhej ndëshkuar me dënimin kapital: me ekzekutim. Si do të vendosë gjyqi partizan? Do t’i pushkatojë të dy? Apo vetëm njërin, atë që, sipas këtyre gjykatësve të malit, ka shtirë tjetrin në ngasje? Dhe kujt, prej të dyve, do t’i bjerë shorti tragjik?”

* * *

Pas afro pesëmbëdhjetë vjet heshtjeje, pothuaj të plotë, romani i Diana Çulit “Engjëj të armatosur” vjen e na flet për një nga periudhat më të glorifikuara e, në të njëjtën kohë, më të përgojuar, më të nëmur e më të paragjykuar në mbarë historinë tonë – Luftën Antifashiste. Diana Çuli ka kurajon si qytetare e si krijuese të ballafaqohet me këtë sfidë, jo vetëm letrare, dhe ta këqyrë atë përmes një këndvështrimi origjinal. Edhe pse gjithçka zë fill e nis nga një marrëdhënie në dukje sentimentale mes dy personave, Dorothe Gjikës dhe Aleks Lazarit, në të vërtetë ajo shkon e shpërfaq një pjesë të atij kuadri epik të luftës me ngjyra të ndezura që i shkojnë aq fort për shtat peizazhit të Bregut, dekorit ku zhvillohen ngjarjet, me tone të spikatura realiste.

Ajo që fillimisht ngjan si një farë volie për autoren, domethënë fakti që subjekti i këtij romani mbështet mbi një ngjarje të jetuar, me heronj realë, kish fort të ngjarë që t’i rrinte si këmishë force shtatit të romanit e fare mirë mund të shndërrohej në një handicap, duke e futur në hulli që e degdisnin larg një vepre të mirëfilltë letrare dhe e privonin prej pasurisë së shprehjes në regjistra të ndryshëm që të jep arti i fikcionit. 

Por, dora-dorës, që shtyhemi në lexim vërejmë se Diana Çuli i është shtëmëngur me elegancë kësaj gracke, duke i dhënë vetes gjithë lirinë e mrekullueshme për të fluturuar e kullotur mbi livadhet e fantazisë dhe, në të njëjtën kohë, duke mos tradhtuar heronjtë e saj dhe botën e tyre fizike e shpirtërore që duket sheshit se autorja e ka fort për zemër.

Boshtin e romanit të Çulit e përbën drama e dy të rinjve, Dorothe-Aleks, e cila, realisht, është drama e të gjithë të dashuruarve që humbën jetën gjatë luftës jo nga dora e armikut, por e atyre që i pandehnin shokë e bashkëluftëtarë; është drama universale, e përjetshme, e ndjenjës së pastër e të çiltër që shkon e shkërmoqet përballë vrazhdësisë së puritanizmit patriarkal e moralit kallp të një ideologjie vrastare dhe, ndonëse shpesh është anashkaluar, enkas, edhe përballë makiavelizmit politik, sivëllezërve të Jagos, intrigat e të cilëve nuk do të binin më poshtë se ato të personazheve shekspirianë. Ndonëse disi periferike në rrjetin kompleks të linjave që përshkojnë kryq e tërthor romanin e Çulit, një nga linjat më interesante është ajo Dorothe-Leon Nasta, ish i fejuari i “mëkatares” dhe kuadër i luftës e njeri me formim të lartë intelektual.

Paradoksalisht nëpërmjet disa elementëve që spikasin në të ne arrijmë të depërtojmë e të rrokim thelbin e çështjes, thënë më shkoqur, të arsyes së vërtetë të vrasjes së Dorothesë, përtej çdo retorike e mjegulle dashakeqe me të cilën kjo vrasje ka pasë qenë mbështjellë për afro gjysmë shekulli. Në këtë pikë logjika artistike e shkrimtares depërton dhe na hedh dritë mbi një nga aspektet më domethënës të luftës për të cilin është heshtur në mënyrë të (pa)kuptueshme përgjatë pesëdhjetë vjetëve të monizmit, heshtje që ka vijuar edhe më pas për arsye që nuk është as vendi, as koha për t’i shkoklitur.

E kam fjalën për atë frakturë të qartë në gjirin e lëvizjes në përgjithësi dhe të Partisë Komuniste në veçanti midis dy grupesh që në romanin e Diana Çulit përvijohen qartë: pjesës konservatore, patriarkale, ksenofobe e mendjengushtë të përbërë më së shumti nga shtresa e pashkolluar e fshatit dhe e qytetit, si dhe ajo pjesë e rinisë liberale, të shkolluar, brenda ose jashtë vendit, e cila kishte rënë në kontakt me idetë më të përparuara dhe demokratike të kohës dhe aspironte një Shqipëri të begatë e të zhvilluar në gjirin e kombeve të qytetëruar. Në këtë konflikt të pashmangshëm fitorja anoi nga grupi i parë, ndaj dhe pushkatimi i Dorothesë nga shokët e saj, metaforikisht ishte vrasja e krejt këtij brezi dhe ngadhënjimi i diktaturës që pasoi.

Si në strukturë ashtu edhe në përmbajtje, “Engjëjt…” e Çulit ka diçka nga tragjeditë e antikitetit. Pikësëpari Fati dhe Fataliteti që u vigjëlojnë mbi krye dhe i shoqërojnë si Dorothenë dhe Aleksin, ashtu edhe personazhet e tjerë në dramat e jetës e të vdekjes, duke na kumtuar se gjithçka është e parashkruar dhe kurrkush nuk mund t’iu imponohet Mojrave e të këmbejë fatet tona. Vetë struktura e romanit, me personazhe që shfaqen e zhduken për t’u rishfaqur sërish si në një skenë antike, i ndih kësaj gjëje. “Dy gjëra të bukura ka jeta: dashurinë dhe vdekjen”, na thotë Giaccomo Leopardi. E pra, Dorothe dhe Aleksi, dy heronjtë e autores i gëzuan të dyja.  

Ma do mendja që nuk rrëmbehem e gaboj kur shkoj e shprehem se “Engjëj të armatosur” i Diana Çulit është romani i saj më i arrirë. Por ajo në çka shpresoj fort ka të bëjë me faktin se ky roman lypset të jetë një pikënisje e re në atë që ndonëse në mënyrë skematike e përcaktojmë si letërsi të luftës, pra, duke ia zhveshur cipën e dogmës dhe, njëkohësisht, duke e mbrojtur nga detraktimi, dy rreziqe realë nga të cilët ka vuajtur dhe vijon të vuajë ky segment i historisë dhe letërsia që është ngjizur prej saj.

Tags: Diana ÇuliËngjëj të armatosurkritike letrareToenaVirgjil Muçi
Shkrimi Paraardhës

JANAR 2024/ Ja ku na favorizojnë planetet. Nga Meri Gjini

Shkrimi Pasardhës

Ndryshimet klimaterike favorizojnë shtimin e sëmundjeve prej mushkonjave/ Ja ç’thotë studimi i “The Lancet Planetary Health”

Shkrime të Tjera

Simbolika e Pushtetit/ Përsiatje mbi “Tri jetët e Zotit P”  të Virgjil Muçit, nga Leonora Ndreca
Libraria

Simbolika e Pushtetit/ Përsiatje mbi “Tri jetët e Zotit P” të Virgjil Muçit, nga Leonora Ndreca

23 Dhjetor, 2024
Një roman për të udhëtuar në kohë e botë të ndryshme. (Shënime  mbi “Tri jetët e zotit P.” të Virgjil Muçit)/ Nga Sonila Strakosha
Libra

Një roman për të udhëtuar në kohë e botë të ndryshme. (Shënime mbi “Tri jetët e zotit P.” të Virgjil Muçit)/ Nga Sonila Strakosha

18 Nëntor, 2024
“Të njohësh armikun” sipas Virgjil Muçit/ nga Suadela Balliu
Libra

“Të njohësh armikun” sipas Virgjil Muçit/ nga Suadela Balliu

22 Korrik, 2024
7 arsye për të lexuar përrallën moderne të Virgjil Muçit…/ Nga Luela Myftari
Libra

7 arsye për të lexuar përrallën moderne të Virgjil Muçit…/ Nga Luela Myftari

25 Nëntor, 2023
Një roman alegorik mbi anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Virgjil Muçi sjell “BU, si nuk u bëra anëtar i Bibliotekës Universale!”, nga Albana Nexhipi Lekaj
Kritikë

Një roman alegorik mbi anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Virgjil Muçi sjell “BU, si nuk u bëra anëtar i Bibliotekës Universale!”, nga Albana Nexhipi Lekaj

28 Dhjetor, 2022
“Një fije shprese, një fije shkrepëse”, një doku-roman si pak të tjerë në letërsinë shqipe, nga Albana Nexhipi Lekaj
Libraria

“Një fije shprese, një fije shkrepëse”, një doku-roman si pak të tjerë në letërsinë shqipe, nga Albana Nexhipi Lekaj

7 Dhjetor, 2021
Përfundon Panairi i 24 i Librit. Mes shpalljes së fituesëve, edhe premtime për një Tiranë e Shqipëri të librit
Lajme

Përfundon Panairi i 24 i Librit. Mes shpalljes së fituesëve, edhe premtime për një Tiranë e Shqipëri të librit

23 Nëntor, 2021

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • Sot Plutoni ka hyrë në  Ujor, ku do të rrijë deri më 2044-n/ Ja ç’nënkupton

    Sot Plutoni ka hyrë në Ujor, ku do të rrijë deri më 2044-n/ Ja ç’nënkupton

    3 shpërndarje
    Share 1 Tweet 1
  • “Vajza që donte të shpëtonte librat”: modeli që duhet t’u mësojmë fëmijëve

    57 shpërndarje
    Share 23 Tweet 14
  • Ndahet nga jeta Dr. Sazan Gabrani, njeriu që kontribuoi në përgatitjen e qindra mijëra mjekëve në Shqipëri

    15 shpërndarje
    Share 6 Tweet 4
  • Kleoniki Surmeli, gruaja e dytë e Ismail Qemalit, nga Lira Gjika

    17 shpërndarje
    Share 7 Tweet 4
  • Pjata e Pashkës/ Brinjë qingji në furrë, me patate

    29 shpërndarje
    Share 12 Tweet 7

Lajmet e fundit

Gushti, muaji i fundit i verës, ja si pozicionohen planetet e ku na ndihmojnë/ Nga Meri Gjini

Gushti, muaji i fundit i verës, ja si pozicionohen planetet e ku na ndihmojnë/ Nga Meri Gjini

2 Gusht, 2025
Rama: “Kush ndërton pallat, nuk mund të bëhet problemi i zonës. Rregullorja e re masa drastike”

Rama: “Kush ndërton pallat, nuk mund të bëhet problemi i zonës. Rregullorja e re masa drastike”

1 Gusht, 2025
Rama: “Ja çfarë do të ndodhë pas këtyre prishjeve masive”

Rama: “Ja çfarë do të ndodhë pas këtyre prishjeve masive”

1 Gusht, 2025
Rama: “Plazhet publiket, Bashkitë të vendosin çadrat e shezllonët e tyre”

Rama: “Plazhet publiket, Bashkitë të vendosin çadrat e shezllonët e tyre”

1 Gusht, 2025
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In