Si është Janari 2024? Ka një cikël hënor të vetin në datën 11 Hënën e re tek Bricjapi, po në datën 25 kemi dhe një Hënë të plotë tek Luani, gjë që ka atë hiperbolën e vet, se janë të dyja shenjat që kanë dominancë, kështu që dhe Hëna do të jetë dominante, kështu që duhet të jemi pak të kujdesshëm në interferimin e grindjeve apo të formës në të cilën duam të pozicionohemi në gjendet emocionale brenda mureve të shtëpisë dhe brenda familjes.
Dhe pjesa e parë në fakt, deri në datën 11 do të duhet të korrigjojë problematikat që mbartëm nga fundi dhe dita e parë e 2024.
Pra pjesa e parë na jep mundësinë të korrigjojmë atë që duhen korrigjuar në raportet njerëzore. Pjesa tjetër, duke qenë se në datë 5 kalon Marsi tek Bricjapi, në datën 13 futet Mërkuri tek Bricjapi dhe në datën 23 futet edhe Venusi po në shenjën e Bricjapit. Kështu që kemi një vendosje të trefishtë do të thosha deri ditën e fundit, edhe pse ka disa momente që janë shumë interesante gjatë këtij muaji.
Është data e 18-19 Janarit që ka një vendosje shumë të fortë të Marsit dhe të Uranit, gjë që bën të mundur që disa, ose ata që kanë besimin e lartë, të kenë mundësira që të marrin iniciativa, duke shfrytëzuar që momentin e parë të 2024-s. Nxit jashtëzakonisht shumë mbarë gjëra që i rezistojnë kohës, Janari në mesin e tij, për çështje që i përkasin biznesit, punëve të shtetit, por njëkohësisht edhe për të zgjidhur çfarë detyrimesh ekonomike ,apo për të zhvilluar a vënë në rrugë të drejtë çështje që lidhen me ekonominë e ligjin.
Gjithashtu Venusi, në pjesën e parë tek Shigjetarët, jep mundësira shumë të mira të paktën deri në datën 5 ka dhe Marsin aty, kështu që zgjidh problemet që kemi krijuar në shtëpi.
Nga data 5 deri në datën 20 na jep mundësi për lëvizje, për udhëtim, për të ndrhyshuar gjërat në stilin e jetës. Është një periudhë kur do të dëgjohet shumë pjesa shtëpi, si ndërrimi i shtëpive, lëvizjet e shtëpive, ose ndërrimit të vendit, e gjithashtu ky Venus ndihmon të gjithë ata që janë në kërkim të, sepse duket sikur hyrja e tij me Saturnin, por edhe me Uranin diku në brendësi të muajit rreth datës 19, jep mundësira edhe për njohje të reja.
Pra do të thosha, me përjashtim të ditëve të para, nga data 5 e deri në vazhdimësi, minimalja është shumë produktive, ndërsa në të zakonshmen, ka një intensitet të së përditshmes, që nuk justifikohet me Janarin, sepse Janari zakonisht nuk është se na ndihmon shumë për të ndryshuar ritmin e së përditshmes.
Tamam vrapi përshpejtohet gjithnjë në Mars. Megjithatë ky janar jep mundësinë që 2024 të shfrytëzohet maksimalisht, për nisje të reja, iniciativa të reja, për rata që duan të tilla.