• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E hënë, 11 Dhjetor, 2023
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Analiza
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Vendi
    Curri/ “Dyshohet se ka pasur një marrëdhënie me një burrë, Liridona e dinte”

    “Ka ditur një sekret shumë të madh”/ Ja si e shpjegon eksperti i Kriminalistikës Karamuço vrasjen e Liridonës nga i shoqi

    “Ju njoh me Agron Canaj dhe familjen e tij”, nga Ervina Toptani

    Vrasja e Liridona Ademit/ Gjykata e Prishtinës cakton masën e sigurisë ndaj vrasësve

    Fshehtazi në Gjykatë/ Naim Murseli hyn fshehtazi në Gjykatë

    Vrasja e Liridonës, i ati: “Di vetëm që ka kenë e sigurume në Suedi. Me e gjet gjë, merrte pare të madhe. Veç aty dyshoj”

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    PANAIRI I LIBRIT DHE PANAIRI I CINIKËVE, nga Sokol Çunga

    Arrestimi i familjes Berisha dhe fillimi i ri,  nga Grid Roji

    Artan Lame reagon për zogun e torturuar: “Nuk shkruaj dot “Taulant faleminderit”, se do thonë që po bëj politikë. Po them thjesht: Faleminderit policisë!”

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Pensionistët, tani fund fukarallëkut! Nga Lutfi Dervishi

    Gazetarja  Alba Kepi thirrje referendumi për kullat: “T’u shpëtojmë bajlozëve të kullave”*

    Sekuestrimi  i inceneratorit të Tiranës, Ola Xama: “Nga sot shqiptarëve do t’iu kursehen të paktën 15 milion euro në vit”

    Letër e shkurtër për nxënësit e një viti të gjatë, nga Ledi Shamku Shkreli

    Akademiku Fuga “Është urgjente një kongres arsimi, sepse po bëhemi gjithnjë e më tepër budallenj!  Prindër zgjohuni!”

    Akademiku Fuga vë alarmin: “Janë shkatërruar përfundimisht zgjedhjet e ligjshme në Akademinë e Shkencave”

    “Pse ministri i Financave,  hapi rrugën financimit të djegsave nga buxhetet e bashkive, pa miratimin e këshillave të 5 bashkive?” Nga ish zv/ministrja e Financave Irena Beqiraj

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Kritikë

Një roman alegorik mbi anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Virgjil Muçi sjell “BU, si nuk u bëra anëtar i Bibliotekës Universale!”, nga Albana Nexhipi Lekaj

nga MetropolPost
28 Dhjetor, 2022
në Kritikë, Libraria
Një roman alegorik mbi anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Virgjil Muçi sjell “BU, si nuk u bëra anëtar i Bibliotekës Universale!”, nga Albana Nexhipi Lekaj
9
SHPERNDARJE
296
SHIKIME

Në dukje një botim i thjeshtë, nga ata që nuk beson se fshehin perla brenda tyre, por duhet thënë se romani i sapo botuar i Virgjil Muçit, “BU, si nuk u bëra anëtar i Bibliotekës Universale”, është një prej librave më mjeshtërorë, shkruar prej një autori shqiptar të letërsisë bashkëkohore, e kjo jo vetëm për shqipen tejet të pasur që gëlon në tekst, por edhe për gjetjen, përmes së cilës autori ka mundur të sjellë në mënyrë letrare, peripecinë e shqiptarëve për t’u bërë pjesë e një komuniteti siç është Bashkimi Evropian.

Teksa e merr këtë roman në dorë, gjëja e parë që të bën përshtypje, është BU-ja në krye të kopertinës, nën emrin e autorit,  e cila të ndërmend automatikisht pasthirrmën që lëshojmë kur na ndodh një gjë për të vënë duart në kokë. E në fakt, përgjatë leximit, mësojmë se ajo është akronim i Bibliotekës Universale, e cila, nga sa rezulton në fund, nuk është dhe aq larg këtij gjesti. 

Subjekti i këtij romani është i thjeshtë. Një njeri, nga një provincë ndoshta, autori nuk ia përmend emrin, por ia vë në pah damarin provincial, dëshiron të jetë anëtar me të drejta të plota i Bibliotekës Universale, një institucioni elitar ky, ku bëjnë pjesë kokët e kokave, e kjo ngase, në gjykimin e vet, i ka të tëra kriteret për të qenë pjesë e tij. E kështu, plotëson atë që quhet dosje, vesh rrobat më të mira që ka, pispilloset dhe parfumoset për merak, dhe niset në kryeqytetin e largët B, ku ka edhe selinë qendrore BU-ja.

Gjëja e parë që vë re kur mbërrin në atë vend, është arkitektura mbresëlënëse e godinës, njerëzit e pa cen në të veshur, përkryerja estetike e tij në çdo detaj, kurse ajo  që i bën më shumë përshtypje, është pritja madhështore që i kanë rezervuar, me konferenca për shtyp, me deklarata për rëndësinë e atij anëtarësimi,  me dreka pune, pra një shtirje e fryrje kjo, që e kap gafil të gjorin njeri, e ai nuk di si të reagojë.

Nga ky moment, nis peripecia për t’u bërë anëtar i BU-së. Takime, intervista, konferena për shtyp, pyetësorë me 1001 pyetje, pritje, takime, prapë konferenca, shtrëngime duarsh para kamerave, fotografi buzagaz… komisione me akronime nga më të cuditshmet, që kanë në dorë shqyrtimin e dosjes dhe fatin e të gjorit për anëtarësimin në BU,  ndryshime rregullash, shtime komisionesh, të cilat në fakt ia shpien këtë proces 20 vjet.

I gjori lodhet, por ndërkohë, përmes flirteve e dashuriçkave me një nga sekretaret e BU-së, kupton  degjenerimin dhe kotësinë e këtij institucioni, i cili thur e ndërthur labirinthe pafund, vetëm e vetëm për t’u bërë i paarritshëm, prej atyre në fakt që vetë ai insitucion nuk dëshiron ta arrijnë.

I tërë romani është në fakt një alegori e mirëfilltë, e njësoj sikur pas “Pallatit të Ëndrrave” shquajmë Ministrinë e Punëve të Brendshme të kohës së komunizmit, edhe në romanin e ri të Virgjil Muçit, “Bu, si nuk u bëra anëtar i Bibliotekës Universale”,  pas institucionit të BU-së shquhet qartazi ai i BE-së.

Teksa lexon ligjërimin e burokratëve të BU-së, e ke të pamundur të mos shquash ligjerimin e burokratëve të BE-së, teksa lexon shtirjen e të parëve, e ke të pamundur të mos shquash të dytët, e po njësoj, edhe tek labirintet që të parët krijojnë në roman, e ke të pamundur të mos shquash labirinthet reale të të dytëve, teksa Shqipëria përpiqet prej kaq vitesh bëhet pjesë e këtij komuniteti; madje-madje, në tërë këtë ngrehinë alegorie,  që vjen me një gjuhë mjeshtërisht letrare, hera herës personazhi kryesor të shëmbëllen  edhe me kreun aktual të qeverisë shqiptare, kurse ndihmësi i tij, Hermesi, (ai që e ndihmon për Public Relation), me ndihmësin e tij, aq të përfolur në mexhlisin mediatik shqiptar.

Cinizmi, humori i situatave, ndryshimi i gjendjeve shpirtërore të personazhit kryesor, janë sjellë aq mjeshtërisht në roman, përmes përdorimit të ligjërimeve të ndryshme të tij, herë si intelektual par exellence, e herë si një shqiptar tipik, që kujton nomatisjet e të gjyshes e ndërmend shprehitë e saj.

Ashtu si kati i nëndheshëm i Pallatit të Ëndrrave të Kadaresë (arkivi), të ndërmend Komedinë Hyjnore të Dantes, Ferrin, “Bu, si nuk u bëra anëtar i Bibliotekës Universale”  i Virgjil Muit mishëron mirëfilli Purgatorin: një pritje të pafundme të personazhit kryesor, për të marrë vesh në do vejë në Ferr a në Parajsë.

Por në këtë roman nuk ndërthuren mjeshtërisht vetëm këta elementë. Përpos leksikut që na sjell ajkën e shqipes dhe një morie idiomash që i mvishen pataksjes së personazhit prej ndodhive e na përcjellin ironinë elegante mbi situatat  dhe mendësinë shqiptare njëkohësisht, brenda romanit autori ndërfut, si për t’u çlodhur, edhe hapësira reflektimesh tejet elitare, fjala bie abstragime si ai mbi personazhin e Penelopës, duke na ofruar një lexim ndryshe, e duke ndërfutur përgjatë rrëfimit edhe një sërë urtirash latine, që i japin tekstit një përmasë universale.

E në të tërën këtë, syrit qëmtues të Virgjil Muçit, nuk i kanë shpëtuar as “terminologjitë moderne” futur në shqip prej shkencave politike, të marrëdhënieve publike e komunikimit publik, si public relations, politialy correct etj., të cilat kanë nisur e përdoren bajat e bajagi vend e pa vend në ligjërimin publik shqiptar e jo vetëm, të cilat në roman i hasim të përdorura me një farë qesëndie prej autorit.

Çfarë ndodh në fund, do të pyesë dikush nga ata që i lexojnë këto radhë. Anëtarësohet i gjori njeri apo jo? I gjori njeri duket se humb toruan, por perceptimin e kësaj autori e lë të hapur, duke të krijuar ndjesinë se historia vazhdon…

© MetropolPost.al

Ky shkrim është pasuri intelektuale e MetropolPost.al. Nuk lejohet përdorimi apo botimi i tij, pa cituar burimin.

Tags: Albana Nexhipi LekajBUMetropolPost.alroman i risi nuk u bëra anëtar i Bibliotekës UniversaleUetPressVirgjil Muçi
Shkrimi Paraardhës

Çfarë gafe dhe budallallëku ndërtimi i abetares të përbashkët Shqipëri – Kosovë!”, nga Artan Fuga

Shkrimi Pasardhës

Nis operacioni i konfiskimit të kateve pa leje, Çuçi: “Pronarët të zgjedhin, ose të paguajnë sipas çmimit të tregut, ose t’i japin për banesa sociale, ose t’u konfiskohen. Paratë i kalojnë Agjencisë së Shpronësimeve

Shkrime të Tjera

Curri/ “Dyshohet se ka pasur një marrëdhënie me një burrë, Liridona e dinte”
Hetimi

5 Dhjetor, 2023
Sot dita kundër dhunës ndaj grave, UNICEF: “Një në 5 vajza në botë keqtrajtohet nga partneri i saj”
Lajme

25 Nëntor, 2023
“Kristali dhe interneti çudimadh”, një gatipërrallë që ndez një debat bashkëkohor
Libra

“Nga asnjëra anë”/ Suksesi i Julia Navarro-s që apelon natyrën njerëzore dhe dritë-hijet e saj. Nga Jeta Hamzallari*
Libra

“Nga asnjëra anë”/ Suksesi i Julia Navarro-s që apelon natyrën njerëzore dhe dritë-hijet e saj. Nga Jeta Hamzallari*

25 Nëntor, 2023
PANAIRI I LIBRIT DHE PANAIRI I CINIKËVE, nga Sokol Çunga
Opinion

PANAIRI I LIBRIT DHE PANAIRI I CINIKËVE, nga Sokol Çunga

22 Nëntor, 2023
7 arsye për të lexuar përrallën moderne të Virgjil Muçit…/ Nga Luela Myftari
Libra

7 arsye për të lexuar përrallën moderne të Virgjil Muçit…/ Nga Luela Myftari

25 Nëntor, 2023
Saturni  tek Peshqit në të drejtë! Ja çfarë do të thotë e kë do të ndikojë më shumë/ Nga Meri Gjini
Horoskopi

8 Nëntor, 2023
Sot superhëna e fundit e 2023-it, ja si t’ju ndikojë sipas shenjave/ Nga Meri Gjini

29 Shtator, 2023
E paprecedentë/  Nuk shiti shtëpinë që të vazhdonin të bijat   shkollën në Tiranë, kryefamiljari përfundon në burg
Kronikë

24 Gusht, 2023

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • “Vajza që donte të shpëtonte librat”: modeli që duhet t’u mësojmë fëmijëve

    “Vajza që donte të shpëtonte librat”: modeli që duhet t’u mësojmë fëmijëve

    46 shpërndarje
    Share 18 Tweet 12
  • Studiuesja Iris Halili shpjegon liderët shqiptarë: nga Zogu tek Edi Rama, çfarë i bashkon dhe i ndan

    125 shpërndarje
    Share 50 Tweet 31
  • “Mos i besoni internetit, miq!”, nga Çapajev Gjokutaj

    7 shpërndarje
    Share 3 Tweet 2
  • Fshehtazi në Gjykatë/ Naim Murseli hyn fshehtazi në Gjykatë

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Një studim mbi lidershipin: “Lideri nuk lind… bëhet!” nga Iris Halili

    8 shpërndarje
    Share 3 Tweet 2

Lajmet e fundit

Curri/ “Dyshohet se ka pasur një marrëdhënie me një burrë, Liridona e dinte”

Curri/ “Dyshohet se ka pasur një marrëdhënie me një burrë, Liridona e dinte”

5 Dhjetor, 2023
“Ka ditur një sekret shumë të madh”/ Ja si e shpjegon eksperti i Kriminalistikës Karamuço vrasjen e Liridonës nga i shoqi

“Ka ditur një sekret shumë të madh”/ Ja si e shpjegon eksperti i Kriminalistikës Karamuço vrasjen e Liridonës nga i shoqi

4 Dhjetor, 2023
“Ju njoh me Agron Canaj dhe familjen e tij”, nga Ervina Toptani

“Ju njoh me Agron Canaj dhe familjen e tij”, nga Ervina Toptani

3 Dhjetor, 2023
Vrasja e Liridona Ademit/ Gjykata e Prishtinës cakton masën e sigurisë ndaj vrasësve

Vrasja e Liridona Ademit/ Gjykata e Prishtinës cakton masën e sigurisë ndaj vrasësve

3 Dhjetor, 2023
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In