E shtunë, 27 Qershor, 2026
Studimi

Ndryshimet klimaterike favorizojnë shtimin e sëmundjeve prej mushkonjave/ Ja ç’thotë studimi i “The Lancet Planetary Health”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Një studim i bërë prej fondacionit Bruno Kessler me bazë në Trento, botuar së fundmi në revistën shkencore “The Lancet Planetary Health”, deklaron se rreziku i sëmundjeve që na kanosen prej mushkonjave, është aktualisht më i madh për hir të ndryshimeve klimaterike.

Studimi i publikuar ofron në veçanti vlerësime mbi përhapjen e dy llojeve të ndryshme të mushkonjave, Aedes aegypti dhe Aedes albopictus, si dhe vlerësimin e një rreziku të mundshëm të transmetimit (R0) të disa arboviruseve, si Çikungaja, Denga dhe Zika, transmetuara prej këtyre mushkonjave.

Një vend të rëndësishëm në këtë studim zë dhe Italia, e cili rezulton me një pjesë të madhe të territorit kombëtar të ekspozuar ndaj rrezikut të transmetimit të Çinkungajës, siç dëshmohet nga epidemitë e fundit në Emilia Romagna (2007), Lacio dhe Kalabri (2017).

Mungesa e mushkonjave Aedes aegypti e bën më të ulët rrezikun e transmetimit  të Dengës dhe Zikës, por ky rrezik nuk është krejt i papërfillshëm, siç dëshmojnë nga shpërthimet e fundit të Dengës në Venecia (2020), Lombardi dhe Lazio ( 2023).

Studimi thekson gjithashtu thekson se klima në pjesën më të madhe të Evropës mesdhetare është e favorshme për një rikthim të mushkonjës Aedes aegypti (që nuk është vërejtur në Evropë qysh nga vitet 1950), e cila mund të rrisë rrezikun e transmetimit të Dengës dhe Zikës.

Sipas këtij studimi, janë tendencat aktuale të klimës, ato që shtojnë mundësinë e përhapjes së këtyre mushkonjave nga 2020-2040, veçanërisht në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top