Komisionieri Shtetëror për Zgjedhjet Ilirjan Celibashi në një dalje të dytë për mediat, ka bërë me dije problematikat që kanë dalë deri më tani gjatë procesit të votimit.
Sipas deklaratës së Celibashit, problamatikat edhe këto zgjedhje, kanë mbetur po të njëjtat e çdo procesi zgjedhor në Shqipëri, si problemi me bojën matrikulluese, mungesa e fletëve të votimit, fletë votimi me shenjë apo votime në grup.
“Nga raportet që ne kemi, 77% e qendrave të votimit e kanë filluar procesin e votimin në orën 7.00”, tha Celibashi. “13% e kanë filluar procesin në orën 7.30, kurse 11% e kanë filluar procesin pas orës 8.00 dhe kryesisht kjo është përqindja e atyre qendrave të votimit që kanë pasur probleme me identifikimin, me funskonimin e pajisjes së identifikimit.
Sikurse raportuam në orët e para të mëngjesit kishim disa qendra që nuk e kishin kuorumin, kurse tani kemi zero qendra që nuk e kanë kuorumin. Nga raportimet që ne kemi, nga brenda qendrës së votimit, procesi është duke shkuar qetë. Kemi pasur raportime për disa ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike në FIerz dhe Shijak, kemi pasur 2 probleme në lidhje me sasinë e fletëve të votimit, të shpërndara një në qendrën e votimit në Fier dhe një në Peqin, të cilat rezultonin mangët, 500 fletë votimi për kryetar , ndërsa për FIerin 500 fletë votimi për anëtarët e këshillit bashkiak.
Dy qendra votimi në Devoll kanë pasur problematika me kutinë e votimit, ka qenë dëmtuar kutia e votimit, i qe shkulur kapaku.
Kemi një raportim që vjen direkte nga qendrat e votimit, mbi numrin e zgjedhësve që kanë qenë prezentë pak a shumë në orët e para të mëngjesit. Llogaritet në vlerat 21 %.
Nga komunikimi që kemi me policinë e shtetit, kemi raportim për dy icidente, një me komisionerin në Fushëkrujë, dhe një me operatorin e pajisjes së identifikimit në Dibër. Kemi disa raste denoncimesh. Janë 14 denoncime të administruara deri tani, nga KQZ, nëpërmjet aplikacionit. Denoncimet lidhen kryesisht me parregullsi të anëtarëve të komisionerëve në qendrat e votimit, funksionimin e PEI-t, probleme të aksesimit në disa qendra, nga personat me aftësi të kufizuara, përgjithësisht në zonat e Kamzës, Selenicës, Tiranës, Dropullit, Durrësit dhe Elbasanit.
Kemi marrë shqetsime mbi cilësinë e bojës matrikulluese, mbi prezencën e personave të paautorizuar në qendrat e votimit, për votim në grup në Velipojë, kemi pasur një shqetësim të ngritur për procesin e votimit elektronik në Elbasan. Është raportuar që ka në një qendër votimi, zgjedhja e votuesit në pajisje dhe fleta që printohet janë të ndryshme.
Ka një raportim, që në fakt e kemi marrë nga media, që fletët e votimit në Tiranë, janë me shenjë. Për të gjitha këto, sqarimi im është si vijon, sa i takon bojës matrikulluese është e vështorë të themi se sa qendron kjo si problematikë, pasi ka plot votues të cilët vazhdojnë ta kenë shenjën, unë shoh nga media që nxjerrin që fshihen, por shpesh ka më shumë spekullime”, tha mes të tjerave Komisionieri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi.